Kerko: gjon keka
Gjon Keka: Arbërorët kanë historinë e vet, ata janë nipat e atyre të mëdhenjve që ndriçuan botën
E marte, 22.03.2022, 07:28 PM
Arbërorët kanë historinë e vet, ata janë nipat e atyre të mëdhenjve që ndriçuan botën
Nga
Gjon Keka
“Ata
janë nipat e atyre të mëdhenjve që ndriçuan botën dhe që emigruan në Francë,
Gjermani, Angli dhe mbi të gjitha në Itali duke pasuruar bibliotekat,erudicionin
klasik, kodikët e dorëshkrimet dhe duke kontribuar në parimet dhe gjenitë e
kulturës së dijes antike . Pesë shekuj zinxhirësh dhe lotësh nuk e kanë shuar
vlerën e fillesës dhe nuk e kanë shuar të njëjtin komb, megjithëse të
shkurajuar, të ndarë, të shpërndarë dhe nuk kanë qenë të mjaftueshme për të
lëvizur Këshillat e Europës në favor të tyre.
Arbërorët
kanë historinë e vet e cila është një kronikë e aventurave dhe luftërave; ata
kanë letërsinë e vet, e cila është e mbushur me këngë popullore të luftës,
kujtime të lashta të lavdisë dhe aspiratave politike.”(G.S.l.p.,1870)
Kostandini i Madh