Editorial
Mevi Rafuna: Nuk u bë gjithë ajo sakrificë që në liri të jetojmë si arabë
E premte, 15.10.2021, 09:00 PM
Nuk u bë gjithë ajo sakrificë që në liri të jetojmë si arabë
Shkruan: Mevi
Rafuna
Arrestimi i disa personave për terrorizëm në
Kosovë, kaloi në heshtje. Kjo ndoshta nga frika apo që këto grupe tani janë më
të fuqishme sepse ka dekada që kjo idelogji e cila tjetrin që është ndryshe dhe
që mendon ndryshe, tenton që në çdo mënyrë ta likuidoj. Si fëmi e mbajë mend,
se ne edhe kur i mbanim apo festonim festat fetare çdo gjë ishte në korniza
normale,- sepse para së gjithash ishim shqiptarë dhe ndiheshim të tillë. Fill
pas luftës më kujtohen dy vajza moderne, me gjinse dhe bluza që kishin jetën përpara
dhe nuk shkoi larg ato u konvertuan në këtë frymë, duke vënë shaminë të cilën
gjyshet tona,me fanatizëm dikur e kishin larguar. Dhe nuk shkoi shumë larg kur
kjo frymë mbuloi gjithë shoqërinë në Kosovë. Nga 95 % shqiptarë tash u bëmë
95%mysliman. Nga një shtet i ri me shumicë shqiptare në Kosovë, u ndërrua termi
duke na quajtur shtet i ri me shumicë myslimane në Ballkan. Sa për shpjegim nuk
kam asgjë personale ndaj asni feje,mënyra se në çka besoj apo nuk besoj është
krejt subjektive që më takon vetëm mua.Por më pengon kur ideologjitë qoftë
politike, qoftë fetare marrin kahje dhe shtrihen edhe në hapsirën time dhe në
ajrin tim ku frymoj.
Dhe ky degradim filloi me shoqata dhe OJQ të
ndryshme të cilat në emrin e humanizmit dhe fesë u shtrien në shoqërinë
tonë.Këtu më s’kemi të bëjmë me humanizëm por me biznes; i cili ju shkon
përshtati agjendave të ndryshme të cilat me domosdo kërkojnë që Kosovën,ta
largojnë nga Përendimi dhe ta pengojnë të rikthehet në origjinën e saj. Unë si
nxënëse në gjimnaz dëgjoja një profesor i cili ishte indokrinuar i cili e
shfrytëzonte orën e tij mësimore, ta përhapte idologjinë e tij duke sharë dhe
mallkuar qafirat që sipas tij e urrenin islamin.
Dhe nuk është vetëm ky profesor, është ai
doktor, ai polic, ai artist, ai politikan,ai klerik, ai sportist të cilët
profesionin e tyre e shfrytëzojnë që ta përhapin ideologjinë e tyre e cila
është në kundërshti me një shoqëri të lirë dhe është në kundërshti me gjithçka
që është shqiptare.Shihni se si shumë artistë që dikur i këndonin këngët
patriotike kur ishim nën sundim,sot përhapin dhe i janë nënshtruar kësaj
ideologjie.Madje tendencat kanë shkuar aq larg dhe për turp saqë luftës në
Kosovë dhe Heroin Kombëtar Adem Jashari duan ta paraqesin si një hero që paska
luftuar për ideologjinë në të cilën këta thirren.Më pas e kemi me ngulm
thirrjen për lejimin e shamisë në shkolla tek të miturat.
Kjo sepse sipas tyre shamia të bënë të
moralshme, të devotshme, besimtare ndërsa ne femrat që nuk kemi shami jemi të
degjeneruara,jemi lavire e turli të zeze.Kjo sepse kjo ideologji e do femrën të
nënshtruar,sllave makina prodhimi dhe objekte për shfryrje epshesh.Shihni më
pas se si mediat tona i promovojnë këta persona, duke i ftuar nëpër emisione
televizive, duke ju bërë reklamë dhe duke ndihmuar trushpërlarjen
masive.Poashtu, Bashkësia Islame e Kosovës me zell e përqafoi këtë ideologji,
duke i shërbyer dhe duke e goditur kombin dhe shoqërinë shqiptare dhe vlerat që
kishim si komb me shumë fe.
E ç’është me e keqja kjo ideologji përmes
shërbëtorëve të saj u lidh me çdo parti politike dhe këtë grupacion e kemi në
parlamentin e Kosovës.Një imam i kësaj ideologjie në një video fliste kështu,
një mysliman i devotshëm i cili sakrifikohet për ideologjinë e tij, kur të
shkoj në xhenet do i gjejë 72 hyrija të virgjëra. Edhe pse bënë seks me hyrijat
atyre ju rikthehet virgjinteti me fuqinë e allahut.Dhe është tragjike që kjo
video dëgjohet nga aq shumë njerëz. Siç është tragjike që ne për këto vite,për
kokë banori nxorrëm aq shumë terroristë që luftuan në Siri dhe shkuan e vrarë
atje fëmij të pafajshëm.
Shtrohet pyetja sa jemi të sigurtë si shoqëri
nga këto grupe extreme dhe a jemi vërtetë një shtet laik?Kur gjatë këtyre
viteve ndërtuam aq shumë xhami dhe nuk kemi një shtëpi opere.Kur nëpër fshatra
s’kemi ambulanca por kemi xhami të thata.
Kur thirremi në kauza të huaja por harrojmë kush
jemi dhe ku do shkojmë. Dhe a ndihemi shqiptarë kur thirremi se jemi 95%
mysliman. A ja vlejti gjithë ajo luftë dhe sakrificë kur sot të rinjët tanë
thejnë kokën për kauza të shkretinës .
Dhe sikur t’i njihnim dhe lexonim shkrimtarêt
shqiptarë sikur i dëgjojmë me andje imamët degradues dhe përçarës a do ishim
ndryshe?