Editorial
Sadik Bejko: Kryeministri im - instrument në lojën e një vocërraku si Vuçiqi
E merkure, 25.08.2021, 07:33 PM
Kryeministri im -
instrument në lojën e një vocërraku si Vuçiqi
Nga
Sadik Bejko
Në
prill 1969, në ditët kur u mbajt Kongresi i dytë i Lidhjes së Shkrimtarëve të
Shqipërisë, me shkrimtarët Sterjo Spasse dhe Pano Çuka kemi pirë një kafe aty
pranë kishës katolike te rruga e Kavajës. Në kafe na ftoi Sterio Spasse. Panua
ishte minoritar grek nga Pogoni i Gjirokastrës, Sterioja ishte sllav nga
Prespa. Midis të tjerash Sterioja tha: Po u them se Ballkani do të bjerë në
paqe kur sllavi, greku e shqiptari të jenë në miqësi e paqe siç jemi ne të tre
në këtë tryezë tani. Mbase më të rinjtë do t’ia arrijë kësaj dite.
Këto
fjalë i mbaj mend si një inspiratë e mendjeve të bukura të vendit tim. Një
ëndërr që pret të arrihet.
Kur
Spasseja thoshte sllavi, ai kishte parasysh bullgarin, serbin, kroatin,
sllovenin, malazesin, gjithë arealin sllav të Ballkanit.
Tani
na dalin dy burra Edi Rama dhe Vuçiqi që thonë ne e kemi bërë Ballkanin të
hapur vetëm me një të dhjetën e tij, Ballkan i hapur vetëm me Beogradin,
Tiranën, Shkupin…
Tallen
këta me ne?
Pastaj
Vuçiqi thotë se unë jam mik i madh me Ramën dhe i dua shumë shqiptarët e
Shqipërisë. Ne me Ramën, shton ai, tallemi e shkrihemi gazit me Haredinajn, me
Thaçët, me Kurtët e të tjerë politikanë të Kosovës.
Këtë
e pranon dhe Rama. Madje atij, Ramës, nuk i plas fare “Luli” për Haradinajn e
për Kurtin.
Rama,
i indinjuar, na shfryn duke thënë që Bregoviqi është gati një engjëll dhe ata
që protestuan kundër tij, janë fashistë. Bënë një fushatë fashiste kundër tij.
Si duket Ramën e kanë mësuar stanishiçët që ka si këshilltarë, që fashizmin,
teorinë e gjenocidit që ka frymëzuar luftërat e serbëve në Ballkan, nga
Akademia e Beogradit ta sjellë në Shqipëri. Të harrojë se fashizmi me teza, me
praktikë spastrimi të popullsive, me shpopullim të territoreve prej vendasve
është i dokumentuar, i shkruar si projekt akademik nga Çubriloviqi, Andriqi,
Qosiqi, të cilët që prej më shumë se një shekulli kanë kërkuar spastrimin e
shqiptarëve nga Rrafshi i Dukagjinit.
Rama
bën sikur nuk e di, Rama do dhe e harron këtë projekt të përgjakshëm spastrimi.
Atë projekt që me zjarr dhe me hekur u mundua ta vërë në jetë Millosheviqi,
mentori dhe shefi politik i mikut të tij, kryeministri i ish-ministrit Vuçiq.
Rama
nuk është sylesh, nuk është as kokrra e gomarit që nuk e di se kush janë nëna
dha babai i fashizmit në Ballkan. Fashizmi me Çubriloviqin and Co, me Drazha
Mihailoviqin and Co, nënë e babë e vatër i kanë vetëm në Beograd. Deri më sot
asnjë institucion akademik, universitar, apo shtetëror serb nuk është
distancuar nga akademiku i zi, nga Çubriloviqi.
Rama
nuk është sylesh, as kokrra e gomarit që nuk e di se po të bësh lojën e
Vuçiqit, lojën që gjasme je mik i madh i shqiptarëve, por vetëm mik i
shqiptarëve të Tiranës, kjo do të thotë as më pak, as më shumë, atë që t’ua
futësh thikën në shpinë e deri në zemër kosovarëve.
