Speciale
Fatbardha Demi: Emri i qytetit nga e ka origjinën miti i Adamit
E diele, 26.09.2021, 07:48 PM
EMRI I QYTETIT NGA E KA ORIGJINËN MITI I ADAMIT
Nga Fatbardha
Demi
Gjeja më e rëndësishme e shkencës
është se nuk ka rëndësi se me sa shkencëtarë nuk ke mendim të njejtë. Në fundtëfundit
fiton idea e drejtë. Shkenca nuk është demokratike, nuk ka të bejë me mendimin
e përbashkët dhe as me popullaritetin. Galileu kishte të
drejtë edhe pse idetë e tij nuk ishin popullore në kohën e tij.
(Neil Turok, Pr. i Fizikës
matematikore në Univ. e Kembrixhit)
Emri i Adamit i
bashkon tre besimet kryesore të Euro-Azisë , i shprehur në Bibël (Bible, Genesi 1-5)
dhe Kuran (Qur’an), në
mitin e krijimit të Njeriut të parë në Tokë,
paraardhës i racës njerëzore. Gjuhëtarët seriozë kanë pohuar se origjina e
emrit të tij është e paqartë. (1) Fakti që gjuha shqipe, edhe
në ditët e sotme e shpjegon emrin biblik,
dëshmon se ky mit është krijuar nga shqip-folësit : Adam , ku A
( merret si simbol i njëshit ose në kuptimin«i
pari» ) + dam (i ndarë) = (i pari) i
ndarë / i krijuar nga Zoti.
Bibla kristiane përfshihin një pjesë të Testamentit të
Vjetër , ku jane mbledhur fillimisht,
shkrimet e shenjta të Hebrejve (Judejve). Në Fjalorin « Britannica »,
shkruhet se, duke u njohur me qytertrimin e madh të Babiblonisë së
lashtë dhe të Egjiptit,
fisi i Judejve huazoi elemente të traditës e rrjedhimisht edhe të miteve
të tyre , duke i përfshirë në kulturën dhe sistemin besimtar të
tij. (3) Sipas këtyre të dhënave, emri i këtij qyteti (në rast se ka ekzistuar)
duhet kërkuar në Babiloni ose në Egjiptin faraonik.
Gjatë studimit mbi origjinën e emrit Dardania (e
përfaqësuar sot nga Kosova dhe trevat e lashta që ndodhen në shtetet kufitare)
, u ndeshëm me emrin e qytetit të lashtë Damast, i cili, gjithashtu shpreh
mitin biblik : Dam (i ndam) + ast (është) =
i ndarë është. Sipas Pr.Petro
Zhejit , Da ( ku A është e gjatë dhe në formë arkaike ka qënë AA)
shpreh sakrificen (ndarjen) e Zotit me të cilën ai krijoi Botën materiale dhe
të njëriut të pare. (Gen 1:26). (4) Pra nga ana gjuhësore Damast = Adam, por
në kuptimin besimtar, nënkupton: «
qytet hyjnor » apo « krijim/ vepër e Zotit». Të njejtin trajtim,
gjuhësor e ka emri parahistorik i Durrësit - EPIDAM (lat. Epidamnus
gr. Epídamnos) i cili përbëhet prej dy fjaleve shqipe: Epi /
Ipe , në dialektin çam + dam , ku e
para është emërtim i shqiponjës dhe e dyta, folja
e lashte « da » (u nda).
Historiani arbëresh Nikoll Ketta (1747-1803 )
vëren se : « nuk zotëron asnjë shtet tjetër i botës aq shumë
monumente të lashta lidhur me emrat, sa
Kombi ynë (duke vënë në dukje se) të shkruara në gjuhën greke apo maqedonase, dhe
më vonë, duke u shkruar në latinisht nga romakët në kohën e
Perandorisë, (emërtimet) pësuan ndryshime... » (5). Kështu
ka ndodhur me emrin Epidam (në origjinë - Ipedam), sepse
edhe në shekullin e 20-të, në
folklorin çam, shqiponja dhe emri Epir emërtoheshin: Ipe
dhe Iperi.
