Mendime
Adil Fetahu: Kfori ta rikthejë Zonën e Sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë
E shtune, 02.10.2021, 08:59 PM
KFORI TA RIKTHEJË ZONËN E SIGURISË PËRGJATË KUFIRIT TË KOSOVËS ME SERBINË
Nga
Adil FETAHU
Problemi i targave të
automjeteve për sa nuk u shndërrua në
luftë të armatosur
Prej
përfundimit të luftës dhe shkëputjes së Kosovës nga Serbia (1999), problemi i
lëvizjës së qytetarëve midis këtyre dy vendeve është bërë problem i
patejkalueshëm, sidomos i lëvizjes së shqiptarëve nëpër Serbi. Me insistimin
dhe ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë, janë bërë disa përpërjekje për
zgjidhjen e këtij problmi dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve
dhe të mallërave midis dy vendeve, por Serbia gjithnjë i ka sabotuar dhe shkelë
marrëveshjet.
Në
vitin 2011 u nënshkrua në Bruksel Marrëveshja për lërizjen e lirë. Sipas asaj
Marrëveshje prej 11 pikash, ishte
përcaktuar që banorët e të dy palëve të jenë të lirë të udhëtojnë e lëvizin
brënda ose nëpër territorin e palës tjetër,me dokumnetin (lejen e njohtimit)
dhe dokumentin e hyrje-daljes kur janë tranzit për në vende tjera, si dhe me
leje të vozitjës.
Në
pikën 6 të asaj Marrëveshje ishte përcaktuar se: “Si masë të përkohëshme,pushteti në Kosovës do ta vazhdojë vlefshmëriën
e targave KS të regjistrimit të automjeteve, për një
periudhë fillestare prej pesë (5) vjetëve, pas së cilës të dy palët do ta
shqyrtojnë përsëri këtë çështje (nëse është e nevojshme edhe me ndërmjetësimin
e BE-së)”.
Por,
pushteti i Serbisë nuk i ka pranuar targat e regjistrimit të automjeteve me
regjstrimin RKS (Republika e Kosovës), veçse me rastin e kalimit të kufirit për
të hyrë në territorin e Serbisë, duhej t’i hiqnin tabelat me registrim RKS, dhe
në vend të tyre t’i venin tabelat e regjistrimit të përkohëshëm(“Proba”) të
Serbisë. Ky problem vazhdoi tërë kohën.
Pas
kalimit të periudhës pesëvjeçare, të përcaktuar në pikën 6 të Marrëveshjes së
vitit 2011, më 14 shtator 2016, përësri
me ndërmjetësimin e BE-së, u arrit njëfar marrëveshje dhe u nënshkrua në
Bruksel i ashtuquajturi Aranzhmani lidhur
me finalizimin e implementimit të Marrëveshjes mbi lëvizjen e liëe, të vitit
2011. Teksti i Aranzhmanit ka këtë përmbajtje (prej 9 pikash):
1 Palët kontraktuese
janë pajtuar që pjesët relevante të targave të automjeteve të mbulohen me dy
fletë-letre të bardhë ngjitëse.
2. Ky sistem me
letër-ngjitëse hyn në fuqi më 15 nëntor 2016.
3.Infrastruktura
administrative për dhënien e të gjitha dokumenteve të nevojshme për
regjistrimin e automjeteveme targat e lëshuara nga pushteti i Kosovës hyn në
fuqi më nëntor të vitit 2016.
4.Regjistrimi i të
gjitha automjeteve me targat e lëshuara nga organet kompetente të Kosovës (KS /
RKS), do të fillojë më 15 janar 2017 dhe do të zgjtë 12 muaj, pas të cilit afat
do të bëhet vlerësimi nga të dy palët, me ndërmjetësimin e BE-dë.
5. Kosova do t’i
vazhdojë të vlejnë targat KS edhe 5 vjet,dhe në fund çështja do të rishqyrtohet
nga të dy palët (me ndimën e BE-së poqese është e nevojshme).
6. Përjashtimi nga
tatimi dhe obligimet tjera për regjistrimin e automjeteve do të garantohet nga
ana eKosovës,në të njëjtën mënyrë sikur ishte në rastin paraprak. Do të
krijohet një bashkëpunim i afërt dhe i shpejtë midis dy palëve për të verifikuar
pronësinëe automjeteve.
7. Fushatën për
informimin eopinionit për t’iu shpjeguar se cilat modalitete janë të nevojshme
për riregjistrimin e automjeteve do ta zhvillojnë të dy palët dhe BE-ja.
Shqyrtimet e tjera mbi fushëveprimin dhe modalitetet e asaj fushate do të shqyrtohën
në Grupin për Implementim.
8. Në targat e
automjeteve që iu nënshtrohen procesit të riregjistrimit, nuk do të aplikohet
sistemit i letrës ngjitëse.
