Kulturë
Shyqyri Fejzo: Mushka e Braushit dhe mushka jonë e madhe
E diele, 12.09.2021, 09:55 AM
Mushka e Braushit dhe mushka jonë e madhe
Nga
Shyqyri Fejzo
Rrefenja
thotë se në fshatin tonë ka qënë një Braush që kishte shok veten Ai qahej për
cdo gjë që e rrethonte.Kushdo që e dëgjonte cuditej me të, se si ky njeri ishte
i pajtueshëm me jetën, kur qarjet e tij
fillonin për diellin, për hënën, për kohën me shi apo shumë vapëm për erën që
frynte herë pas here e nuk linte mullar apo kasolla pa prishur, për përroin e
Dermecit që kur i tekej sillte ujë e baltë pa pushim. Për cdo gjë, ky Braushi
ynë do i vinte “vezës bisht” kur i thonë asaj fjalës.
E
tregojnë se njëherë Braushi u pa me mushkën e tij kërre në pazarin e gjësë së
gjallë në Korcë. Me mushkën kërre kapur prej kapistre, kaloi portën hyrëse të
pazarit, pasi pagoi dhe taksën që merrte qeveria për ata që do të tregëtonin
gjë të gjallë. Mori faturën ngjyrë jeshile si të barit,e palos dhe e futi në
kutinë e duhanit. Pastaj po hetonte se kumund të vendosej me mushkën e tij. E
gostiti me një torbë tagji kërren, hoqi nga samari një qilim të vjetër dhe
trastën e bukës dhe një goxha kongull të mbushur me ujë të siguruar me një
kocan misri që të mos derdhej. E lidhi kapistrën e mushkës në një ganxhë që
ishte në murin rrethues të pazarit dhe vetë u sheshua mbi qilim rrëzë murit pak
larg mushkës. Hodhi një herë sytë majtas, djathtas, përpara, cilin ka pazarak
gjitonë. Si i kaloi të gjithë në sy e në mendje, tek një devolli bojalli që
kishte për të shitur një goxha lopë me gjithë vicin e vogël, i cili ishte më
afër, i mbetën sytë. E ftoi devolliun të dredhin dhe ndezin nga një duhan.Pas
pak minutash tymi i cigarëve të tyre dredhur nga kutia e Braushit shkonte
fjollë.
-Doe
shesësh këtë mushkën?- pyeti devolliu.
-Të
shikojmë.-I u përgjigj si përtuar Braushi.
Nuk
kishte kaluar gjysëm ore, kur një nga ata që pazarii quante xhambazë, si i
hodhi nga larg një sy mushkës, pyeti. –Ti e ke atë mushkë?
-Unë
e kam- përgjigjet Braushi. Xhambazi pasi i hodhi dhe një sy kafshës, dhe u
drejtua për atje ku ishte lidhur.
-Prit.Ku
vete?- I bërtet Braushi.
-Të
shikoj mushkën. A e ke për të shitur?- vazhdoime të tijën xhambazi.
-Mos
ju afro. Ajo shtie me shqelma dhe do të vrasë.-paralajmëroi Braushi duke kapur
për xhoke blerësin.
-Ama
kështu qënka. Zere se e pashë- foli blerësi i parë dhe theri tutje pazarin.
Erdhi
një blerës tjetër.Si pyeti se “kush e kamushkën” u drejtua ti afrohej.-Mos ju
afro. Të grin me shqelma ajo, larg saj.-foli Braushi. Edhe blerësi i dytë tundi
kokën dhe u largua. Devolliu gjiton po bënte habi përsa shikonte e dëgjonte.
Kështu ndodhi me blerësin e tretë,të katërt të pestë e me radhë.Braushi herë
pas here jepte komandat dhe alarmin. “Mos ju afro se të griu me shqelma”
“Kujdes.
Rri larg se të shuan me shqelma” “Ti ti
afrohesh mushkës time? Mos se e gjete belanë. Të vret, ndaj rrilarg.” Ndërkohë
aty ishin mbledhur tre katër blerës që donin të shikonin mushkën,të njihnin
“pazarakun e cuditshëm”por i zoti nuki lejonte të afroheshin e ta provonin.
Devolliu që ishte pazaraku gjiton, e shiti lopën, bëri paratë palë, i siguroi
në xhepin e brendëshëm të stres, dhe iu afrua Braushit. Si ja kuqën kokën
cingarëve të dredhur si mullarë byku, devolliu pyeti.
-O
derrka i derrkës, unë pazarin tënd sot nuk e kuptova fare. Po mushka kur shitet
dhe cupa kur fejohet nuk shahet o tu mbylltë me ferra.- u shkreh gjitoni
pazarak. Braushi hodhi shikimin larg nga mali Moravës, perëndoi sytë dhe i tha
Devolliut.
_-Nuk
do e shisja,ore jo.Po unë e solla në Korcë të marrë vesh dhe pazari i Korcës me
cfarë mushke kam të bëj unë atje në fshatin e largët.-
Kështu
thotë rrëfenja. Po këto rrëfenjat bëhen po edhe ngjasin me njëra tjetrën. Tani
si duket, vonë e pa dhe Amerika se me cfarë
mushke kemi të bëjmë dhe ne në politikë. Jo njëherë politikanë të Amerikës kanë
thënë:”Bah! Cfarë mushke paskeni pasur!” Të gjithë duan ta shesin po nuk e blen
më njeri.”Mos ju afroni se të vret”.Tingëllima dhe jehona e Braushit në pazarin
e gjësë së gjallënë Korcë, përsëritet në kohët moderne. Mushkëxanxare që nuk bëhet zap por as shitet
dhe as e blen njeri më atë Sali Berishën.