Editorial
Nikoleta Kovaçi: Dy vrasje, nji leksion dinjiteti dhe nji mjerim qe vazhdon
E hene, 23.08.2021, 08:02 PM
Dy vrasje, nji leksion dinjiteti dhe nji mjerim qe vazhdon...
Nga
Nikoleta Kovaçi
Vrasja
mizore e Marigones, 18 vjeçe, ne Ferizaj, nga dy meshkuj perversë dhe mazokistë
ishte tronditëse! Jo vetem per faktin se iu mor jeta nje vajze ne kulmin e
rinise se saj, ne majen e andrrave te saj, ne tentativen e pare me e ndryshue jeten e saj, por nga fakti qe dy
djem ne moshe burri me aq lehtesi arrijne te thyejnë gjithçka te shenjte qe me
kaq mund e kane ndertue brez mas brezi burra e gra te atij vendi, e te ketij
vendi! (Me falni nese bie ne nacionalizma e, ju open mind-et e dy aneve te
kufinit tone)!
Ngjarja
asht makabre, e tmerrshme, e turpshme, e pamundun me ia vue nji emertim! S’ka
ma keq, ma randë e ma e ndotun se aq! Nuk di, nuk gjej fjale e as s’di kush
mundet me e gjet nji fjale me e thanë per ate akt talibanesk!
Por
tej gjithe ksaj baterdie monstrash e perbindeshash qe i muer jeten Marigones,
me mbeti mendja te reagimi i menjehershem i policise, te percjellja me mjaft
etike, kujdes e vemendje e medias, te publikimi i menjehershem i fotove te
horrave ne te gjitha site-t dhe ne rrjete sociale!
Policia
nxori pamjet e kamerave te spitalit, identifikoi dy personat dhe menjehere
shperndau fotot e tyne neper media e pika kufitare! Nxori targen dhe llojin e
mjetit me te cilin leviznin, nderkohe asnje fjale nuk del per dy autoret dhe as
viktimen! Sigurisht autorët kuptohet lehte ç’a jane dhe sa janë! Kudo ndesh
ngushellime per familjen e te ndjeres! Policia dhe prokuroria veprojne me
maturi! Kane prangos njanin prej autoreve, ndersa tjetri hala nuk ash gjet!
Asnji fjale per te shkuemen e tyne, as familjet! Asnji fjale per lidhjen e
vajzes me autorin qe asht ne kerkim, e madje as mbi deshmine qe i kane marre
shokut te tij te arrestuem!
Menjehere
me shkon mendja te na! E ndalem te vrasja makabre Xhulianit ne Babice te
Vlores! Ca ore te mira e lame vetevrasje! Qilloi dikush qe e kqyri mire djalin
e pajete e i pa tri plage plumbi e prishi planin e vetvrasjes! Ma vone, kur u
mor vesh kush ishte e nga ishte, vrap me germue! Policia e Tiranes, Prokuroria
e Gjykata me vrap nxoren dokumentet! Xhualiani s’ishte djale i mire se i kishte
ba do sherre! Na i quajme precedente kriminale, se na i ka msue sistemi jone
mjeran i drejtesise! Djali nga Elbasani, me banim ne Babrru ç’a ka dashte maje
mali ne Vlore?! Atje s’duhet me shkel kush se atje asht vendi i kapove te
droges qe çdo minister e kane si fshesaxhi...sepse kumbarën e madh e kane
deputetin-kryeminister, ate qe e ktheu Vloren ne hambar bari e gjaku!
Ok!
Gaboi Xhuliani qe shkoi ne token e deputetit-kryeminister, po ai paska ba edhe
nje pune te ‘keqe’ ne te rijte e tij: qenka kap me dy sirianë ne makine! Qenka
arrestue, hetue e denue per ate ‘krim te rande’ e ‘veper te turpshme’ qe ka ba
me marr monedhat qe ndoshta as buken e nji jave s’ka mujt me e sigurue atje ne
Babrrune ku rrine ‘malokët’! Kur them; buken- kam parasysh buken thate-kte qe
gatuhet me miell serb, e jo ushqimin e nji jave (se mos po keqkuptoheni ju
pasaniket e vendit tem e te Xhulianit te ndjerë)!
E
keshtu u vendos; Xhuliani, 25 vjeç, ishte me rekorde kriminale! Si me thanë: A
moret vesh ju nacionaliste te paditun: ai djali ka qene i prape, ndaj ka shkue
edhe ne Babice te Vlores, ne vendin ku faleshin e falen drejtora policie,
prokurore, ministra e vet kryeminsitri! Sigurisht, nje djale nga Elbasani, qe
jeton ne Babrru te Tiranes, qe ka biografi te ‘keqe’ edhe mund te vritet
sarajeve te sulltanit te shtetit tone! Kurrnji fjale su tha ma qysh dje! U
mbyll me kaq! Viktima qe u gjend i pajete ne makinen ne emnin e nji gruaje nga
Tirana ishte me rekorde kriminale!!!
E
me kot nis me ba krahasimin mes dy reagimeve institucionale per dy ngjarjet!
Kaq e turpshme asht sjellja me vrasjen e Xhulianit e kaq me dinjitet sjellja
ndaj vrasjes se Marigones! Kaq e peshtire asht baltosja e tentatives me hanger
buke e Xhulianit e kaq e denje asht lenia ne paqe e shpirit te Marigones!Sa
larg jena o Zot!
Masanej
arsyetimi ndalet tek pika e nisjes: Po, se ne Kosove nuk vidhen zgjedhjet, nuk
blihen zgjedhjet, nuk shiten njerzit, nuk blihet shpirti i tjetrit! Ata nuk
vriten per vota, nuk dezertojne ne komisione, nuk bajnë pazare te neveritshme
ne kurriz te vullnetit te lire! Sepse
ata te policia kane Njerez, te prokuroria kane profesioniste e te gjykata kane
besimin!
Sepse
ata kane dyer ku trokasin, kane vesh qe i degjojne e kane njerez qe iu
pergjigjen!
Sepse
ata s’kane media te shituna deri te dreqi, s’e kanë nevojen e perdhosjes se
tjetrit, s’e njohin sherbimin deri ne mohim ndaj çfarë do lloj pushteti...
etjjjj.