E diele, 06.10.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kadare

Ismail Kadare: Skëndërbeu, i paqortueshëm, kritikët po synojnë kalimin tonë nga ana e humbësve

E diele, 30.11.2008, 10:00 PM


Kadare
Nga Gazeta 55

 

Shkrimtari i madh, në një intervistë të gjatë për Tv Alsat, në Ditën e Flamurit kritikon përpjekjet e disa pseudohistorianëve për të revizionuar figurën e heroit tonë kombëtar, duke i cilësuar ato si me pasoja të rrezikshme. Gjatë intervistës ai flet edhe për mbijetesën e letërsisë në diktaturën enveriste, nevojën e rishikimit të historisë si dhe suksesin e fundit, romanin “Darka e gabuar''

 

Në panairin i librit doli libri juaj më i ri "Darka e gabuar". Sipas informacioneve ky libër ka shënuar një rekord shitjesh, gjë që hedh poshtë edhe idenë që lexuesit shqiptarë nuk janë më lexues të mirë?

 

Mendoj se ky është nje mendim i gabuar. Përgjithësisht eshte nje paragjykim planetar qe lexuesi i sotem ka pësuar një degradim bashkë me të edhe lexuesi shqiptar.Ky mendim bie ndesh me realitetin. Sot më shumë se kurrë ka libra që botohen ka letërsi që botohet dhe për pasojë më shumë se kurrë ka lexues. Ka ndodhur një ndryshim në ish boten ish lindore, ish-komuniste ku leximi ka qenë më i zhvilluar përpara, për arsye të kufizimit të jetës, për arsye fatkeqe. Tani lexohet më pak sepse lexuesi ka mundësi për të ndjekur një zhvillim kuilturor normal, jo vetëm me leximin. Por lexuesi shqiptar mbetet sic ka qene unë e kam thënë gjithmonë, një nga lexuesit më të mirë në Europë, me një bonsens të zhvilluar. Por pas një traumatizimi kaq të gjatë, të një izolimi tragjik, leximi pësoi një humbje drejtpeshimi. Tani ai është duke u rikthyer ngadale lexuesi tek libri. Janë gjëra që nuk ndodhin menjëherësh, por varet edhe çfarë i ofrohet lexuesit. Me këtë libër pata pak a shumë lexuesin e mëparshëm, pra një lexues të konsiderueshëm. Kuptova që bonsensi vazhdon dhe lexuesit nëse i ofrohen gjëra me vlerë, ai do të rikthehet pra nuk ka kokëfortësi apo braktisje të letërsisë.

 

Darka e Gabuar si vepra më e arrirë. Keni kulminacion në mjeshtërinë e shkrimit. Ju vetë e keni ndjerë këtë në procesin e shkrimit?

 

Zakonisht ndodh një gjë e tillë që shkrimtari çdo vepër të fundit kur e fillon kujton se po bën nje kulminacion, pastaj shumë shpejt e qorton këtë mendim dhe e ndjen shumë shpejt vendin që ka vepra e fundit në kuadrin e veprës së tij. Kështu që në fillim nuk ka vlerë vlerësimi që i bën shkrimtari veprës së tij, e fundit është e favorizuara në kokën e tij. Tani që ka kaluar njëfarë kohe që është botuar vepra, vërtetë është një nga librat e mi më të mirë.

 

Cfarë ndodh në fillesën e shkrimit tuaj, e keni ngjarjen në kokë nga fillimi në fund, si lindin personazhet?

 