Duhet theksuar , na
kujton studiuesi Dhimitër Pilika se, në rrethanat e lashtësisë , teksa shkrimi
njihej tepër pak , shenjat simbolike përbenin mjetin më të shpejtë për të
kumtuar me shtresat e gjera.(6) Në këtë drejtim,
Shqiponja ishte simboli më i rëndësishëm,
besimtar dhe administrativ, i
mbretërve arbër të Lashtësisë.
Monedha e porositur nga Pirro Burri me rastin e fitores
në luftë, me simbolin e përfaqësueses së Zotit - Shqiponjën dhe
Hermesin pellazg (perëndin hënore Thot të Egjiptit të lashtë ). Në anën tjetër, kupa
e shenjtë mbi trekëndëshin kultik,
simbol i besimit hënor dodonas . (7)
Sipas mitit të pasqyruar nga Apiani (Illyrike, lib.4-tët),
shkruhet se « Epidamni, mbreti i barbarëve (ilirëve) të këtij vendi, ndërtoi,
pranë detit, një qytet, dhe e quajti me emrin e tij Epidamn. I biri, i vajzës
së Epidamnit, Dyrrahu, ndërtoi pranë qytetit një liman dhe e quajti Dyrrah ».
Barleti , duke përmendur
betejën e famshme të Gaio Giulio
Cesare me Gneo Pompeo Magno zhvilluar në Epidam (Dyrrachium, v.48
p.e.r.), shkruan se :
« ... lashtësia nuk nxjerr në dritë ndonjë themelues të sigurt të saj ».
(8)
Pavarësisht tregimit mitik,
rëndësia e këtyre dy emrave të qytetit - port ,
Ipedam dhe Dyrrah , që janë format e sakta në gjuhen e
themeluesve të tij shqipfolës,
krahasuar me ato latine (Epidamnus , Dyrrachium)
dhe të greqishtes prifterore (Epídamnos,
Durrhákhion), qëndron tek fakti se,
studiuesit shqipetar janë të një mendimi , se ka
qenë banuar pandërprë , që
nga kohët prehistorike deri në ditët e sotme .
«Gjatë punimeve për thellimin e portit të ri - pohon
Dr.Mojkom Zeqo (Dy emrat e një qyteti të lashtë, 2019)
- draga nxorri një çekan tipi-guri e copëra qeramike parahistorike. Kjo dëshmi
jashëtzakonisht e rëndësishme (...), flet
për vazhdimësi jete në këto brigje shumë më përpara se të konceptohej e të
ngrihej qyteti antik»,
të cilin e kanë përmendur me
emrin Epidamn shumë prej historianëve të parë,
si Straboni,
Tukididi, Polibi, Diodori i Siqilisë ,Tit
Livi. (9) Bazuar në
materialin e mbledhur nga gërmimet , duke
përfshirë edhe trevat e fshatrave përreth qytetit, si
zona e Shijakut (brigjet e lumit Erzen, Hamallaj, Manzë, Kulle) dhe fshatrat e
Kavajës (Hajdaraj, Momël, Ballaj,Tilaj, Mlik, Domen, Armath) , arkeologët
Hava dhe Sali Hidri (Historia e Durrësit) pohojnë se, « Gjetjet
arkeologjike në Durres, dëshmojnë se e gjithë kjo zonë
(Gjiri i Durrësit dhe hora e tij pa kufij) , ka
qenë e banuar nga popullsi autoktone pellazgo-ilire me kulturë material të
njejtë , nga periudha Neoliti të vonë deri në fillim të periudhës së Hekurit
(3000-1200 p.e.r.) Këto dëshmi tregojnë se qyteti Epidam (Ipedam) paraqet
zhvillimin historik të jetesës mijëvjeçare të banorëve të kësaj treve, sipas
objekteve arkeologjike , të cilët, në shekujt
VII –VI p.e.r., e kishin akropolin mbi kodër, si
qëndër kultike me tempuj kushtuar perëndive dhe me varre të lashta të elitës së
tyre ». (10)
EPIDAM , emri
që lidhet me ZOTIN
Sipas Fjalorit « Perseus » , disa
studiues pohojnë se, duke u nisur nga kuptimi negativ i
fjalës Epidamnus, si një ogur fatkeq, për
ta ndryshuar , shkruesit Latin e emertuan qytetin Dyrrhachium. (11) Sot
pranohet mendimi se emri Epidam « nga ana gjuhësore është i panjohur ».
Studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano (Thoti fliste
shqip, 2007),
sqaron se : « Emri në parim , ishte
një formulë strukturore , pasi
shprehte jo vetëm natyrën e brendëshme , por
dhe rolin (e objektit) të cilit i ngjitej (...) Fjala «emëroj» : fjalë për fjalë do të thotë , prej
ëmës (nënës ) rroj, ekzistoj, duke
saktësuar prejardhjen e qenjes në varësi dhe të disa kushteve për të ekzistuar.
Gjurmët e këtij kriteri tepër të lashtë, të
vendosjes së emrit i rigjejmë më vonë në mbiemrin, i cili për të dalluar më
mirë personin i shtohej këtij duke marrë shkas nga tiparet fizike apo morale » (12)
Vendi kryesues që ka zenë shqiponja në parahistori, kanë
qenë fillimisht veçoritë e saj fizike, për
të cilat në popull njihet si «mbretëreshë e shpendëve ».
Me krijimin e miteve dhe teollogjisë Pellazge, që u
bë burimi kryesor për besimet e mëvonshme,
shqiponja përfaqësoi Krijuesin me dy emërtime : IPE dhe AIN të
dialektit tosk, që dokumentohen në folklorin e popullit tonë , shkrimet e
historianëve dhe alfabetet e popujve të lashtë ,si dhe emërvendet e shumta
të Euro - Azisë. Faktori vendimtar në hyjnizimin e saj ka qenë besimi hënor
(sellenizmi / hellenizmi) sipas të cilit Shqiponja përfaqëson KRIJUESIN.
Ky fakt, që
lidhet me emrin besimtar të qytetit – Epidam (Ipedam) , vërtetohet
me fjalen e lashte - APEIRON. Ky
emërtim është zbuluar fillimisht në shkrimet e pellazgut Anaksimandër (610 –
546 p.e.r.), i njohur si shkencëtar që u perpoq të shpjegonte dukuri
të ndryshme të universit, duke këmbëngulur se natyra drejtohej sipas ligjeve
sikurse edhe njerëzimi. Ai zbuloi ligjin e « vazhdimësisë pa limit » të natyres duke e emertuar «
apeiron », i njohur sot me emrin
« infinit ». Sipas tij, ka
patur një fillesë nga e cila e kanë origjinën të gjitha gjerat, dhe
drejt së cilës do të kthehen perseri, si
një cikël natyror pa kufij kohorë.
Portreti i Anaksimandrit. Muzeu
Nacional i Romës. 2. Simboli i infinitit
(apeiron-it)
Sipas shkencës teosofike, që
ruan shumë fakte të arkivit mitik dhe filozofik të Atllantido – Pellazgëve, dhe
të figurave të shquara të Lashtësisë,
Infiniti apo pafundësia (apeiron) , nuk
ka limit, përmasë apo fund. Apeiron, sipas
filozofëve Epikurian, Demokritit,
Neoplatonikeve, dhe studiuesve të mëvonshëm ,
përcaktohej si hapësirë boshe, si
pamje zanafillore e universit dhe si aktiviteti krijues i Zotit (13)
Në Fjalorin
Wikipedia , sipas traditës në rrethet studimore,
origjina e fjalës kërkohet tek «greqishtja e lashtë » (???????, ápeiron) dhe
zbërthehet : a /nuk + peirar,(prej formës jonike, peras
) dhe në kuptimin letrar,
tregon diçka «pa limit» që
«nuk ka fund». Në filozofinë e Anaksimandrit
kjo fjalë shpreh ligjin e formimit të Universit.(14) Filozofët e mëvonshëm,
nuk e njihnin gjuhën e përdorur prej
studiuesit pellazg dhe e
trajtuan emrin e ligjit, si
shprehje e dy të kundertave : e
«fundit » dhe «pafundësisë » (infinitit). Anaksimandri, sipas
tyre, ndoqi një hipotezë besimtare mbi ligjet e Universit,
duke përdorur një gjuhë mitike të lashtë për të treguar, se
ligjet e natyrës e kishin origjinën nga ligjet hyjnore (15). Ky
përfundim për emërtimin,
është një fakt i vërtetë historik. Po
cila ka qenë kjo gjuhë mitike e
stërlashtë ?
