Mendime
Skender Jashari: Përvjetori i Betejës së Rahovicës dhe përkujtimi për Dëshmorët e rënë
E hene, 16.05.2022, 07:47 PM
Përvjetori i Betejës së Rahovicës dhe përkujtimi për Dëshmorët e rënë në këtë rast!
 Nga
Skender Jashari
Nga
Skender Jashari
Dje
në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës, u përkujtu Beteja e këtij fshati dhe
Dëshmorët e rënë, e cila është duke shkuar drejt harrimit.
Edhe
sot, shumica falsin, veprojnë e mendojnë me anime, qoftë shkaku i politikës së
Serbisë, interesave personale a përcaktimeve politike të brendshme të
Shqiptaëve të Luginës së Preshevës, në lidhje me Betejën në fshatin Rahovicë.
Ka shumë  gjëra  për të cilat janë  dhënë 
informata-histori, tregime etj, gjysmë 
të vërteta  a tërësisht të
pavërteta, madje edhe nga ish-eprorët e UÇPMB-së. Këto tjetërsime të historisë,
nuk janë të rastësishme, bëhen me qëllim që të fshehet e vërteta.
Personalisht
edhe pse isha vetëm një ushtar i thjeshtë siç i thonim gjatë luftës, ushtar i
frontit, e që vendimet për operacione të tilla merreshin nga Shtabi i Zonës
Operative të Preshevës, gjithashtu i ri në moshë, hyrjen në fshatin tim, pa i
thyer së paku pikën e Pyllës, e shihja si krejtësisht të palogjikshme, por nga
ana tjetër më gëzonte fakti, që hyrja në veprime kaq të rrezikshme( hyrja në
rrethim), mendoja që Serbia s’do zgjedhte mjete e metoda, por do luftonte ashtu
siç kishte luftu në Kosovë, dmth: do kishte luftime të ashpëra. Por kjo nuk
ndodhi, Serbia nuk gaboi si në rastin e Kosovës, Bosnjës, Kroacisë!
Fshati
Rahovicë, i komunës së Preshevës, nga 12 deri 16 maj 2001, është   mbajtur nën kontroll të UÇPMB-së, madje
është  marr  pa luftime serioze, mes tyre:
-Hyrja
jonë( UÇPMB-së) në fshat ishte gabim i rëndë taktik( gjegjësisht me  nuanca të forta të tradhëtisë), për  faktin që së paku pika dominante  e forcave të 
armikut, tek Kisha e fshatit ishte lënë pa u hequr, e po ashtu edhe dy
pikat tjera  anësore në shpinë të
fshatit( e njohur si Brija dhe tek Bërdhogjet)!
-Si
fenomene tjera shqetësuese ishin: mos organizimi i duhur; mos komandimi i
duhur; prezenca e shumë spijunve dhe tradhtarve; lufta e brendshme  politike dhe grupore mes Shqiptarve brenda
forcave të UÇPMB-së; heshtja-ikja apo qëndrimi anash apo të mënjanuar nga vijat
frontale të disa familjarëve të familjeve të njohura si nacionaliste në Luginë
të Preshevës; mos inkuadrimi i të shkolluarëve dhe politikanëve lokal, si dhe
rroli antikombtar i klerit fetar; sabotimi, diversionet dhe propagandimet
armiqësore; mos gatishmëria për luftë vendimtare-sakrifikim; mos kordinimi i mbrojtjes
së pikave tona mes vete etj.
Përfundimi
dihet, tashmë shihet dhe kuptohet nga çdonjëri. Atdheu mbeti nën robëri,
tradhëtisht të vrarë disa nga Dëshmorët tonë, një grup tjetër e tradhëtuar tek
Prroi i Vercinës, ku isha edhe unë dhe që e kishte zënë gjumi pritën e mbetëm
gjallë. E sot, Lugina e Preshevës, nuk përmendet më as nga Shqiptarët, e jo më
nga instancat ndërkombëtare.
Edhe
disa vite më parë, kisha reaguar, kundër islamizimit të përkujtimit të
Përvjetorit të Dëshmorëve tonë. Dje është mbajtur një farë përkujtimi, në
vendin e quajtur Gurishte, të fshatit Rahovicë, përveç në dy tre raste në
adresa private të rrjeteve sociale, askund nuk është vërejtë më.
Në
këtë shkrim trajtoj hoxhallarët e caktuar si më poshtë, që janë nga fshati im,
që dhanë shembullin më të keq! Fshati Rahovicë, kishte 3 hoxhallarë rezident,
mes tyre dy hoxhallarë tradicionalist 
dhe një vehabist, kishte  2 xhami,
gjatë  kohës  12-16 maj 2001. Në fshatin Rahovicë, gjatë
12-16 maj 2001, asnjë hoxhë, as 
tradicionalist e as vehabist nuk është 
angazhuar  në luftë kundër
Serbisë, madje  në asnjë periudhë të
luftës së UÇPMB-së, nuk kishte ndonjë  të
tillë nga  ky fshat. Analizimi i
veprimtarive të këtyre  hoxhallarëve,
familjarëve të tyre dhe besimtarëve të cilët i kanë ndjekë  predikimet e këtyre  hoxhallarëve, janë tregues më të mirë, se
çfarë rroli patën. Madje një nip i hoxhës vehabi, që ishte ushtar e që kishte
dezertu pas këtij rasti, dyshohej që kishte gisht në tradhëtinë ndaj një eprori
ndër më të mirën që kishte UÇPMB-ja, e që kishte ra Dëshmorë pak muaj më parë.