9. Për shkak të
ndjeshmërisë në lidhje me pikat e mësipërme, palët janë pajtuarqë ta shqyrtojnë
implementimin e këtyre konkluzave në afat prej tre muajve.
* * *
Çka shpërfaqi problemi i
targave
Afati pesëvjeçar për rishqyartimin e problemit të
targave ka skaduar më 15 shtator 2021, por edhe Serbia edhe BE-ja e kanë
heshtur këtë çështje, ndërsa Serbia ka vazhduar me politikën e saj të
mospranimit të targave të Kosovës, me regjistrim RKS. Në këtë situat, Qeveria e
Kosovës me plot të drejtë ndërmori hapin e saj të reciprocitetit ndaj Serbisë,
që as targat e Serbisë të mos pranohen në Kosovë, veçse të gjitha automjetet me
regjistrim të Serbisë, me rastin e hyrjes brenda territorit të Kosovës, të
pajisen me targa të përkohëshme të lëshuara nga organet kompetente të Kosovës.
Këtë reciprocitet Kosova e aplikoi duke filluar prej 20 shtator 2021,në të
gjitha pikat e kalimit të kufirit midis Kosovës e Serbisë. Kryetari Aleksandar
Vuçiq, Qeveria dhe strukturat tjera
kriminale të Serbisë, i ndërsyen kriminelët serbë në Veri të Kosovës që ta
kundërshtojnë reciprocitetin lidhur me targat, të bllokojnë rrugët dhe të mos
lejojnë zbatimin e reciprocitetit. Qeveria e Kosovës angazhoi Njesinë Soeciale
të Policisë së Kosovës që të ndihmojnë zyrtarët e kufirit për implementimin e
reciprocitetit.Pasoi bllokimi i plotë i rrugëve në vendkalimet në Bërnjakë e
Jarinjë, provokimi i policisë speciale të Kosovës nga banditët serbë, me qëllim
të shkaktimit të incidenteve.Policia e Kosovës me u soll me mençuri, duke mos
reaguar daj provokimeve të banditëve serbë.
Pushteti
i Serbisë, në stilin e tij të kapardisjes së të fortit, gjoja për mbrojtjen e
popullsisë serbe në atë pjesë të Kosovës, të cilën nuk e rrezikonte askush dhe
ma asgjë, dërgoi e koncentroi forca të mëdha ushtarake, me teknikë luftarake,
tanke, automjete të blinduara, helikopterë, drone dhe aeroplanë luftarakë,
kundër një force policore të Kosovës,të përbërë prej nja 30 policësh të Njësisë
Soeciale. Natyrisht, aty ishin edhe qindra serbë të barikaduar me automjete të
rënda për të blokuar rrugët. Çështja e targave
umor vetëm si pretekst, për të demonstruar forcën dhe kërcënuar
sovranitetin e Kosovës nga ana e Serbisë. Sepse, në pikat tjera kufitare: në
Merdar, te Dheu i Bardhe dhe gjetkë, aplikimi i reciprocitetit zhvillohej pa
asnjë problem, pengesë as vonesë.
Gjatë
tërë kohës sa zgjatë bllokimi i kufirit në Jarinjë e Bërnjakë, propaganda mediale serbe dhe ajo ruse dërgonin informata
e raporte alarmante e nxitëse, sa që pritej se në çdo moment do të përlcasë
lufta e armatosur.Për të ndihmuar këtë propagandaë, helikopterët,dronët dhe
aeroplanët luftarakë të ushtrisë së Serbisë fluturonin ulët mbi vijën kufirit.
Duke
parë rrezikun e eskalimit të situatës së sigurisë, KFOR-i dërgoi njësitet e tij
në Bërnjakë e Jarinjë për të mbikëqyrë vijën e kufirit dhe evituar rrezikun e
shpërthiimit të një konflikti të armatosur,siç kërcënohej Serbia me forcat e
saj të dërguara pranë kufirit. Nga ana tjetër, diplomacia evropiane, përmes
përfaqësuesit të saj për dialogun midis Kosovës e Serbisë, Mirosllav Llajçak,
ndërmori një ofansivë diplomatike për të arritur një marrëveshje midis palëve
dhe për të shtendosë situatën e krijuar me pretekst të targave.
Më
30 shtator2021,në bisedimet që ndërmjetësoi Llajçaku në Bruksel, midis
përfaqësuesit të Kosovës dhe atij Serbisë, u arrit njëfar marrëveshje e
përkohëshme, vetëmsa për ta tejkaluar
eskalimin e rrezikut të konfliktit,por jo edhe një zgjidhje e problemit.