Vendlindja e
Anaksimandrit, qyteti i Milet-it ishte vendbanim i fiseve kariase, që njihen si pellazgë. Emërtimi Apeiron përmban një fjali në gjuhën
shqipe : A / folja
«asht» + pei / ipe (ku « i » e fillimit është çvendosur në fund) (shqiponja) +
ron (nuk ka vdekje). E thënë në formën e sotme : Eshtë Shqiponja (është Zoti ai) që rron (perjetësisht ) , që në kristianizëm e gjejmë në formën YHVE / Je vet , (Une jam). Dihet se në lashtësi , por edhe në ditët e
sotme, emri i Krijuesit mbahet i fshehtë dhe në besimin e
Atllantido – pellazgëve ai përfaqësohej me emrin e Shqiponjës apo shumë
emërtime të tjera.
Në formën e
mësipërme e gjejmë tek Homeri kur përshkruan qytetin e një ishulli në veri të
Peloponezit « Aktên Epeiroio », ku pjesa e parë është emri i qytetit, kurse e dyta, Epeiroio (në fakt : Ipe + ro(n) / Zoti .
Sipas Strabonit, tregon ishujt që ndodheshin përball
tokës komtinentale të emërtuar - Epir(os). Në kohën e Homerit nuk
njihej akoma emri Akarnani i kësaj krahine, pohon gjeografi, « dhe është e qartë se emri Epir tregon gadishullin përball ishujve ».
(16)
(17) Akarnania.
Studiuesit e
shekujve në vijim, fjalët e Homerit për emrin Epir dhe të Strabonit
(tokë perball ishujve apo tokë e palëvizshme), i trajtuan me kuptimin e lartësisë « sipër » apo «mbi », siç e dëshmon Fjalori plotësues i Akademisë Franceze (vol.1 i vitit 1842), për fjalët që fillojnë me rrenjën EPI.
Fatkeqsisht edhe
shkenca Albanologjike, nga ana gjuhësore vijon ta shpjegojë gabim, pavarësisht se në dialektin çam, shpendi hyjnor dhe
hapësira e pjesës jugore të Albanisë së mesjetës, emërtohej me emrin Ipe dhe Iperi (
Epir), i gjendur sot tek emri i shtetit «Shqiperi», tek gjuha «shqipe» dhe emërtimi «Kombi shqipetar».
Në studimin (Dy emrat e një qyteti të lashtë ) të
arkeologut Mojkom Zeqo, shkruhet : Emri Epidamn, sipas
dijetarit I.Rossut, pjesa e përparme « epi » që ka karakter indoeuropian, do të
thotë « mbi », kurse « damn » vjen nga një rrënjë e vjetër « dama », « me ndërtue » dhe e ka emri i qytetit tjetër ilir, Damastion, pra Epidamn do të thotë
« ndërtim i sipërm». (18)
Sipas fizikantit të
shquar Carlo Rovelli , Anaksimandri i cili mbahet si nismëtar i mendimit
shkencor, ndiqte parimin : « Të
ndërtosh mbi njohurit e përftuara (nga autorët e mëparshëm- shën im), por duke e vënë çdo të vërtetë në dyshim ... " që është rruga e vetme shkencore. (19) Duke ju përmbajtur këtij parimi themelor të punës studimore, me ndihmën e njohurive mbi besimin hënor pellazg dhe të dialekteve të
gjuhës shqipe , zbulohet origjina e vertetë e emrit parahistorik Epidam
(Ipedam) - vepër e Zotit (shqiponja = Zoti), siç u trajtua më lart, e për rrjedhojë gëzonte
« mbrojtjen hyjnore ». Le të kujtojmë legjendën e Luftës së Trojës, (që i përket një periudhe historike të më vonëshme , se sa ajo e qytetit arbëror, gjukuar nga emri Epidam) ku Heleni, bir i Priamit u thotë akejve se, sa të ndodhej
statuja e perëndeshës Athina , Troja nuk do të
pushtohej dot. (20) Në muzeun arkeologjik të Durrësit ndodhet, si objekt kulti , një statujë madhështore e Shqiponjës (e dëmtuar), dëshmi e besimit hënor , monoteist Pallazg.
