Kulturë » Keka
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti - busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombit
E enjte, 09.09.2021, 07:25 PM
Gjergj Kastrioti
busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombit
Nga
Gjon Keka
Ja
pse nuk lind më një Udhëheqës, Strateg e Mbret i tillë si Gjergj Kastrioti :
Gjergj
Kastrioti nuk vraponte pas posteve e titujve,
por i dhanë të tjerët poste e tituj sipas meritës, pa i kërkuar ato,
Ai
e donte lirinë, përparimin dhe fuqizimin e Atdheut dhe Shtetit të tij.
Ai
nuk vraponte pas pasurisë vetjake, por donte ta bënte Atdheun e tij të
pasur, të zhvilluar e të fuqishëm,
Ai
vdiq si një Mbret i varfër, sepse tërë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim
të atdheut respektivisht Arbërisë së tij.Ndërsa Mbretërit e Princat tjerë
europian lanë pas pasuri, ari e pallate të tyre, Gjergj Kastrioti nuk la
pasuri, sepse e kishte vënë në shërbim të atdheut, prandaj ai la një shembull të pavdekshëm në
historinë e qeverisjes dhe udhëheqjes së Shteteve apo Mbretërive,
Ai
luftoi për liri, për pavarësi, për rikthimin e dinjitetit dhe bashkimit
arbëror,
Ai
ishte „njeri i virtytit“ sikur që thoshte edhe vetë dhe „jo i fatit“,
Ai
sakrifikojë gjithçka për të mirën e përgjithshme të Atdheut,
Ai
jetoi si një i shenjtë, dhe u bë Busulla
e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombi i tij,
Ai
ishte komandant i papërsëritshëm, sepse edhe në Ushtrinë e tij dhe në Shtetin e
tij kishte disciplin, moral dhe pastërti patriotike,
Ai
e vendosi jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik, vetëm e vetëm që Atdheu
i tij ta shohë dritën e lirisë, pavarësisë
dhe përparimit,
Ai
e donte Shtetin(Mbretërinë) e tij, qytetarët e tij pa dallim i pasur apo i
varfër, i vogël apo i madhë, dhe pa
dallim pozitave në shoqëri, sepse ai
Atdheun e konsideronte si një Trup i përbashkët,
Ai
u bë i dashur për qytetarët e tij, sepse ia ktheu gëzimin e lirisë, pavarësisë dhe sa ishte gjallë e mbajti të
bashkuar dhe e ruajti Arbërinë në themelet e saj dhe të paraardhësve,
Ai
hyri përjetësisht në zemrat e arbërorëve dhe nuk doli më kurrë, por vetëm sa u
bë edhe më i gjallë deri në ditët tona.