Mendime
Dedë Preqi: A ka bukë në Kosovë?
E diele, 31.10.2021, 01:09 PM
A KA BUKË «BUDALLICË» NË KOSOVË?
Nga
Dedë Preqi
Është
e vërtetë se njeriun buka e mbanë gjallë, por është e vërtetë se edhe bukën në
një mënyrë duhet me e fituar, apo me ia bërë «hyzmetin», përndryshe shumë vende
të botës, në veqanti ato vende ku tokat nuk mund të prodhojnë përshkak të
thatësisë së madhe, popullata e tyre e përjetojnë krizën e thellë të urisë,
përshkak të mungesës së produkteve ushqimore e në veçanti te mungesës së bukës, që mezi arrijnë të sigurojnë kafshatën
e gojës.
Edhe
në Kosovë, ka njerëz që kanë mungesë të ushqimit, por jo edhe mungesë të bukës,
edhe pse tokat tona shumica e tyre janë të pa punuara fare, por tokat e
Kosovës, janë shumë pjellore dhe nuk krahasohen me tokat e thata afrikane e
aziatike, diçka tjetër është kur ato i lëmë vetë të pa mbjellura me drithëra,
që së paku t’ia sigurojmë kafshatën
vetëvetës.
Sipas
të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Kosova importon
drithëra nga vendet e rajonit, në veçanti importimet më të mëdhaja janë nga
Serbia, por në një Anketë nga ISHP-ja, pak vite më herët ka konstatuar se,
anemia te fëmijët tanë në Kosovë, është rritur në një përqindje të dukshme në
mes viteve 2008- 2o18, si rrezulltat i ushqyerjes nga buka pa proteina, e cila
në tregun e Kosovës, futet ky lloj produkti i grurit, apo i miellit me një çmim
të lirë nga Serbia, pa e kontrolluar mirë, përveçse cënohet rëndë siguria
ushqimore e vendit, ato produkte ndikojnë edhe në shëndetin e kësaj popullate.
Prandaj,
duhet të bëjmë përpjekje konkrete dhe të nevojshme, kur edhe mundemi ta
praktikojmë në jetë dhe të realizojmë atë, që do të thotë se mund t’ia dalim së
paku edhe me prodhimet që dalin nga tokat
tona pjellore dhe cilësore, duke i punuar ato me një përkushtim më të
madh për të nxjerrë frytin e kësaj toke për të plotësuar nevojat e qytetarëve
të vendit, që të mos varemi nga produktet e lira dhe të rrezikshme për
shëndetin e popullatës tonë.
Kush
ka sy për të parë dhe mendje të kthjellët e kupton se çfarë përgaditet dhe
çfarë planifikohet nga fqinji i ynë Serbia, për të realizuar qëllimet e saj në
dëm të Kosovës, e cila në Kosovë, shpeshherë ka futur edhe produkte me afate të
skaduara, përveq asaj, ajo eksportonte edhe një lloj gruri dhe mielli që e
kultivonte për kafshë, ndërsa vendi i jonë dhe ne shqiptarët nuk u turpëruam
dhe atë lloj drithi e muarem me një çmim të lirë, duke e konsumuar si ushqim
për vete.
Kuptohet
se importi i mallrave dhe tregëtia e lirë nuk kufizohet me vendet fqinjë dhe
vendet tjera të rajonit apo edhe ato të Evropës, por për të ndalur importin e
mallrave me çmime të lira, ku nuk kontrollohet cilësia dhe lloji i shkaqeve që
ndikojnë në shëndetin e njeriut, sikur shumë produkte që vijnë nga Serbia,
atëherë shteti i Kosovës, duhet të veproj domosdoshmërisht dhe urgjentisht, që
të ruaj dhe mbrojë shëndetin e popullatës së vet, poashtu të mbrojë edhe
konsumatorin e vet vendor, duke ia plotësuar kushtet përmes investimeve dhe
subvencioneve, në mënyrë që të ndalet edhe degradimi i tokës tonë të papunuar,
duke i nxitë edhe fermerët e vendit në prodhimin e kulturave bujqësore.
Qytetarët
e Kosovës, kanë të drejtë të reagojnë kur çmimet e produkteve ushqimore lëvizin
dhe ngriten pa kontrollë, në veçanti ngritja e çmimit të bukës, që e prek
qytetarin e këtij vendi në shpirt, sidomos për ata që kanë pensione të vogla
dhe për ata që janë me ndihma sociale, do të ishte e pa përballueshme.
Edhe
pse Kosova, është varur nga importi i mallrave të ndryshme, por Institucionet e
vendit, përveçse të ruajnë konkurencën e tregut, duhet të jenë më të kujdesshëm
në kontrollimin e saj, që ka shumë biznese dhe industri të caktuara që bëjnë
organizime të ndaluara për ngritjen e çmimeve, dhe të mirren parasysh të
drejtat e konsumatorit të vendit dhe mbrojtja nga shkeljet e të drejtave të
tyre.
Në
Kosovë, kemi akoma shkallën e lartë të papunësisë, dikund afro 20 përqind të
popullsisë jetojnë në këtë vend të pa punë dhe ka prej atyre 9 përqind me një
varfëri të skajshme, që i bie 1,5o euro në ditë, ku jeta e tyre në një mënyrë
do të ishte e pa përballueshme në këto kushte.
Shumica
e njerëzve dhe eksperta të kësaj lëmie, rritjen e çmimeve e kuptojnë si trënd
të përgjithshëm, i cili trënd e përfshinë jo vetëm Kosovën por edhe vendet
tjera, me çrast në rritjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore ka ndikuar
edhe Pandemia e COVID-19-të, dhe duke e marrë për bazë këtë realitet me një gjë
të tillë duhet të mësohemi, jo vetëm në mënyrë racionale, por në mënyrë të
tillë që mund të arrijmë të depërtohemi nga domethënja e kësaj situate globale.
Nëse
Kosova dhe Ministria përkatëse do ta ketë prioritet zhvillimin strukturor dhe
të qëndrueshëm që bazohet në prodhimet e produkteve të veta vendore, atëherë do
të kemi edhe inflacion më të ulët dhe çmimet më të volitshme, por edhe në favor
të qytetarit të vendit, duke ditur se faktori kryesor që ndikon në ngritjen e
çmimeve, është edhe mungesa e lëndës së parë, të cilat duhet të importohen nga
një vend tjetër, nëse ato mungojnë në vendin tonë.
Përndryshe
nuk duhet të spekulojmë se në Kosovë, siq thotë një fjalë popullore që ka edhe
bukë «budallicë» apo me një fjalë tjetër, ka bukë «badihava», sikur asnjë vend
tjetër, që nënkupton se në këtë vend në fund të fundit duhet ta thëmi edhe
realitetin se buka është lirë, në krahasim të asaj se sa dembeli e kafshon pa
punuar fare, por mos të harrojmë edhe anën tjetër të kësaj domethënje se, jo
vetëm ta ngopim barkun tonë, sa për ta shuar urinë apo dëshirën, por ta
kontrollojmë edhe cilësisnë e saj, e cila shpeshherë vëhët në dyshim nga
manipulimet dhe çmimet e lira, që na joshin në rajon, në veçanti nga fqinji
jonë Serbia.