Kjo është një pyetje nga ato që quhen profesionale. Zakonisht përgjigja është e ndryshme për shkrimtarë të ndryshëm sepse ashtu është e vërteta por unë do të bëja një ndarje tjetër, për zona të ndryshme të letërsisë përgjigja është e ndryshme sepse në zona të ndryshme të letërsisë, pra, letërsisë së rëndomtë, letërsisë serioze mbi seriozen, letrësisë së madhe shpjegimet janë të ndryshme. Ligjet e letërsisë ndryshojnë, sipas këtyre që unë i quajta zona të saj, cka është ligj për njërën zonë nuk është për tjetrën. Ligjet absolute janë të asaj që quhet letërsi e madhe. Sa më e thjeshtë të jetë letërsia, sa më e rëndomtë aq më e shpjegueshme është. Sa më e ndërlikuar të jetë letërsia sa me vlera të mëdha aq më pak e shpjegueshme është. Shkrimtarët qëe pretendojnë të kenë një letërsi serioze jo se refuzojnë, por mundohen të mos japin shpjegime për veprën e tyre sepse e dinë që shpjegimet nuk janë të sakta. kjo lloj letërsie ka shpjegimuin shumë të kufizuar dhe të mjegullt për fat të saj, dhe kështu duhet të jetë. prandaj cdo shpjegim që do japë shkrimtari është i pasaktë për të mos thënë që duke folur para publikut ai do të thojë me mendjen e tij "o zot cpo them, nuk po them të vërtetën. sepse e vëreta e krijimt është shumë e vështirë për tu shprehur, për tu treguar. dhe e kam përsëritur në një esse është e patregueshme dhe prandaj është mendimi që kam shprehur dhe unë se cështjet e laboratorit shkrimtari ska pse përpiqet ti tregojë. sepse laboratori ka lindur për të dhe do të vdesë bashkë me të.

 

Në fakt "Darka e gabuar" ka dhe personazhe që kanë ekzistuar vërtetë...

 

Po është e vërtetë po baza në letërsi nuk ka asnjë rëndësi, nisesh nga një fakt krejtesisht i rokshëm i jetës, nisesh nga një fakt i shpikur prej teje. letërsia përfundon që pjesa më e bukur e saj dhe me më vlerë është ajo cka trillon shkrimtari në mendjen e vet. Edhe kur bazohet në një fakt të vërtetë ka qindra fakte të vërtetëa tronditëse në historinë e botës, që nuk kanë dhënë letërsi sepse nuk janë trajtuar nga shkrimtarët. Ka fakte më të thjeshta që kanë dhënë letërsi të madhe sepse janë trajtuar.

 

Çfarë ndodh me procesin e shkrimësisë së Kadaresë, pas një kulminacioni të tillë sic e quajtëm edhe më parë, që është Darka e Gabuar, cfarë ndodh me veprën?

 

Mendimi i parë është që tashmë unë duhet të shkruaj një vepër së paku si kjo, po jo më pak të mirë ose s’do shkruaj. Shumë shkrimtarëve, mendimi i parë që u vjen është se ndoshta kjo është vepra e fundit.

 

Ju e keni menduar këtë?

 

Po.

 

Që darka e gabuar mund të jetë vepra juaj e fundit?

 

Kam menduar edhe për shumë vepra jo vetëm për këtë, është normalë për një shkrimtar...

 

Le të flasim për frymëzimin, cfarë është frymëzimi për Kadarenë?

 

Hyn në atë shpjegimin. Janë një sërë faktorësh që krijon atë që quhet frymëzim. Kështu që kafeneja, është vërtetë më komod dhe me një efikasitet tepër të lartë të punuari, atje nuk ri kot njeriu kur shkon për punë.

 

I keni shkruar të tërë librat tuaj atje?

 

Jo. Në Shqipëri për shembull nuk punoj dot në kafene, sepse meqënëse është vendi i vogël dhe njohja është e tillë, kjo gjë bëhet e pamundur, nuk punohet. Njerëzit nuk të shqetësojnë sigurisht, po mjafton që të shikojnë në dritë të syrit dhe nuk shkruhet.

 

Zoti Kadare a mund të ndajmë sonte së bashku mendime për dashurinë, për vdekjen për pavdekësinë, e një shkrimtari, ju tremb vdekja ju për shembull?

 

Jo, zakonisht unë mendoj se shkrimtarët nuk i tremb vdekja, zakonisht. Sigurisht si grup shoqëror, si një kastë, si ti quajmë një shoqëri komunitet, njerëzor shkrimtarët janë më pak të ndjeshëm, ose krijuesit përgjithësisht nga vdkeja sepse punojnë me të janë mësuar shkruajnë për të. Vetë letërsia është një art që i ka një pjesë të trupit të saj, e ka në vdekje vetvetiu është shumë e lidhur me mosjetën, mos të përdorim fjalën vdekje. Kështu që derisa punon me këtë lëndë, derisa i ke futur duart në këtë lënd vetvetiu je mësuar me të, vetëvetiu.

 

Flasim për dashurinë, po me dashurinë a mësohet shkrimtari. Sa dashuri kanë veprat e Kadaresë?

