Mendime
Dedë Preqi: Neglizhenca e Bashkësisë Ndërkombëtare i jep kohë Serbisë
E marte, 28.09.2021, 06:50 PM
Neglizhenca e Bashkësisë Ndërkombëtare i jep kohë Serbisë, të mos zgjidhet konflikti fare
Nga
Dedë Preqi
Kjo
formë skandaloze e protestave nga serbët lokal dhe të tjerë që kanë ardhur të
porositur për të protestuar dhe tensionuar situatën në Kosovë, është edhe një
kompleks historik i këtij lloji njerëzor,
për të ndërlikuar çështjen, dhe kjo mënyrë, duke i bërë rrugët të pa
kalueshme dhe lëvizjen e qytetarëve nëpikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak,
përmes barikadave me gjë sende të ndryshme dhe përmes automjetëve të tyre, që i
kanë vendosur kryq e tërthur rrugëve, tregon edhe vizionin e këtij populli me
një mentalitet të pa ndryshuar shekuj me radhë.
Kush
po i paraprinë këtyre protestave huligane,
kundër masës së reciprocitetit që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, ndaj
targave të automjeteve që vijnë nga Serbia (sikur edhe ajo që vepron ndaj
qytetarëve të Kosovës), janë protesta të porositura nga Beogradi dhe kupola e
sotme e politikës serbe në krye me Vuçiqin, me çrast kjo formë e protestave,
lënë përshtypjen e sjelljeve të njerëzve të egër dhe pa kulturë, duke nënkutuar
se këtu kemi të bëjmë edhe me të tillë, me brohoritjet dhe me këngë të ndryshme
çetnike, që nxisin me plot gojën urrejtje dhe luftë.
Protestat
janë të lejuara kudo në vendet demokratike, pse jo edhe në Kosovë, por
protestat e tilla kanë përmbajtje të panatyrshme, fyese dhe urrejtësedhe
protestohet dhunshëm, përveqse duke kënduar këngë të ndryshme dhe
luftë-nxitëse, djegin dhe hedhin granata dore në qendrat e regjistrimeve të
automjeteve, sikur në Zubinpotok dhe Zveçan.
Prandaj,Bashkësia
Ndërkombëtare, sikur po i shikon gjërat vetëm në ekran,apodo i duket si diçka
normale, duke reaguarme një ritëm të ngadalsuar dhe të vonuar, për të çetësuar
situatën, e cila mund të përshkallëzohet shumë lehtë, kur Serbia, i nxjerrë
tanket e veta të luftës sikur breshkat prej malit dhe aeroplanët luftarak të
tipit rus, duke iu afruar kufirit të Kosovës.
Në
raste të tilla,BE-ja, duhet të reagoj më gjallshëm dhe më konkrete, sepse këtu
ka të bëjë me përvojën e një agresori të ashpër për tërë rajonin, prandaj,
BE-ja, do ndjehet obligative në zgjedhjen e problemit në mes këtyre dy shtetëve
në konflikttë vazhdueshëm në mes vete, dhe duke i bërë trysni Serbisë dhe
Vuçiqit, të cilët i kanë organizuar huliganët e vet serb, që të pengojnë punën
e administratës doganore dhe policinë e Kosovës, që të kryejnë detyrat e veta
në vendin e vet.
Në
vend që të protestohet kundër masave të tilla në emër të një kulture njerëzore,
protestuesit serb prej të cilëve ka edhe kriminel të luftës së kaluar, sjelljet
e tyre janë aq agresive dhe huligane, sa njeriu do ta pyeste vetën, athua se ku
qëndron problemi themelor i këtyre njerëzve, të cilët kanë bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në
drejtim të kufirit me Serbinë, duke i tejkaluar masat e çdo niveli njerëzor,
duke i djegur edhe qendrat e regjistrimit të automjetëve në këtë pjesë të
vendit.
Kjo
situatë e fundit në Kosovë, përveqse e ka shqetësuar popullatën e këtij vendi,
e cila po vazhdon të qëndroj për një afat kohor, që vështirëështë për ta
përcaktuar, deri aty kur palët do të akordohen në mes veti, por sikur po reagon
Beogradi dhe Vuçiqi, vështirë që të bëhët ndonjë akordim, duke i dhënë
ultimatum edhe NATO-s, që nëse nuk ndërhynë, do të ndërhyjë Serbia me forcat e
veta, sepse siq thotë Vuçiqi, «nëse nuk luftojmë, nuk mund të arrijmë asgjë».
Evropa
si e tillë, me vonesë po i përgjigjet situatave tona,megjithatë ajo na lë të
izoluar të vetmit popull në rajon pa liberalizimin e vizave, prandaj edhe në situatatë tilla, angazhimin e
saj e shohim të vonuar, sikur edhe me misionarin Llajçak, që ka ngecje në
proceset zhvëllimore që krijojnë një marrëdhënie harmonie në mes Kosovës dhe
Serbisë, sigurisht Evropa, si një bashkësi e gjërë dhe kordinuese e kësaj
familje dhe hapësire, duhet të reagojë më një efikasitet më të dukshëm.
Vonesa
dhe neglizhenca e Evropës për zgjidhjen e çështjes së problemeve në mes këtyre
dy vendeve, po i jep kohë dhe favore më shumë Serbisë, e cila njihet botërisht
si agresore, sëcilës nuk i bëhët vonë për zgjidhjen e çështjes me Kosovën,
sepse sa më gjatë ti zgjatët bishti kësaj situate, aq më e fuqishme ndjehët
Serbia në Ballkan, për derisa nuk është akoma nën frenimin e Evropës, por,
Evropës i takon të bëjë llogaritë e saj
me peshë të kësaj natyre dhe të kësaj bote njerëzore, sepse kurdoherë do të
ketë problemenë të ardhmën me anëtarët e vet, që trashëgojnë këto të meta.
Kryetari
i Serbisë, përveqse po i reklamon aeroplanët dhe tenkat luftarake ruse, ai i ka
dhënë edhe Ultimatum NATO-s, që të ndërhyjë brenda 24 orëve, përndryshe do të
intervenoj Serbia, në Kosovë, me forcat e veta të dhunshme. Një kërcënim i
tillë dhe i pa matur, thjeshtë çfarë nënkupton, që përmes forcave të dhunës do
e ndryshojnë fatin e këtyre njerëzve, duke nxitur luftë në mes tyre, një ide të
tillë e konceptoi edhe «rametlia» Millosheviq, por me forcat e NATO-s, nuk mund
të bëhën lojra dhe provokime.
Duke
provuar Vuçiqi, të sillet në një mënyrë të tillë, që të shfryej mëllefin ndaj
shqiptarëve, megjithatë duhet t’i rikujtojmë Vuçiqit dhe Serbisë, se nuk mundet
të bëhët asnjë lloj ndryshimi dhe afrimi
në mes palëve kundërshtuese, në këtë rast në mes shqiptarëve dhe serbëveedhe
nëse do ta përdorte forcën më imagjinare që ekziston, pa e pranuar ligjin e
gabimit, pa e pranuar gjenocidin dhe pa u kërkuar falje gjithë atyre viktimave
të pa fajshme shqiptare dhe të tjerëve.