Speciale » Karanxha
Ilia Karanxha: Gentile Bellini dhe Skënderbeu ynë
E hene, 23.08.2021, 07:25 PM
Gentile Bellini dhe Skënderbeu ynë
Nga
Ilia S. Karanxha
Qëllimi i këtij
jetëshkrimi të shkurtër e të pjesshëm për veprimtarinë artistike të Gentile Belinit është të nxjerë në pah disa krijime të këtij artisti të
madh qysh në fazat e parë të
veprimtarisë së tij, si piktor
portretesh, kryesisht deri aty nga vitit 1468. Ky fakt do ndihmojë sadopak të njihemi sa më
afër me veprat e me talentin Belinit në hapat e para të karjeres së tij si
piktor. Në bazë të kësaj njohje mund të gjykohet më mirë nga pikpamja artistike
veprat e mirënjohura publikisht të këtij artisti të madh me ato që
pretendohen si të tilla që për
rastin tonë konkret bëht fjalë për
portretizimi e Skënderbeut. Deri më sot
një hulumtim i tillë nuk është bërë
asnjëherë nga studiuesit shqiptarë.
Debatet që një vepër arti t`i
atribuhon ose t`i mohon një piktori të
madh janë më se të zakonëshme në historinë e artit. Ndërkohë ato bëhen edhe objekt analizash të kujdeshme për të evitur
artibuime të pa sakta.
Në rastin
tonë konkret (kuptohet edhe në çdo rast
të tillë të ngjashëm) është më se e arsyeshme që vepra të pretenduara si të
Gentile Belinit të hulumtohen e të ballafaqohen lidhur ngushtë me jetën dhe veprën e Bellinit për të dalë tek Skënderbu
ynë. Rruga e kundërt, pra analizimi i
saj brenda kontekstit të ikonografisë kastriotiane, nuk mund të jetë e saktë mbasi ekzitojnë një larmi portretesh e po ashtu edhe një
larmi piktorësh, herë të njohur e herë të pa njohur, që krijojnë vështirësi në
përcaktimin e elementëve baziliarë të një
vepre siç janë data e realizimit,
autori i vepres por edhe raporti i
piktorit me personin e pikturuar. Kjo e fundit na shërben për të kuptuar në se
piktori ka pasur si objekt në portretizimin e vet personin dal vivo apo një portretizim
të tij. Kur mungojnë të gjitha këto elementë atëhere në qëndër të debatit vihet niveli artistik i vepres i krahasuar me vepra
të sigurta të piktorit për të cilin aludohet e në rastin tonë konkret me veprat
më të para të Gentile Bellinit.
Ideja e portrtit
nga dora e Belininit, në kontekstin e ikonografisë kastriotiane, u
sugjeruar për herë të parë në një
formë hipotetike nga antikuari dhe numismati austriak Friedrich von Kenner në fund të shekullit të
XIX. Kjo ide e re në ikonografinë kastriotiane
duhej të merrej në konsideratë me një farë rezerve dhe me një sy kritik.
Fakt që nuk është marrë në konsideratë
nga asnjë historiograf shqiptar. Në të
kundert besoj se do të kishim më pak mundësi të gabonim me veprën e parë të panjohur skenderbeiane që do na dilte përpara.
Në studimet e deri sotme, që kemi bërë nga pikpamja historiografike, biografike e
ikonografike, nuk kemi gjetur dot asnjë pikë kontakti mes Skënderbeut dhe
Gentile Bellinit. Tentojmë tani të
shikojmë këtë argument edhe në prizmin e
nivelit artistik mes veprave të mirënjohura
që kanë dalë nga dora e Bellinit kryesisht në fillimet e veprimtarisë së
tij artistike, të njohura unanimisht nga të gjithë studiuesit e Bellinit, të krahasura e të ballafaqura edhe me dy portret e Skënderbeut që pretendohen sot si vepra
të Belinit.
Fillimisht u
njoftua si një vepër e Bellinit portreti
në pronesi i familjes Curani nga Shkodra
të cilin e ka mbrojtur historiani
Kristo Frashëri dhe së fundi ish-
portreti i koleksionistit Prof. Richard I. Johnson
(1925-2020 – Chestnut Hill Massachusetts) publikuar e argumentuar
në “Zemra Shqiptare” nga studiuesit
Fotaq Andrea dhe Dritan Muka.