 

Disa herë më kanë bërë vërejtjen që s’para ka dashuri shumë. Nuk është e vërtetë, unë mendoj se ka, por është shumë e vështirë për t’u përcaktuar ka a s’ka dhe të bësh një gjë jo fort te nevojshme, në kuptimin që të diskutohet një gjë e tillë. Unë mendoj se më kanë kritikuar disa herë se ka pak femra që zënë vend, ose dhe kur zënë vend janë si të thuash me difekte. Po unë nuk mendoj kështu, mendoj se ka aq sa duhet, une s’e kam menduar fare këtë përqindje se sa duhet të ketë, sepse letërsia nuk është si të thuash filxhan kafeje, disa e duan me pak sheqer, disa me shumë, letërsia është tjetër gjë. Por për shembull ky libri i fundit për fat të keq është pëlqyer nga lexuesi shumë. Po e mendoja një ditë: ky nuk ka dashuri ose ka pak, ka shumë pak, për çudi kështu ka qëlluar. Në librat e tjera unë kam personazhe femërore, kam histori dashurie, nuk janë zotëruese sic ndodh, po janë përsëri zonat e letërsisë, zonat e poshtme të letërsisë kanë shumë më tepër dashuri ose kujtojnë se kanë.

 

Zonat e larta bëhen gjithmonë e më të vështira...

 

Eshtë e vërtetë ka shumë, po të shikoni zona e larta të letërsisë, ta zëmë një kryevepër të padiskutueshne botërore “Don Kishoti” s’ka dashuri fare ose ka një dashuri, një karikaturë të dashurisë, një tallje, e pengon këtë vepër? Jo. Po të marrim një vepër si Hamleti ka një dashuri të dështuar ose një moskuptim, asgjë tjetër. Nuk është e thënë që të ketë. Mund të ketë fare mirë, e gjithë vepra e Dantes është e mbrojtur nga një dashuri e tërthortë por veprat e tjera të mëdha, Kafka ka shumë pak. Që të vijmë të shkrimtarët modernë, Xhojsi ka shumë pak, se janë shkrimtarët e sotëm që duhet të kishin më tepër, meqënëse dashuria është një ndjenjë që në botë është shtuar...

 

Le të flasim për regjime të ndryshme dhe marrëdhëniet e shkrimtarit. Z. Kadare në regjime të ndryshme si është ky raport, si është kjo marrëdhënie?

 

Këtu ka shumë diskutime për këtë gjë, zakonisht unë kam mendimin se letërsia nuk duhet asnjëherë ta quajë veten, ose të pranojë të quhet viktimë. Letërsia botërore ka njohur vec regjime të egra zakonisht. Letërsia ka 3 mijë vjet që ekziston, ndërsa historia moderne e njerëzimit ka 2 mijëvjeçarë, letërsia ka 3 - është më e vjetër. Ajo zakonisht ka njohur periudha tepër të vështirae, tepër të errëta është mësuar me to. Letërsia nuk ka frikë nga regjimet, qoftë edhe diktatoriale. Eshte ndryshe nga c’thuhet, që një ide që ne do të ishim shkrimtarë të shquar, të mëdhenj po ne na qëlloi një kohë e keqe. Zakonisht ka qenë kohë e keqe për letërsinë, nuk ka qenë kohë e mirë, prandaj letërsia nuk ka frikë nga kjo, letërsia nuk është viktimë. Letërsia është po aq e ashpër sa tirania dhe ky është fakti që ajo mund të luftojë me të.

 

Ju a i keni bërë retushime veprës tuaj? Retushime politike?

 