Rama
ka vite që po e bën hapur, sheshit këtë politikë. Po luan me serbët në kurriz
të shqiptarëve pa iu dridhur qerpiku.
Si
mund të thuash se janë fashistë ata shqiptarë që folën, shkruan dhe protestuan
ndaj një koncerti që haptas ishte instrument politik? Ai koncert ishte gjethe
fiku në një politikë miqësie të shtirur midis dy popujsh, ku njëri nga këta
popuj, sërbët, kanë bërë shumë zullume mbi të tjerët. Shqiptarëve serbët u kanë
dhunuar territoret. Serbët kanë ushtuar krime e dhunë të pallogaritur mbi
njerëzit, mbi gratë e mbi fëmijët e Kosovës.
Këtë
politikë kundër shqiptarëve në favor të serbve më parë e kanë luajtur dhe Esad
Pasha, dhe Enver Hoxha.
Le
ta luajë edhe Edi Rama. Rama është politikan profesionist. Ai bën politikë. Ai
ka zgjedhur të luajë pro politikës së Beogradit. Por le të luajë ndershëm, ta
thotë shkoqur që më pëlqejnë projektet politike të serbve, më pëlqen të luaj
sipas interesave serbe në Ballkan.
Mos
ta mbulojë me gjethe fiku. Gjethe fiku si ato që Haradinaj dhe Kurti janë
primitivë, janë mediokër, janë injoratë
dhe vetëm ai, Rama, i biri i Kristaqit dhe i Anetës, është modern, ai, Rama,
është superpolitikani i zgjuar. Këto janë profka, nuk janë as gjethe fiku, dhe
as nuk arrijnë ta mbulojnë prapanicën e
tij të zbuluar ndaj serbve.
Serbët
luajnë me kinezët, luajnë me rusët, me amerikanët, pse mos të luajnë harushën
edhe me Edi Ramën.
Edhe
këtë lojë me shtatë porta të serbve Rama e di. Por ai ka zgjedhur të bëjë këtë
politikë. Ndërgjegjshëm ai është lojtar i politikës pro serbe në Ballkan. Ai
nuk po bën një politikë që nuk e do dhe që nuk e di se çfarë është.
Mbetet
vetëm një gjë: të ndërgjegjësohen shqiptarët. Shqiptarët le ta dinë, të jenë të
vetëdijshëm që në krye të qeverisë së tyre kanë një lojtar të devotshëm serb.
Mendjet
e bukura në Shqipëri e kanë dashur Ballkanin të hapur, por të pastruar nga
armiqësitë dhe nga urrejtjet. E kanë dashur Ballkanin të bashkuar në miqësi e
barazi, në respekt të ndërsjellë për secilin nga popujt.
Serbët
a e kanë dashur kështu Ballkanin? Nëse nuk e kanë dashur dikur, pse nuk
kthejnë, të kërkojnë falje për çka ka ngjarë deri më sot? Të na thonë që e duam
Ballkanin në barazinë e respektin e popujve, jo për të sunduar e për të diktuar
mbi popujt e tjerë.
Shumë
njerëz pyesin: pse politikanët serb nuk kërkojnë falje për gjenocidin që i çoi
politikanët e tyre në Hagë. Është e
thjeshtë. Ata nuk mund të kërkojnë falje. Fajin për këtë e ka kultura e lartë
serbe. Etërit shpirtërorë të kësaj kulture, Çubriloviqi, Andriqi, Qosiqi
etj, janë ata që kanë projektuar
spastrimin etnik, gjenocidin, fashizmin kundërshqiptar. Politikanët e
përkohshëm e vocërrakë si Vuçiqi nuk mund të dalin kundër atyre (Çubriloviq,
Andriq, Qosiq etj) që mbahen ende si etër të shenjtëruar në kulturën e lartë
sërbe.
Më
vjen keq që Rama, kryeministri im, është instrument në lojën e një vocërraku si
Vuçiqi.