Mendime
Nikoleta Kovaçi: Nji vrasje dhe biografia e viktimes si lamjeduarsh e Policise!
E hene, 18.10.2021, 06:24 PM
Nji vrasje dhe biografia e viktimes si lamjeduarsh e Policise!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Gjetja
e nji trupi te pajete ne ane te lumit Shkumbin, diten e djeshme, u transmetua
nga Policia e Shtetit si nji statistike! Sigurisht, ne fund te vitit do ta
ndihmoje kete Polici qe te hartoje raporte e grafiqe me te dhena konkrete dhe
do te sherbeje si nje numer qe i nderon krahasuar me vrasjet e nje X periudhe
ma pare! Sidomos kur rreken te krahason me pushtetin e rivalit te tyne te ‘miqezuem’
se fundmi!
Por
vrasja e Elton Mermalit nuk asht thjesht shifer, as statistike, as nje ngjarje
dosido dhe pa impakt te njemendshem per kedo qe e njeh realitetin e nandheshem
ketu! Sidomos per ata qe njohin historine e hasmerise se grupeve rivale me
tharm politik ne Lushnje! Vrasja e Mermalit asht nder te tjera edhe nji
paralajmerim se hallkat e ekzekutimeve jane aty dhe te fuqishme madje!
Ajo
qe ra ne sy dje me reagimin e Policise dhe sot me heshtjen gjithfaresh lidhet
me servirjen e se shkuares se viktimes ne pjaten e medias! Menjehere copy-paste
i ketij “ushqimi” pati efektin e vet: Viktima asht anetar i Bandes se Lushnjes,
ka nje liste te madhe me vepra penale! Me pak fjale: Policia legjitimoi vrasjen
e ketij njeriu! Siç ndodh rendom koheve te fundit! Ashtu ndodhi edhe me Aldin,
djalin 21 vjeç, qe ma shume i nxoren vepra penale se kishte vite te jetes se
vet, nderkohe qe nuk u tha asgja mbi shkaqet qe sollen ate ngjarje te rande e
fatkeqe pafund...
Por
nese ne rastin e Aldit, Policia nxitoi te fajesonte nji djale ne grahmat e
fundit te jetes, ne rastin e Elton Mermalit policia nxitoi qe me te shkuemen e
tij te mbulonte maskaraden e vet, paaftesine e vet, pafuqine e vet dhe
dorezimin e turpshem te edhe atij pak profesionalizmi qe mund te gjendet nder
ta! Ne vend qe te tregohej se si kishte perfundue trupi i pajete aty? , kur dhe
ku ishte rrembye?, kur kishte marre nese kishte marre ndonje qyqe dijenie
policia per rrembimin e ktij njeriu, policia na tregon se ky e kishte “mbush
kupen”! Me pak fjale “lau duart” duke u vetdistancue nga ai krim i rande!
E
di qe qeveritarët tane te korruptuem dhe ne sherbim te nje pushteti absolut te
kryepolicit-kryexhandar Edi Rama, do te thone se me keto ngjarje bahen edhe
filma neper Bote, por lenia ne meshire te fatit e asaj ngjarjeje shkon shume ma
pertej vrasjes se nje personi qe etiketohet per se vdekuni se anetar i nje
Bande me emen! Braktisja e asaj ngjarjeje le shteg te hapun per te gjithe ata
qe jane te gatshem te lajne hesape me shoshojne!
Une
e di, dhe do t’me dukej krejt paradoksale, qe policia jone te levizte dhe te
çonte njerez ne pranga per kete vrasje, pasi krejt bandat e ktij vendi kane
bekimin e ‘policit’ dhe te njerzve me pushtet! Por te pakten mos te bahet
perçuese kaq e drejtperdrejt mesazhesh per gangot e gatshem per te kryer
ekzekutime si neper filma! Te rrembehet robi ne mes te qytetit, te vritet, te
hidhet ne nje zone tjeter dhe policia te mos kete asnje lloj informacioni kjo
asht pak me thane se na jena ne duar killerash! Veç Zoti e rastesia na shpetojne;
atëherë pse na duhen 11 mije e sa policë qe ka ky vend?! Vetem me gjobit njerez
te pamundun, me arrestue femije me cigare hashashi apo burra e gra qe s’munden
me pague faturen e energjise elektrike?!