Është një nga spekullimet që zakonisht bëhen ndaj shkrimtarëve. Janë disa klishe, njëra nga klishetë që bëhet së paku me mua është kjo cështja e retushimeve. Eshtë një gjë e pavërtetë absolutisht në thelb. Parimi i parë që është absolut për të gjithë shkrimtarët është që shkrimtari është zot i veprës bën ç’të dojë me veprën e vet, po ndërkaq ka një parim moral që nuk është i pari, po që vjen paralel me to, ose pak më poshtë, që epoka historike kur ka kalime dramatike nga një epokë në tjetrën sidomos nga një tirani në një demokraci. Asnjë shkrimtar serioz nuk retushon veprën e tij me qëllime politike. Ajo vepër që ka nevojë për retushime politike, ajo zakonisht është e dobët, ajo nuk ka nevojë, bie vetë. Kurse vepra e vërtetë nuk ka nevojë edhe kur ka mendime të gabuara politike. Ashtu ishin mendimet. Shkrimtari ashtu e ka shkruar veprën dhe nuk ka pse ta retushojë, sepse moralisht është e dënueshme. Shkrimtari veprën e ka publike. Cdo lexues mund ta krahasojë dhe asnjë shkrimtar nuk do që të thotë lexuesi: ah këtu paska patur një mendim prodiktatorial dhe e ka bërë kundër. Asnjë nuk e bën këtë gjë. Dhe në veprën time nuk ka të tilla. Por retushe artistike shkrimtari bën gjithë jetën kur ka mundësinë çdo rast të botojë veprën e tij ose ta ribotojë. Nuk ka shkrimtar vetëm të jetë ndonjë budalla që të mos ta dijë qe ka paragraf të dobët nga ana e teknikës së të shkruarit dhe të mos e shmangë me rastin e ribotimit. Këtu janë dy probleme që janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në veprën timë ka retushe artistike gjuhësore dhe nuk ka retushe politike. Keni vëllimi i pestë më duket është "Dimri i vetmisë së madhe". Unë nuk mund të them atje se me Hrushovin në sallë nuk hyri Enver Hoxha por hyri Enver Prifti. Ai ishte sic ka qenë. Nuk mund të ndryshojë asgjë. As nuk mund të ndryshojë fjalën që janë këmbyer, janë historike. Pra unë kur lë personazhin e atij që quhet diktator përse do të kem frikë nga ngjyrime të tjera të kohës. Eshtë fare pa kuptim, është në radhë të parë një mashtrim. Cdo t’i ndryshoja unë "Prillit të thyer" që është një vepër me gjakmarrje, do t’i ndryshoja këndin e pushkës kur qëllon ai, apo ku di unë peisazhin e malit ku ecën. Ose tek Kush e solli Doruntinën, cfarë do të ndryshoja, cfarë mund të ketë? Ku janë ndryshimet politike? Kur në këto vepra ka ngjyrime politike të theksuara nuk ka ndryshime si Dimri i Vetmisë së Madhe ose romani im i famshëm për të keq “Dasma” - që ka marrë namin tani si vepra ime më e dobët. Kur unë botoj veprën më të dobët e ia jap publikut e nuk i heq asnjë presje sepse e kam botuar si një model, ja një vepër që quhet e dobët e imja,dhe nuk ka asgjë të ndryshuar, as teknike dhe as gjuhësore. Dhe ka disa vepra, dhe romani im i parë “Qyteti pa reklama” nuk ka asnjë presje te ndryshuar, sepse është romani im i parë, kur unë isha student 23 vjec. Pra është i gjithi nje problemi fiktiv, i kotë dhe i pavërtetë në thelbin e tij.

 

Ju përmendet pak më parë Enver Hoxhën. Cila ka qenë marrëdhënia juaj me të. Ju e keni takuar atë?

 

Njëherë ne jetën time, midis klisheve që thuhen se Kadareja hynte dhe dilte tek shtëpia e Enver Hoxhës. Kam hyrë njëherë në jetën time, në vitin 71 gati 40 vjet përpara. Dhe kjo ka qenë e para dhe e fundit. Mund ta kem takuar kur vinte tek Kongresin e Shkrimtarëve apo në ditlindjen e tij kur shkonin 30 shkrimtarë, dhe i jepnim dorën të gjithë.

 

Mund të na thoni dicka më shumë për këtë takim...

