Kulturë
Përparim Hysi: 'Kisha'
E hene, 06.09.2021, 12:51 PM
"KISHA"
(tregim)
Nga
Përparim HYSI
Valter
F...,burrë gati 80-vjeçar,si zakonisht,aty rreth orës 7.00 të mëngjesit,del nga shtëpia dhe bën
intenerarin e përditshëm: nga shtëpia që
e ka afër"21 dhjetorit" dhe ku ta çojnë këmbët. U bie kryq e tërthor rrugëve të Tiranës dhe
asnjëherë nuk hipën në autobuz. Del nga shtëpia në ora 7.00 dhe e shumta,aty
nga ora 10.00,kthehet në shtëpi.
Për
tri orë të mira është "valencë e lirë" apo ku rafsha,mos u vrafsha.
Sado"valencë e lirë",por, në të njëjtën kohë, është paksa i
programuar: kurrë nuk e pi kafenë vetëm dhe,pak a shumë,me të ndodhë si me atë
thënien:"ku leh qen e ku del tym; ku ia bën daullja"bym". Me
shokët e miqtë që pi kafenë,komunikon me telefon dhe u thotë:" Më merr që
mbasdite se"axhendën" e kam të ngarkuar. Ka 10-vjet kështu dhe ka
formuar një stereotip. Stereotip që,po e theu qoftë dhe njëherë,duket sikur
dikush i ka cënuar "kodin e sjelljes së përditshme".
* *
*
Tek
i tha të shoqes mirë u pafshim dhe,pasi
fiksoj në kujtesë"detyrat e shtëpisë, tërhoqi derën dhe,pa e mbyllur
mirë,dëgjoi zërin e së shoqes:- Harrove plehrat,Valter!
U
kthye,mori qeskën me plehra dhe zbriti nga kati i katërt i një pallati
5-katësh.Pallati është bërë aty nga
vitet '50-të dhe është pa ashensor. Për t'u ngjitur deri në kat të katërt dhe
sidomos ngarkuar me"detyrat e shtëpisë"( bidon me ujë 5-litrosh dhe
psonisje të përditshme),është pak vështirë për moshën e tij dhe sidomos për të
shoqen që vuan nga këmbët, por kur thonë andej nga anët tona: "kërcen prifti
nga belaja". Me qeskën në dorë,Valter F... iu afrua kazanëve dhe,sa e
hodhi nga dora qeskën,pa dhe një zonjë,mu ngjitur me të,që
hodhi
qeskën e saj.Valter F... qendroi në këmbë dhe priti që zonja të largohej. Ajo u
kthye me fytyrë nga ai dhe,siç dukej, do ikte në drejtim të kundërt. Për një
fragment sekonde qenë përballë dhe Valter F...,sa e pa, bëri kryq. Zonja qe
goxha më e re dhe aq e bukur sa të ikte mendja nga koka. Sado i moshuar,por
Valter F... nuk e ka humbur instiktin e "gjuetarit". Zonja jo vetëm
qe e bukur,por dhe brisk nga goja:- Avash-avash,- i foli të panjohurit,- nuk je
në kishë që po bën kryq. Po ku e ha bukën thatë Valter F...? - Jo vetëm jam në
"kishë",-tha,por tani e kuptoj pse u ngjall KRISHTI. KRISHTI u ngjall
nga një"kishë"si ti. E panjohura (epo kush nuk i pëlqen lëvdatat dhe
sidomos një grua) sikur u përkëdhel paksa dhe syri"vigjilent"vuri re
një përskuqje kofidente dhe po ky sy e ndoqi"Kishën" tek hyri në
pallat.