Ky
portret shoqërohet edhe nga një
shënim sqarues i shkrojtur nga një
person i pa njohur i cili me sa duket duhet të ketë qënë fillimisht pronari i veprës. Në të
lexohet : “Portret i
Kastrioti/Skanderberg, (vitet: 1405-1466), shek. XVI, Shkolla Italiane, sipas
origjinalit në Uffizzi, vaj, panel; (në pjesën lart, majtas portretit
shkruhet:) SCANDER BECO; (pas
panelit është shkruar me grafit:) “Gentile Bellini (1425-1501).
Duke
patur parasysh faktin se ideja e portretit të Skënderbeut e realizuar nga dora
e Gentile Bellinit doli për herë të parë
në fund të shekulli XIX ne një formë
hipotetike nga ana e Kenner-it shkrimi i
mesipërm i takon të jetë shkrojtur në
shekullin që sapo kaluam.
Bie
në sy gjithashtu fakti se personi i panjohur nuk di se kur ka vdekur
Skënderbeu. Ka një farë kontradite tek fjalët : “shek. XVI, Shkolla
Italiane, sipas origjinalit në Uffizzi”
Shekulli i XVI i referohet kohës kur është realizuar portreti ?
Pastaj tek Uffizzi nuk ekziton origjinali por kopja në shkallën e dyte të
originalit. (Mungojnë kopja origjinale por edhe rikopjimi që i bëri asaj
Paolo Giovio aty nga vitit 1540).
Sidoqoftë portreti i Skënderbeut hyri në Uffizzi pas vitit 1552. Gjithashtu
personi i panjohur që ka lënë shënimin nuk e di se në Uffizzi nuk
ekziston portreti origjinal por bën një referencë duke e vendosur atë portret pas portretit të
Uffizzit. Po ky person nuk di se kur ka
lindur dhe kur ka vdekur Bellini por gjithashtu i afrohet shumë. Pavarsisht
nga gabimet që ka bërë nuk duket se ka qënë krejt i pashkolluar. Përderisa ky
person i panjohur që sigurisht kishte interes ta shiste atë veper e vendos pas
portretit të Uffizzi (d.mth. pas vitit
1552) në këtë rast kuptohet që
portreti nuk mund të ishte i Bellinit.
Sidoqoftë shënimi ka plot kontradita. Pas gjithë këtyre gabimeve a duhet të
besjojmë tek fjalët “Gentile Bellini”?
Foto
1 e 2: Portreti i Skënderbeut në pronësi
të familjes Curani. Portreti i ish Prof. Richard I Johnson
Gentile Bellini
lindi më 1429 në Venedik dhe në pergjithësi
konsiderohet si djali i parë i Jacopit dhe Anna Innversi. I jati
Iacopo e qojti me këtë emër për të
nderuar ish-mjeshtrin e tij piktorin e
famshëm Gentile da Fabaiano. Në lidhje
me dedikimin e Bellinit drejt artit
të pikturës edhe pse nuk ekzistojnë
dokumenta konsiderohet si diçka e
sigurtë që ai mesimet e para i mori në punishten e të jatit të vet me gjithëse
në punimet e para ndjehet më shumë influenca e tij nga stili i kunatit
Andrea Mantegna por edhe nga ambienti artistik padovan. Ky fakt bie në sy më shumë tek portretizimi i Petrarkës i cili
konsiderohet si një nga veprat e para të
Bellinit dhe datohet aty rreth vitit
1460.
3 - Portreti i Petrarkës
4- Po në këtë periudhe pa një datë të
sigurtë kemi edhe portretin e një të riu
(Vaj mbi pëlurrë 26x31) i cili ndodhet
sot në Pinakotekën e keshtjellës Sforcesko në Milano.
4- Portret i një
djali
5 - Gjithmonë në
të njëjtën periudhë, pra pas vitit 1460,
është realizuar portreti i Shën Mërisë me Fëmijën dhe dy bamirës
(tempera mbi dru 74 x 46 cm).
5- Portreti i
Shën Mërisë me fëmijën dhe dy bamirës. (Madonna con Bambino e i due donatori
)
6 - Në këtë
periudhë është realizuar edhe portreti i
një dozhe (mendohet Pasquale
Malpiero; tempera mbi dru 53.3 x 42,5
cm) .
6- Portreti i një
dozhe
7 - Vepra Njoftimi
hyjnor (Annunciazione) sot në Muzeun Thyssen – Bornemisza
Madrid gjithashtu referohet aty mbas
vitit 1465 (teknika të perzjera mbi dru 33 x 124 cm). Për një kohë të gjatë kjo
veper ka qënë objekt debatesh për përkatësinë e saj. Është pranuar së fundi si vepër e G. Bellinit.
7. Njoftimi hyjnor (Annunciazione )
8- E para vepër e Belinit me një datë të
dokumentuar është portreti i plotë
i Të Bekuarit Lorenzo Giustiniani (temperra mbi dru 221x155 cm) i cili u piktura
më 1465 për kishën Shën Maria e
Kopshtit (Santa Maria del Orto) dhe u vendos mbi portën kryesore të kishës. (Po
kjo vepër pati më vonë shumë rikopjime në
gjysëm bust.) Duke qënë se
vepra ishte në kontakt me ambientin e
jashtëm pësovi mjaft dëmtime. Vepra në vetvete tregon gjithashtu
edhe pasionin e Belinit për portretin e në të njëjtën kohë duke ju
dedikuar artit ikonografik kishtar shikohej me sy të mirë nga autoritet
veneciane.
8- I
Bekuari Lorenzoa Giustiniani (Beato Lorenzo Giustiniani)
8/ 1 Detaj
Më 15 dhjetor
1466 Shkolla e Madhe e Shën Markut i ngarkoj Bellinit, për Sallën Këshillit, të realizonte dy tabllo të mëdhaja të cilat të paraqisnin episode nga
arratisja e ebrejve nga Egjypti (këto vepra u shkatëruan më 1485 gjatë
një zjari që pësoi Shkolla). Ja pra ndërsa Bellini ishte angazhuar në
realizimin e këtyre veprave madhore nga instutucionet më të rendesishme
veneciane të cilët e paguanin sa ju kërkonte,
Skënderbeu në Romë diskutonte me papën dhe me kardinalët për ndihma me qëllim që të vazhdonte luftën
mbasi Kruja vazhdonte të mbahej e rrethuar nga Ballan Pasha. Ishte një luftë për jete a vdekje. Mbrojtja e
shtetit të Skënderbeut ishte edhe mbrojtia e Italisë por kardinalët nuk para e
mendonin kështu. Nga mazi i shkurtit të vitit 1467 Skënderbeu u largua nga Roma
per të shkuar në mbreterin e Napolit ku pati ndihma mbreti Ferante. Më pas kur
kishte arritur në Shqipëri i mbritën edhe ndihmat e premtuar nga papa fakt qe e
ndihmoji të çlironte Krujën nga rrethimi.
9. Aty nga vitet 1467-1468 është edhe vepra Mëshirë mes Shënjtorve
Markut dhe Nikollës në pallatin dukal që
konsiderohet se Gentile Belini e ka realizuar nga një bocet i vëllajt të tij
Giovani Bellini. Gjëndet në Venetik
Pallati Dukal.
9
- Pietà tra i SS. Marco e Nicola (Venezia, Palazzo
ducale)
10.
Vendosim këtu edhe portret e një të riu
të cilat nga pikpamja e realizimit artistik duken shumë larg nga portretet tona që supozohen si të Bellinit.
10
- Portret i një të riu
11-
bis
Në shkurt të
vitit 1469 me rastin e vizitës të
Federiko III në Venedik, Bellinit ju akordua titulli i nderit «kont i pallatit» të cilën Bellini e pranoj me kënaqesi dhe në tabllonë Shën Mëria që ndodhet tani në
koleksionin Mond (Londra National Gall.,
pak më vonë se 1469 ) do ta firmosë : opus Gentilis Bellini Veneti
equitis (Këtë vepër nuk patëm mundësi ta gjenim- I.K.)
12 - Dante Aligeri
13- Në vazhdim po
vendosim edhe dy portretizimet që i
janë bërë doxhes Giovani Mocenigo në
vitet 1478- 1485. Bie në sy kontrasi mes personit të portretizuar dhe sfondit…! Një pikturim
i tillë nuk vërehet tek vepra jonë. Mungon kontrasti mes personit
të portretizuar dhe sfondit ku ai është
paraqitur pa folur këtu për reduktimin që i është bërë figurës së Skenderbeut
në krahsim me portretet më të hershme që njohim duke nisur nga ai në kodi i
Fenestelles (1465) në grafika tek vepra
Historia de vita et gestis...(1522) e Marin Beçikemit .. apo tek vepra e
Altissimos (pas vitit 1552)
13 – Doge Giovani
Mocenigo
14- Idem - Portretizim i mëvonshëm
Romanshorn 22.VIII. 2021