 

Takimin e kam pershkruar në një si mund ta quaj kujtim, ese. Edhe për këtë ka patur spekulime. Enver Hoxha para se të vdiste, jo ai vetë ndoshta, por Instituti i Marksizmit i kërkoi njerëzve që kishin takuar Enver Hoxhen të përshkruanin takimin me të. Ishte e cuditshme se të tërë ata që do të përshkruanin takimin e dinin se ai të tëra do ti lexonte vetë.Dhe kuptohet se si të gjithë ranë në një gjendje jo komode të shkruash të bësh një farë portreti ose nje rëportazh të asaj që ka ndodhur dhe të bësh portretin e tij si e ke parë ti duke e ditur që ai do ta lexojë.dhe unë kam shkruar takimin me të, dhe është botuar pas vdekjes dhe këtu ka qenë pabesia se u kërkua paara vdekjes dhe e botuan pa u dhënë sqarimi se kur janë shkruar. Mirëpo ky fakt është i njohur dhe mund të verifikohet plotësisht. E kam përshkruar më duket saktësisht takimin, nuk ka elozhe ka një përshkrim të saktë duke thënë kryesisht përshtypjen e mirë, mund të them se përshtypja ashtu ka qenë nuk mund të them se pata nga ky takim një përshtypje të keqe. Takimi ishte dy orë e gjysëm, ku unë kam folur disa minuta dhe ai ka folur dy orë e gjysëm. Po është e vërtetë.

 

Cdo të thotë kjo, se raporti është kaq shumëfish, sa sigurisht duhet të ketë edhe një domethënie?

 

Nëse do kërkohej një domethënie, është kjo që ai kërkoi të linte një përshtypje të mirë, tregoi për mbledhjen e Moskës një sërë detajesh shumë interesante, bëri portretizime të personazheve, tregoi gjendjen e vet shpirtërore, trazimet e tij. Tregoi kujtime nga Gjirokastra, dmth foli, foli vazhdimisht, duke dashur kryesisht - jam i sigurt - normale që një shef shteti partie të dëshironte të linte një përshtypje të mirë ndaj shkrimtarit. Tani lind pyetja, po shkrimtari ndaj tij? Fakti që unë fola shumë pak do të thotë se me sa duket përshtypjen e kisha dhënë me librat e mia dhe ndoshta nuk e kisha në dorë të flisja ose jo se dhe nuk mund t’i prisja fjalën, por edhe mund të ndërhyja. Njëherë i thashë jam dakord me ju shoku Enver dhe atypëraty thashë që ky njeri nuk është mësuar ta dëgjojë këtë “jam dakord”. Një gjë që ne e themi në jetën e përditshme dhe thashë më mirë ta kufizoj fare të folurin, dhe e kam dëgjuar.

 

Ka një debat shumë të madh për rishkrimin e historisë sidomos duke përfshirë periudhën e komunizmit në Shqipëri. Si mendoni se është parë kjo periudhë 18 vite pasi e kemi lënë?

 

Diskutimi është farë i qartë. Sigurisht që një epokë e caktuar që quhet plotësisht e gabuar në jetën e një kombi është shkruar gabim sepse është shkruar nga fitimtari. Natyrisht që historia e komunizmit do të rishihet. Të gjitha fazat e komunizmit janë shpjeguar në mënyrë të gabuar dhe e vërteta duhet rivënë në vend. Forcat shoqërore që kanë luftuar në Shqipëri, lëvizjet komuniste e antikomuniste, lëvizja balliste, ajo mbretërore, të gjitha këto janë shkruar gabim dhe e vërteta kërkon që ato të rishihen. Prandaj më duket e çuditshme këmbëngulja që të mos rishkruhet historia. Cila histori? Kjo pjesë e historisë natyrisht që do të rishkruhet. Pjesa e mbretërisë ka disa variante, ajo që është shkruar në kohën e mbretërisë ndoshta edhe ajo kërkon retushim. Historia gjithmonë kërkon saktësime të mëvonshme, nuk ka asgjë të keqe. Por ajo ka më pak nevojë, e aq më pak ka nevojë historia mijëvjeçare e Shqipërisë, që përgjithsisht nuk e kemi bërë vetëm më tepër e kanë bërë të huajt se ne, përgjithësisht është e saktë. Prandaj këtu është spekullimi që ngatërrohet termi rishkrim i historisë. Thuhet në mënyrë mjegullore dhe nuk kuptohet, dikush kupton njërën fazë dikush tjetrën. Rishkrim është i nevojshëm për një pjesë, dhe i panevojshëm për një pjesë tjetër dhe rishkrim është disa herë skandaloz sic është debati që po bëhet tani që unë do ta quaja të turpshëm, debati për revizionimin e Skëndërbeut. Nuk kuptohet qellimi ku është. Është shumë i errët si qellim. Nuk kuptohet pse.nuk kuptohet si dhe cili është shkaku themelor e shtyn këtë gje në mos qoftë një shkak tepër banal por i shëmtuar.