Shumë qytete bregdetare të Lashtesisë e gëzonin këtë privilegj nga Zoti. Në Fjalorin plotësues të Akademisë Franceze (1,1842) shkruhet se me emrin lat.Ephyre (Epir) Straboni kishte aritur të zbulonte nëntë qytete, dhe këtu nuk bëhet fjalë për emigrimet mesjetare te shqipetarëve, por për fiset autoktone të shqip-folësve të lashtë. Spiro Konda pohon se «Atje ku ka fjalë pellazgjike, atje gjënden edhe pellazgë që banojnë ». (21) Epir quhej në parahistori qyteti dhe krahina e Korinthit, dhe banorët emërtoheshin Epirotë (Ephyreen). (22) Pavarësisht kësaj dëshmie të Strabonit, në studimet historike , emigrantët apo luftëtarët « epirotë » të ardhur nga Korinthi në Epidam (Durrës) , apo qytetet e tjera me këtë emër, trajtohen si «greke» (lista më poshtë).
Gjuhëtari gjerman Hans Krahe (1898 – 1965) pohon se « në të gjithë territorin e Greqisë gjenden të shpërndarë emërtime ilire duke filluar nga veri-perëndimi në drejtim të jugut deri në Peloponez » (Krahe 1940, nr.6,f55-57) (23) Ky fakt dëshmohet edhe me emrin e lashte Epidam të Durresit dhe të qyteteve të tjera të Gadishullit :
Epidaurus (ne Dalmaci), e
trajtuar si «koloni greke» në Adriatik –
sot Cavtat, qytet port.
Epidauros (Stobre?),
gjithashtu «koloni greke» në lindje të Adriatikut - sot Stobre?, qytet bregdetar.
Epidaurus qytet grek
në gjirin e Saronikës, qytet port.
Epidaurus Limera, një qytet
i lashtë «grek» afër Monemvasia, në Laconi (Pelponez), qytet bregdetar.
Epidavros Limira, një
provincë e Lakonisë (24)
1. Dème d'Épidaure , një komunë
administrative në perfieri të Peloponezit
,në Argolidë. Mban emrin e një
qyteti të lashtë helen (qytetit Epidaur ). 2. Epidaur Limira
është një nga katër gadishujt të provincës së Lakonisë (Peloponez) që ka
huazuar emrin e qyteti të lashtë Épidaure Liméra ,në jug të gadishullit që kufizohet me Kepin Malee-s.
(fjalë shqipe-kepi me mal ) (25) 3. Epir (lat. Ephyre ) siç u përmend më
lart, emri i lashtë i qytetit të Korinthit 4. Në krahinën e Lokridës (Locris, afër Doris) në
Helladë (shk.12 p.e.r.) banorët
quheshin Epicnemidiens (Epiriote + ...) ,
ndërsa në antikitet
njiheshin si Lejlekë.