Sa
vuri re,Valter F...,"kisha" banonte në të njëjtin pallat me të,por
tek hyrja nr.1. Valter F... është tek hyrja nr.4. E ndoqi me sy dhe,ngaqë e di
që të gjitha hyrjet kanë ballkone, qendroi një copëherë me shpresë
se"Kisha" mund të rrëfehej atje,tek ballkoni i saj. Vërtet që sot do
e pijë kafen tek rruga"HIM KOLLI",por Valter F... nuk është nga ata
që të lërë"dasmën e të shkojë për shkarpa". E,sa për mikun e tij që e
pret tek Rruga"HIM KOLLI" si hazerxhevap që është nga goja,Valter
F... do i thotë:- E di se si më ndodhi? Kur Napoleoni sulmoi Rusinë e Car
Aleksandrit,ambasadorët e Evropës shkuan për takim me Carin. Cari qe veshur e
ngjeshur për gjah dhe,kur i thanë për takimin,tha:"EVROPA të presë! Cari
do shkojë për gjah!". Dhe ja tek është me sy nga ballkoni. Shpresa doli e
bardhë."Kisha" jo vetëm banonte në kat të dytë,po u rrëfye tek
ballkoni. U rrëfye dhe sytë i hodhi këtej nga Valteri.
Këtë
paraqitje,Valter F... e mori si "audiencë" dhe e zgjati paksa
minutazhin e pritjes. Për t'i bërë qejfin vetes,tha:" Po sikur të gjejë
një sebep e të vijë prapë këtu?". Tek hamendësonte me veten dhe e
"ngiste anijen në detin plot shpresë",pa që"Kisha" doli me
një qeskë në dorë. E pa"karakollin" pa luajtur nga vendi dhe ia
përplasi:-Paske pasur sy të bardhë dhe më more në qafë:m'u thye vazoja ku kisha
një tulipan të bardhë! Tjetri,pa e prishur terezinë ia pat:- Ah,të isha unë
ajo"vazoja" dhe le të bëhesha dyzet copa veç të më kapnit ato duar!
Tani ajo e kuptoi që,i panjohuri kish nevojë për fre dhe jo për ngasje. Qendroi
pak,si për t'u mbushur me frymë, dhe,tek
e pa që ai nuk ia hiqte sytë,tha:- Kështu sillesh me të gjitha femrat,se,siç e
shoh,je në moshë të atij poetit hokatar të GREQISË së Lashtë,ANAKREONTIT dhe
sikur ke marrë huqet e tij.
-ZONJË,-
foli Valter F...,unë nuk sillem kështu me të gjithë femrat,por,ZOTI të më
ndjejë nëse rashë në gjunjë e bëra kryq, se ZOTI ka"punuar me hile"
dhe unë u dorëzova rob i gjallë.Kështu hidh e prit,- tha zonja,- nuk kemi për
të mbaruar kurrë. Klubi nga këtu nuk është as 50 metra larg,të ulemi e të
njihemi më mirë.
Valter
F... u bë me krah dhe,pasi e la" Kishën" të printe para,hynë në klub.
"KISHË",-
tha Valteri,- çfarë do pini?-Një ujë pa gas dhe një expres.-Bëj dy,- i tha
kamerierit,VALTERI.
Dhe
u ulën,dhe shkëmbyen
"kredencialet". Qenë dy hapa larg dhe nuk njiheshin."Kisha"
banonte vetëm.Qe mesogrua, por tregonte më e re se ç'ishte. Ai,tek dëgjonte seç logoriste ajo për jetën e saj,
mendonte"betejën e afërt". Mirë syri,- thoshte Valteri,- që bën
hatanë,por a je i gatshëm të"ndeshesh" trup më trup me të? Dhe iu
kujtua HYGOI që i njihte deri në moshën që ka sot VALTERI,të tilla beteja.
HYGOI ka thënë me të drejtë:"Një femër e zhveshur,është e armatosur".
Sa kujtoj këtë thënie, Valter F... tha me vete:-Ajo e armatosur dhe unë i
çarmatosur!
Ç't'u
desh që do të lërosh arën me tre qe/ o Valter-be? Dhe po vet tha:"Po u
qethe me shelege, të zë grëshëra!".