 

Cili është qendrimi që sipas jush po mban shoqëria shqiptare për regjimin e kaluar?

 

Qendrimi duhet të jetë i qartë, ende nuk është. Është e kuptueshme. Është kërkuar nga të gjitha vendet ish komuniste të dënojnë krimet e komunizmit si një proces që do të cojë këto vende përpara. Ne jemi ndër më të fundit për të mso thënë i fundit prandaj shoqëria shqiptare duhet ta zgjidhë këtë problem...

 

Ju thatë pak më parë nëse do të hapet dokumentacioni. Në fakt ju jeni pro apo kundër këtij debati që vjen herë pas here në Shqipëri për hapjen e dosjeve?

 

Absolutisht. Eshtë barbare të thuash që të jemi kundër hapjes së të vërtetës sido që të ketë ndërlikimet ajo. Eshtë më mirë gjithmonë ajo të hapet sesa të rrijë e mbyllur. Të propozosh mbylljen është një gjë si të propozosh jetën dhe vdekjen, dua errësirën, dua vdekjen...

 

Së fundmi pas botimit të monografisë Skëndërbeu të Oliver Jens Schmitt është hapur një debat pro dhe contra figurës së Skëndërbeut. Sipas jush pse tani ky debat dhe cfarë synon?

 

Debati është krejtësisht i gabuar, turpërues për Shqipërinë, për kombin shqiptar për dinjitetin e kombit shqiptar. Do të kujtohet si një gjë e neveritshme më vonë sic kujtohen barbaritë e Haxhi Qamilit ose të Esat Toptanit. Ky është një debat që përsëritet nëpër shekuj. Problemi është shumë i thjeshtë. Eshtë një mashtrim kolosal në radhë të parë. Skëndërbeu është një figurë që nuk ka c’t’i qortohet. Ka figura kundërthënëse në botë sic është Napolon Bonaparti. Ka lavdi, ka edhe vërejtje të shumta, megjithatë e ka zënë vendin e tij në historinë e Francës, në qytetet franceze me bustet e tij. Të kthehemi në Ballkan - i famshmi Drakula i rumunëve. Ka qenë një prijës rumun që ka luftuar në perandorinë osmane, por duke qenë tepër i egër, e liga e mizoritë e tij e errësuan figurën dhe ndërsa rumunët mundohen më kot ta mbrojnë, disa natyrisht e kanë mohuar. Europa e ka hedhur poshtë me përcmim dhe ai është bërë simbol i së keqes. Pra komuniteti europian ka qenë i pamëshirshëm me figurat që ndonëse kanë kryer një rol heroik nga ana e jashtme kanë qenë të papranueshëm saqë janë mohuar. Tani cfarë ka bërë ky Skëndërbeu të keqe që ne shqiptarët duhet ta vëmë në diskutim. Dhe del një gjerman në mënyrë të papritur, kur ka nja njëmijë e pesëqind libra për të dhe ne duhet si servilë të ulim kokën të gjithë dhe të shohim c’thotë ky gjerman kur kemi qindra e qindra libra dhe vlerësime të padiskutueshme të Skëndërbeut. Ka qenë një kohë kur ai ishtë më i njohur në Europë se në Shqipëri. Figura e tij është zbërthyer nga të gjitha anët. Cfarë i qortohet Skëndërbeut? Eshtë vërtet për të vënë duart në kokë. Si është e mundur që kjo cmenduri të ndodhe në Shqipëri?. Ose kjo lidhet më një shëmti më të madhe që neve sot nuk e kuptojmë por që do të dalë më vonë. Është një lloj përpjekje për destabilizim psikotik të brendshëm të vendit. Se cfarë ka, ku e gjetën të keqen tek Skënderbeu. Disa e qortojnë se tradhtoi Turqinë. Del shqiptari avokat i Perandorisë Osmane që vetë Turqia e ka hedhur poshtë. C’është kjo Shqipëri e sotme? Disa kërkojnë heqjen e tij nga historia e Shqipërisë dhe vendosjen e Ballaban Pashës në vend të tij. Shikoni pra një kthim kokëposhtë, një tallje me kombin shqiptar.

 

Disa thonë që emri i babait është Ivan dhe jo Gjon?