Pjesa e dytë e emërtimit të dy qyteteve (Limera / Limira)
është fjalë, po e gjuhës shqipe « lime », e
cila shpreh një hapësirë toke të kufizuar, në
këtë rast nga deti , që sot e përdorim tek fjala «liman»
dhe « limit ». Pausania i
përshkruan si qytete të ndodhura pranë detit. Në
mesjetë banorët e Epidaur-it braktisën qytetin e lashtë , për
të qenë më të sigurt dhe ndërtuan një të ri – Minoa (Monemvasia) i cili u bë
qyteti më i rëndësishen mesjetar në More, duke
ruajtur gjatë shumë shekujve gjuhën dhe zakonet e tyre. (26) Emri «Epidam» i qyteteve, dëshmohet se ka qenë «shumë i lashtë» edhe në kohën e
Strabonit , që tregon edhe arsyen e mosnjohjes së kuptimit
besimtar, gjuhësor dhe mitik të simbolit të shqiponjës .
Po çfarë lidhje ka emri i Durrësit - Epidam me emrin biblik të Adamit ?
Studiuesi i famshëm
i besimeve Mircea Eliade, pohon se « në shumë
tradita besimtare të popujve , Krijuesi paraqitej
në formën e një shpendi ...» (27) Fatkeqësisht, as ai dhe as historianët e tjerë para tij, nuk aritën ta përcaktojnë se cili shpend ka përfaqësuar Krijuesin,
megjithëse mitet olimpike dhe objektet arkeollogjike, kanë dëshmuar se ishte Shqiponja. Për
natyrën besimtare dhe mitike të shqiponjës në besimin e Atllantido-Pellazgëve i
janë kushtuar shumë shkrime në dy librat «Sellenizmi ,besimi
që sundon Botën» (F.Demi, 2016) dhe «Mrekullia e mbijetesës..., »(F.Demi,
2021) prandaj këtu , do të mjaftohem të përmend një
dëshmi, që lidhet me zbulimin e origjinës fonetike të
hieroglifeve egjiptiane.
Siç u pa në fillim
të shkrimit, nga ana mitike, të dy emrat trajtohen si vepra ( dam - ndarje ) të kryera nga Zoti. Të
njejtën gjë mund të themi edhe për ndërtimin gjuhësor të emrit të shqiponjës
Epi, dhe gërmës zanafillore A, të emrit Adam. Për ta kuptuar barazimin Epi/ shqiponjë = me gërmën A, na ndihmon perëndia hënore Thot, i njohur si shpikësi i alfabetit fonetik (hieroglifeve), i arteve dhe shkencës në Egjipt. (28)
Gjuhësia ka qenë shkenca e parë në Historinë e shekullit 19-të, por edhe sot nuk ka mundur të zbulojë shkencërisht origjinën e disa gërmave, që lidhet me natyrën e tyre besimtare dhe mitike , që nga Lashtësia. Këtu bën pjesë , për nga rëndësia, veçanërisht gërma A e alfabeteve europiane . Studiuesi arbëresh Zef Katapano në librin e tij « Thoti fliste shqip» (Xhuzepe Katapano, Thot parlava albanese,) ariti në përfundimin se, tingujt e hieroglifeve egjiptiane , janë ndërtuar duke u bazuar tek gërma e parë e emrit të figurave (hieroglifeve) në gjuhën arbërore-shqipe. Ky studim nuk është pranuar për tu shqyrtuar nga studiuesit e huaj e ata shqipetarë, megjithëse është një nga zbulimet më madhore të shkencës së Egjiptollogjisë, Historisë së Gjuhësise europiane dhe botërore dhe veçanërisht të Albanologjisë.
Figura e shqiponjes
lidhej me tingullin A me të cilën fillonte emri i saj në dialektin tosk të
Epirit - AIN dhe sipas shkruesve të lashtë : rreth Dodonës banonin fiset Ainiane apo Iperiote. Ain
dhe Ipe, ne gjuhën arbërore emërtonin Shqiponjën. Studiuesja e filozofisë
teosofiste (théosophie) H. Blavatsky, pohon se fjala « Ain » do të
thotë ASGJË dhe në gjuhën hebraike, AIN simbolizon atë që nuk
ekziston. (29) Në gjuhën hebraike,
arabe, kaldaike dhe siriane , emri Ain tregon syrin. (30) Syri në këto alfabete shpreh gërmën
« O », me kuptimin e « hiçi-it ». Studiuesi erudit Petro
Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja ) pohon se «Simboli O është ai i
qëndrës, i Frymës, i Zotit (...) Hiçit në hebraisht i thonë AIN
i cili shpreh Krijuesin që nuk mund të njihet ». (31)
Krijuesi i alfabetit fonetik Thoti,
vendosi në krye të hieroglifeve përfaqësuesin e Zotit,
Shqiponjën të shprehur me simbolin A ,
për të deshmuar se në kuptimin besimtar dhe gjuhësor, tingulli A ?