Tejkalimi i rrezikut momental u zgjidh me marrëveshjen për tërheqjen e Njsësisë
Speciale të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakës, vendosjen e
përkohëshme, për dy javë, të njësisë së KFOR-it në ato pika kufitare, heqjen e
barikadave të bandave serbe; nga 4 tetori të nis aplikimi i vendosjes së
letrave ngjitëse mbi targat e automjeteve që hyjnë në nga Serbia në Kosovë dhe
atyre që hyjnë nga Kosva në Serbi. Kjo është konsideruar si zgjidhje epërkohëshme,
derisa një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, të Kosovës dhe të Serbisë të
merrën vesh për një zgjidhje të përhershme që do të arrihet në formatin e
dialogut të nivelit të lartë.
Kriza
e targave shpërfaqi problemin e ditur, se konflikti i ngrirë, të cilin e preferon
Serbia, në çdo moment edhe për rastin më
banal mund “të shkrihet” e të shndërrohet në konflikt të armatosur midis dy
vendeve e me rrezikim të përhapjes në tërë rajonin. Sepse këtë konflikt e dëshiron
dhe nxitë poliitika ruse, përmes Serbisë. Kjo u vërejtë qartë në dekadën e
fundit të shtatorit, kur Serbia iu
kërcnua haptas Kosovës me të gjitha mjetet dhe forcat ushtarake të cilat i
aktivizoi dhe i koncentroi në kufi me Kosovën.
Kfori ta rikthejë Zonën
e Sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë
Kërcënimi
më i hapur i Serbisë me luftë të armatosu në këto 21 vjet pas çlirimit të
Kosovës, është një mësim i qartë për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare,
se Serbia nuk ka hequr dorë nga
pretendimet territoriale dhe nga ripushtimi i Kosovës. Me këtë pretendim Serbia
manovron me të gjitha mundësitë për të mos arritë marrëveshje për gjidhjen e
përhershme të problemit me Kosovën.Në këto pretendime e ka përkrahjen, nxitjen
dhe ndihmën e Rusisë,sikur u pa edhe në këtë rast të “krizës së targave”. Përpveç propagandës mediale dhe diplomatike,
me retorikën më të vrazhdë, që zhvillonte Rusia kundër Kosovës dhe shqiptarëve
gjatë asaj krize,sikurse edhe tërë kohën para saj, forcat e ushtrisë serbe të
koncentruara pranë kufirit me Kosovës, i inspektoi ambasadori i Rusisë në
Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, tok me minstrin dhe me shefin e
Shtatmadhorisë sëUshtrisë së Serbisë, dhe lavdëroheshin se si aeroplanët
luftarakë të Rusisë, që i ka blerë Serbia, po fluturonin mbi kufirin
Kosovë-Serbi!
Ky
është rasti që duhet ta shtyjë Kforin ta rikthejë Zonën e Sigurisë përgjatë tërë kufirit të Kosovës me Serbinë,
ashtu siç ka qenë i caktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të
Kumanovës: Zona tokësore e sigurisë në 5
km gjërësi të rripit tokësor brenda territorit të Serbisë nga kufiri me
Kosovën, Zona e Sigurisë Ajrore 25 km
prej kufirit. Politika e Serbisë nuk ka ndryshuar ndaj
Kosovës; është e njëjta politikë, me të njëjtit njerëz, sikur ajo e para vitit 1999,
vetëm se realiteti dhe rrethanat kanë ndryshuar.
Sipas
autorizimeve nga Marrëveshja e Kumanovës
(neni 2 par.6), “Komandanti i KFOR-it e kontrollon dhe koordinon përdorimin e hapësirës
ajrorembi Kosovën dhe mbi Zonën e Mbrojtes ajrore. Shkelja e cilësdo nga
dispozitat e Marrëveshjes së Kumanovës,duke përfshirë edhe rregullat e procedurës
së Komandantit të KFOR-it për administrimin e hapësirës ajrorembi Kosovën,si
dhe fluturimet e paautorizuara ose aktivizimi i Mbrojtjes së integruar
kundërajrore të RFJ, brenda Zonës së Mbrojtje Ajrore,- do të jenë cak i
aksionit të KFOR-it, duke përfshirë edhe forcën e domosdoshme…”.
Zonën
e Mbrojtjes Tokësore e ka hequr KFOR-i në vitin 2001, ndërsa Zonën e Mbrojtjes
Ajrore e ka reduktuar në 5 km. Por, me rastin e “Krizës së targave”, u pa se ka
qenë gabim i KFOR-it heqja e zonave të sigurisë, të përcaktuara me Marrëveshjen
e Kumanovës.
Prandaj,
Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës duhet të bisedojnë, të kërkojnë dhe ta bindin Komandantin
e KFOR-it dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, që t’i rikthejë zonat mbrojtëse përgjatë
kufirit të Kosovës me Serbinë, siç kanë qenë para vitit 2001, duke hequr ato
zona vetëm ndaj kufirit me Malin e Zi, që ishin caktuar kur Mali Zi ishte në
përbërje të të vetëquajturës RFJ.