Ndërkaq
"KISHA" i kish dhënë fund fjalës së saj dhe Valteri hapi "
tefterët" e tij. U bënë
"konfidentë" dhe shkëmbyen numrat e celularëve. U ndanë aq ngrohtë,sa
të qenë të njohur të vjetër. "KISHA" do shkonte në ITALI ku kish
vajzën të martuar.
E
mira pret,- tha Valteri,kur u ndanë.
* * *
"KIShA"
qendroi një muaj në ITALI dhe,sa u kthye, e mori në telefon. Takimin e lanë tek
"TAIVANI". Ka më tepër hapësirë dhe është kohë covidi. Vaxinat i kemi
bërë,por dhe ZOTI që është lart,- tha KISHA,-thotë:"Ruhu,të të
ruaj!". Tërë natën VALTER F... nuk fjeti gjumë. U nis,si zakonisht,në orën
7.00 dhe në 7.30 mbrriti tek "Taivani". KISHA kish mbrritur para tij. Sa e pa
Valterin,iu hodh në qafë dhe e puthi. Ata që e shihnin,mendonin se
një"mbesë"po puth gjyshin e
saj."Audienca" vërtet qe e ngrohtë,por VALTERI (ndoshta dhe
ajo),mendonte se ç'do ndodhte më tej. Ndënjën aty,gati një orë dhe të dy bashkë
u kthyen në shtëpi. Qenë afër dhe,kur do ndaheshin,KISHA i tha:- Hajde ngjitemi
tek unë. Jo vetëm i tha,por priu përpara dhe ai si"ogiç" i ra pas.
Hynë brenda dhe,pasi e uli në një nga divanët e saj, shkoi diku. Me sa duket,-
tha Valteri,- është futur në banjë. Kur
dha ballë,kish veshur një rrobëdeshamb të hollë dhe,sa u afrua tek Valteri,i
dha tutje nga supet dhe u shfaq nudo,e tëra siç qe. I vështroi si i trullosur
të gjitha nishanet.Valter F... ndalon tek buzët. Dua që t'i prek ato buzë me të
miat. DHe ashtu dhe bëri.
Jo
kështu,- foli KISHA,- pa hajde,zhvishu dhe ti.
Valter
F... sikur u godit nga rrufeja. Trupi i tij,tani.në këtë moshë, i ngjan një
dordoleci nga ata që vënë fshatarët në kopshtet e tyre për të trembur zogjtë.
Iu kujtua ajo thënia:-Jep një grosh dhe hyn
në valle,jep pesëqind e nuk del dot. U zhvesh dhe vuri re se trupi që u
afrua qe aq i ngrohtë si përvëlim. Lëkura e saj qe e butë dhe,kur gjinjët e saj
i futi në gojë,mendoi se do vdiste. Kishte një aromë ndjellëse dhe trullosëse.
Atje,mbi shtratin e saj ku qenë shtrirë,ai qe robi dhe ajo "zoti" që
kish hipur lart dhe lozte "arushë" me të. Sado i trullosur,VALTER
F... mendoi për një çast:këtu takohet toka me qiellin. Sa sensuale që është!
Duket e ka këtë sensualitet me tepricë.E vetmja dëshirë që ka tani është:të
qëndrojë sa më gjatë pranë këtij sensualitetit.
Kur
u "kthiellëm",vështruam njëri-tjetrin sikur të çmonin ç'kishin bërë
dhe VALTER F... u ngrit,ia mori fytyrën
me të dy duarët dhe e puthi gjatë dhe pa ndërprerje. Lëshoi fytyrën dhe zbriti
tek gjoksi dhe,sakaq,aroma që vinte nga trupi i saj,u bë sunduese dhe kish fuqi
tunduese.
Dhe,mjerisht,kjo"betejë"
nuk mund të zgjaste pafundësisht. Aromën e saj sikur e mori me vete dhe,tek
shkruan,është nën efektin e asaj mbrese
aq gjallëruese.