Shqiponja, siç është paraqitur edhe në papirus (poshtë). Historia dhe
Arkeologjia dëshmojnë se mbreti i parë i dinastive Atllantido-Pellazge në
Kontinentin Afrikan, i hyjnizuar si perëndi hënore ishte
Horosi, emri i të cilit në gjuhën kopte do të thotë «shqiponjë»
dhe qyteti i tij emërtohej «qytet i shqiponjave».
(32).
Për rrjedhojë gërma
A tek emri Adam, krahas kuptimeve të tjera në shqip (numërorit «i pari», dhe foljes geg. «asht»/ është ), në kuptimin e saj
mitik përfaqëson edhe shqiponjën. Po keshtu, tek pjesa e parë e emrit Ipedam (Epidam / Durrësi) IPE (EPI)
, sipas
Xh.Katapanos « gërma I , në doktrinën e Thotit përfaqson
Fuqinë Krijuese të Zotit » (33) Ky shëmbull tregon një dukuri edhe të disa gërmave të tjera (X, I, O, V, M ...) që dëshmon se si besimi parahistorik (Hënoteizmi) ka ndikuar
në krijimin e gërmave të alfabeteve (që do trajtohet si studim më vete), dhe në rastin tonë , të barazimit : A = AIN apo EPI
(IPE) = ZOTI , nga rrjedh edhe barazimi gjuhësor e mitik i
emrave Epidam (Ipedam) = Adam.
Dallimi i vetëm
midis mitit te emrit Epidam dhe atij atij Adam është ai kohor, dmth periudha shumë e lashtë e të parit , krahasuar me atë të krijimit të teologjise hebraike (e paraprirë nga mitet
e fiseve sumere), duke ja përshtatur « veprën » e Zotit, tek krijesa njerëzore – Adami. « Ditën e gjashtë
Zoti krijoi kafshët e tjera dhe pastaj tha: « të bejmë njeriun me pamjen tonë » dhe kështu e krijoi njeriun.» (Genesi 1-5).
(34) Ne Enciklopedine Treccani shkruhet se duke u
bazuar tek tingujt , emri Adam do të thotë afërsisht : « tokë »,por është një përfundim jo i sigurtë.(35) Nuk është tashmë një
dukuri e rastit, kur kërkohet të shpjegohet kuptimi gjuhësor, që vetëm e folura e shqipëtaroe-arbërve arrin të shpjegojë emrin Adam (siç
e pamë në fillim të shkrimit) që përputhet edhe me mitin e tij në Testamentit
të Vjetër.
Si përfundim :
Emri i qytetit-port
të Durrësit, Epidam ështe një emer i sterlashtë ( i periudhës
faraonike të Thotit), sikurse i të gjitha qyteteve të tjera me të
njejtin emër, që ishin në breg të ujrave detare, lumore apo liqeneve, të njohura si
ngulimet më të herëshme të banorëve parahistorik. Ky emër ka si rrenjë emrin e
shqiponjës Epi (Ipe) i bazuar tek gjuha dhe mitet e shqipfolësve pellazgo-
arbër të Çamërisë (Epir).
Fjala Epidam shpreh filozofinë besimtare të ekzistencës së NJË ZOTI KRIJUES të botës tokësore, nëpërmjet përfaqësuesit të tij - SHQIPONJËS. Miti i Adamit, është huazuar nga hartuesit e Biblës dhe të Kuranit prej mitollogjisë Atllantido-Pellazge, fakt që e dëshmon edhe gjuha e shqipetaro-arbërve të sotëm.
Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com )