 

Domethënë Skëndërbeu ka këto dy alternativa që i lejohen tani nga renegatët tanë ose të Kosovës, se edhe këta nuk janë më pak aktivë në këtë gjë. Dhe është një turp gjithashtu për Kosovën që ka problemin themelor sot që të mbajë pavarësinë, ta ushqejë pavarësinë dhe lirinë e sapofituar dhe si për cudi disa prej gjoja intelektualëve të Kosovës i vënë një njollë kësaj aspirate për të cilën u derdh gjak, e vënë në dyshim papritur dhe duan të tregojnë se edhe nese do ta mbajmë Skëndërbeun ose do ta hedhim si figurë negative që paska tradhtuar Perandorinë Osmane meqë tek ne njerëzve u vika keq për këtë perandori. Unë nuk e kuptoj pse. Ose nëse do ta mbajmë, do ta mbajmë si serb. Kjo është shpifje monstruoze. Në fillim u gjet që babai i Skënderbeut paska pasur një grua sllave. Kjo mund të jetë e vërtetë. Tërë feudalët, tërë princat e Europës merrnin gra të huaja dhe asnjëherë gruaja e huaj nuk kthente identitetin e vendit. Tani i gjetën edhe babanë, na e paska serb. Ky është kuptimi i shëmtuar i kësaj, dmth që nëse kjo figurë do të mbahet do të mbahët si figurë më zanafillë sllave, që nuk është e vërtetë fare, dmth që Kosova do të kthehet përsëri në statusin e provincës serbe dhe normalisht kryezotin e saj heroin e saj do ta ketë serb. Shikoni pra "harmonia" do të kthehet si më parë, Kosova ka qenë provincë e Serbisë dhe heroin tani ia gjetën, e paska patur serb, dhe është normale statusi i përjetshëm i saj që duhet të kthehet përsëri aty ku ka qenë dhe është turp për Kosovën për intelektualët e saj që nuk gjejnë energji për të vënë në pozitë të vështirë ata që janë bashkuar në këtë shëmti. Në radhë të parë mendoj se përgjegjësia është këtu tek ne.

 

Duket si një konspiracion universal po të flasim edhe për situatën në të cilën është Kosova?

 

Atë unë nuk e them se po të them gjysëm fjalë do të thonë të gjithë se ne këto teori konspirative nuk besojmë më. Është nja alibi në këtë zonë që jetojmë ne shqiptarët se të bëhen të gjitha poshtërsitë e dheut me këtë mbrojtje që as mos dyshojnë se nuk duhet dyshuar, se kështu dyshonte Enver Hoxha

 

Kujt i bën mirë dhe keq ky debat?

 

Ky i bën keq Shqipërisë, u bën mirë të gjithë atyre që dua ta shohin mundësisht kombin shqiptar të përmbysur, edhe jashtë Europës. Është debat antishqiptar e antieuropian. Skënderbu nuk është vetëm njeri i shpatës, por edhe i vizioneve të mëdha proeuropiane. Është vizionari më modern, jo vetëm i Shjqipërise por edhe i Ballkanit. C’është Ballkani sot po psherëtin mezi po pret të hyjë në Europë. Kush nga të parët prijës të Ballkanit ktheu sytë nga Europa. Nuk ka tjetër si Skëndërbeu. E kam thënë në një intervistë tjetër homologu i tij më i afërt ishte Gjon Huniadi i Hungarisë bashkëkohës, bashkëluftëtarë aleati i tij më i ngushtë e megjithatë Huniadi që është nga qendra e Europës nuk ka atë njohje që ka Skëndërbeu. Pra kemi gati dy binjakë dhe Skëndërbeu e ka marrë gati nje aureolë të përgjithshme në kontinent dhe ne për turpin tonë duam ta rrëzojmë. Kurse hungarezët e kanë heroin e tyre dhe me të drejtë e nderojnë.

 

Para këtij debati dhe pothuaj në të njëjtin rrafsh ka qenë ai me Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarëve. Pse ky rikthim i herëpashershëm i debatit për identitetin tonë kombëtar. Cfarë ka të paqartë?

