Mendime
Enver Bytyçi: Edi Rama u përpoq të mashtrojë shqiptarët
E shtune, 24.07.2021, 03:54 PM
Enver Bytyçi:
Edi
Rama për dy ditë, dy herë u përpoq të mashtrojë shqiptarët për të vërtetën e
Kosovës. Dje ai takoi Dua Lipën dhe iu drejtua me fjalën "çikë" e me
vlerësime të mëdha. Sot e vlerësoi Distria Krasniqin si "luaneshë"!
Mediet tona e përhapin këtë intrigë ramsiste në mënyrë normale dhe e shesin si
"patriotizëm" të Edi Ramës.
Por
si qëndron e vërteta? Para dy-tri ditësh Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran
Zaev folën online për minishengenin dhe do të mblidhen përsëri në Shkup në fund
të muajit. Ky takim virtual ndodhi vetëm dy-tri ditë pasi Albin Kurti e akuzoi
presidentin e Serbisë për genocid në Kosovë, madje jo për një, por për tri
genocide (1876-78, 1912-1913 dhe 1998-1999). Edi Rama në takimin virtual nuk
tha asnjë fjalë për mosmarrëveshjet e Vuçiç me kryeministrin Kurti. Nuk ia
përmendi as kërcënimet e përditshme që Beogradi ia bën Kosovës me ndërhyrje
ushtarake. Asgjë, asgjë!
Kjo
do të thotë se politikisht Edi Rama është palë me Serbinë dhe kundër Kosovës!
Eshtë në akord me Vuçiçin për ta izoluar Kosovën, për ta paraqit qeverinë e
Kosovës si "problemi" në bisedime e në dialog. Pra dhe për ta
vazhduar lojën e rehabilitimit të kriminelit të luftës, Aleksandër Vuçiç. Me
qëllim që në sytë e opininit publik ta maskojë këtë veprimtari antishqiptare e
destabilizuese, Edi Rama bën shou me sukseset e këngëtareve dhe sportisteve të
Kosovës!
Ky
është shumëfish i rrezikshëm! Ky duhet larguar si kërcenim dhe rrezik kombëtar!
Këtij i duhet një ortek i madh që ta marrë përpara e t'ia humbë të gjitha
gjurmët politike!