Asnjëri nga hoxhallarët dhe as anëtarët e familjes së ngushtë nuk kishte të
angazhuar as në aktivitete humanitare, as në mbrojtjen civile, gjatë  Luftës së UÇPMB-së dhe Betejës së Rahovicës.
Gjatë
katër ditëve të luftës në fshat, është vërejtur që në shtëpitë e hoxhallarëve
ushtarët tonë, kanë hasur dyer të mbyllura të oborrit, nuk  i kanë 
ofruar asnjëherë ushqim ushtarëve tonë dhe asnjë ndihmesë tjertër, as
gjatë Luftës së UÇPMB-së dhe Betejës së Rahovicës. Madje afër shtëpive të tyre
nuk kanë leju të qëndronin( duke na u lutur që :”mos na merrni në  qafë, çysh e keni marrë veten në qafë me
luftu kundër hyqymetit”)! Madje krahasuar me disa  familje të caktuara që njihja si
bashkëpuntore të Serbisë nuk i mbanin dyert  e oborrit mbyll, derisa këta hoxhallarë dhe
familjet e tyre i mbanin dyert  e
oborreve të mbyllura!
Gjatë
periudhës së 12-16 maj 2001, që të dy xhamitë, edhe në ritualet  fetare 
kanë  qenë të çrregulluara, madje
më datën14 maj nga njëra xhami, është prediku politikë kundër UÇPMB-së, në dobi
të Serbisë( është thënë:” ne s’mund të 
luftojmë  me  Serbinë, ajo është shumë e fortë, duhet me i
dorëzu armët!” si dhe vazhdimisht akuzoheshim ne të UÇPMB-së si “ të pa fe”,
“alkoholist”, “enverist”-më rrallë)!
Rasti
i rënijes së një ushtari të UÇPMB-së, ku disa fshatarë është dashur të  kërkonin 
për ta gjetur  hoxhën për t’a
varrosur, e që imami frigohej ta bënte një gjë të tillë, sepse do mund të  akuzohej nga Serbia për “ndihmë
terroristëve”!
Një
anëtarë i familjes time së bashku me disa fshatarë të tjerë, e thirrin edhe një
hoxhë ( që e njihnim paksa më patriot!), me qëllim që të masovizohej numri i
ushtarve për mbrojtje të fshatit( ngaqë s’kishim ushtar!), përgjigja ishte e
njejtë si e  kolegve të tij.
Nuk
ishin pra vetëm hoxhallarët( siç e thashë edhe në fillim), por nga janar 2001
deri në maj 2001, me theks të veçantë, kam përcjellur shumicën e informacioneve
që qarkullonin nga fshati Rahovicë, në lidhje 
me  UÇPMB-ën, ku kam pikasur
qëndrimin shumë negativ të disa mësuesve të shkollës fillore Selami Hallaçi të
fshatit, të disa profesorëve të shkollës së mesme “25 Maji”( tash Skenderbeu)
në Preshevë dhe disa politikanëve lokal, klerit fetar të fshatit Rahovicë! Le
t’ma dëshmoje të kundërtën kushdo, nëse ka qoftë edhe një të pavërtetë sa një
qime floku, në këto që kam thënë, edhe pse më 2019, agjentët islamik të
Serbisë, patën filluar një xhihad islamik kundër meje edhe shkaku i këtyre të
vërtetave.
Pa
u zgjeruar më shumë në këtë drejtim, pas Luftës në vazhdimësi, kemi pa që edhe
Dita e Përkujtimit të Betejës së Rahovicës dhe e Përkujtimit të Dëshmorëve
tonë, është përdorë nga individë dhe grupe për të vazhduar luftën e tyre të
flliqur, qoftë në mes grupimeve politike shqipfolëse të Luginës së Preshevës,
por edhe nga individë të porositur nga Serbia. Luftën politike të grupimeve
politike, e bëjnë kryesisht për të përfitu poena politik. Mirëpo ajo që ka qenë
më shqetësuese, derisa asnjë hoxhë nuk ka marr pjesë në Betejën e Rahovicës, në
këto manifestime pas Luftës, i jepet një vend tejet i rëndësishëm duke e
islamizu këtë Përkujtim. Mos të hyjmë fare, të analizohen përmbajtjet e
fjalimeve të këtyre hoxhallarëve, në këto Përvjetore, që janë tepër skandaloz,
e që edhe këtë Betejë, që në jopak raste ZOP-ja e quan si Beteja më e madhe, më
e lavdishme etj epitete, duan që ta tjetërsojnë, duke i dhënë karakter falso
islamik, e jo ashtu siç ishte Luftë Kombëtare Shqiptare.
Prandaj
u bëjë thirrje patriotëve të vërtetë në Luginë të Preshevës, partive politike
shqiptare në Luginë të Preshevës, shoqatat e dala nga Lufta në Preshevë, që për
habi ende i toleron Serbia, që t’i ruajnë e t’i promovojmë ato pak vlera që
kanë mbetur pa u nëpërkëmbë. Ato Vlera nuk mbrohen e as nuk promovohen nga ata
që në Luftë, na sabotuan e i ndihmuan armikut.
Më: 16.05.2022
Skender Jashari,  i
burgosur politik nga  EULEX, për   rastet 
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në 
Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e 
marrur nga  punimi i bërë  gjatë 
qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