 

Nuk ka asgjë të paqartë. Paqartësinë e krijojmë vetë ne, në mënyrën më monstruoze që mund të mendohet. Problemi është shumë i thjeshtë. Problemi është i zgjidhur nga tradita e mendimit njerëzor. Popujt kanë njohur sundime, popujt europianë të ballkanit se kështu janë pjesë e Europës kanë patur një fat të përbashkët, jemi sunduar shumë gjatë. Asnjë popull nuk e ka modifikuar indentitetin e vet duke ju përshtatur identitetit të sunduesit. Tani do të dalë Shqipëria me tezën se ne po e bëjmë këtë novacion. Dmth ne po shpallemi më të padenjët e Europës ctë them zuzarët e Europës të cilët që meqë na pushtoi ky pushtues jemi të detyruar të quhemi gjysëmturq, gjysëmlindorë. Pse ne hoqëm dorë nga kontinenti ynë cna shtyu? Dhe kjo është tragjedia që kthehet në një spekullim të madh politikë. Feja myslimane nuk ka asnjë lidhje të identifikohet me sundimin turk. Feja është tjetër gjë dhe administrata dhe sundimi turk ndonëse ishte edhe ajo që kontriboi për hapjen gjerësisht, këto janë të ndara. Kur Serbia bëri plane dhe llogariti që po e vë poshtë Kosovën dhe Europa do të rrijë duarlidhur shpresa e saj vetme ishte që do të shfrytëzontë myslimanizmin e shqiptarëve për ti thënë këta luftojnë për myslimanizëm dhe jo për liri. Shqiptarët e Kosovës luftonin në radhë të parë absolutisht për liri dhe përpara se të ishin myslimanë ishin shqiptarë dhe pastaj ishin myslimanë dhe katolikë. Katolikët e Kosovës e dërmuan u masakruan një lloj si myslimanët, dhe të dy nuk luftuan për fenë por për lirinë. Kurse Serbia donte të c’orientonte Europës të mos lejojmë krijimin e nje republike islamiste në Europë ndaj na lerni neve të lajmë duart me shqiptarët. Europa nuk i la dhe ajo tregoi një faqe te ndritur te historisë së saj , një emancipimtë jashtëzakonshëm që goditi ata të "krishterët" për të mbrojtur ata "myslimanët" Tani duke dalë kjo, kompromentimi me identitetin thua se shqiptarët duan të tregojnë ata paskan patur të drejtë që atje e kemi mendjen tek identiteti i gjymtuar dhe e lidhin cuditërisht me fenë sepse Turqia është larg e ka rrëzuar perandorinë osmane nuk ka punë me të. Prandaj bëjnë një ngatërresë të cuditshme, që nuk mund të bëhet. E kam thënë se tre grupet besimtare në Shqipëri, myslimanë, ortodoksë, katolikë janë barazisht shqiptarë, barazisht europianë.Nuk ka një portë të hapur më gjerë për katolikët, një më pak më të ngushtë pro prapë e gjerë për ortodoksët dhe një portë fare të ngushtë për myslimanët. Nuk ka porta të tilla Europa.Ka vetëm një portë për kombin shqiptarë që do të hyjë me tre besimet e tij me katër komunitetet e tij. Dhe këtë ne duhet ta mbrojmë si një gjë të shenjtë. Dhe këtu janë të tëra spekullimet. Cfarë po ndodh shikoni pikat e famshme te Ban Ki Mun si e quajme pika më e keqe e gjashta të mbrohet kisha serbe ne Kosovë domëthenë kjo propagandë që bëhet proosmane në Shqipëri dhe Kosovë intepretohet prej sërbëve shikoni ajo që thamë ne, këta e kanë mendjen atje tek perandoria osmane, pra na mbroni kishën. Kisha serbe kthehet papritur kundër lirisë së Kosovës, dhe shqiptarët nuk kanë atë mencuri dhe energji të tregojnë tjua kujtonë përsëeri se ne luftojmë për pavarësi dhe jo për atë që thoni ju. Ne në Kosovë kemi dy fe dhe të dy palët jemi të barabartë në principin e luftës sonë për të mbrojtur lirinë. Nuk e kuptoj cfarë ka të paqartë këtu. Nuk e kuptoj ckërkon ky identiteti i gjymtuar shqiptar, sepse nuk ka tjetër popull në Europë që të mbroj këtë turp që nga sundimi ndryshuam u bëmë përgjysëm. Pra dhe një sundim tjetër dhe bëhemi çerek.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora