Mendime
Dedë Preqi: Populli përcakton fituesin e zgjedhjeve
E hene, 08.02.2021, 08:00 AM
POPULLI ËSHTË BAROMETRI MË I BESUAR QË DO PËRCAKTON FITUESIN E ZGJEDHJEVE
Nga
Dedë Preqi
Zgjedhjet
e 14 shkurtit të këtij viti mund të jenë ndoshta ndër matjet më interesante
deri me tani, që me barometrin e vet qytetarët e Kosovës, do e japin
rezulltatin e peshës dhe rrolit të partive politike, dhe pikërisht populli
përmes votës së lirë do nxjerr një informizëm të përgjithshëm për të cilin do
përcaktohet se cilit subjekt politik do ia besoj qeverisjen e ardhshme të
vendit.
Sa
herë që vijnë zgjedhjet në vendin tonë duhet të na kujtohen përshtypjet e
zgjedhjeve të para të organizuara në Kosovën e lirë, mu atëherë kur filloi edhe
organizimi dhe rindertimi i shtetit të ri , me ç’rast ishin edhe zgjedhjet e
para demokratike të pasluftës, të cilat i fitoj me plot bindje LDK-ja, në krye
me dr.Rugovën, vizionarin dhe strategun e madh të pavarësisë së Kosovës.
Mirëpo,
mbas vdekjes së Presidentit Rugova, ndjehët jo vetëm mungesa e një presidenti
të afërt me popullin dhe shtetin, por edhe në LDK, sikur u shua ora e një prisi
të madh që do udhëheq me këtë parti, e cila kurrë më nuk mundi të përafrohet as
përsëafërmi hapave të tij.
Kosova,
e udhëhequr nga krahu i luftës, nuk duhet të mirret edhe si jo normale për deri
sa atyre iu besua lufta dhe çlirimi i vendit, mirëpo kush do ta besonte se një
pjesë e madhe e këtyre njerëzve të luftës me marrjen e pushtetit dhe udhëheqjen
e tyre brenda 20 vitëve të pasluftës, ata eskaluan me çdo gjë me keqpërdorimin
dhe keqmenagjimin e pushtetëve të tyre, të cilët për një kohë të shkurtër u
bënë edhe milionera në kurriz të popullit dhe në emër të asaj për që ata kishin
luftuar, duke ia humbur edhe vlerat e UçK-së, përmes veprimeve jo të ndershme
dhe arrogande.
PDK,në
krye me Hashim Thaqin, LDK, në krye me Isa Mustafën dhe AAK, me Ramush
Haradinaj, i bënë përvojat më të gjata në qeverisjen e Kosovës së pasluftës,
dhe për udhëheqjen e tyre flasin më mirë reagimet e qytetarëve të Kosovës, ku
gjendja sociale e rënduar nuk është vetëm e llojit të thjeshtë, nëse edhe këto
ditë dimri, shumë qytetarë të vendit gjenden edhe pa kulm mbi kokë, të cilëve u
mungon edhe kafshata e gojës, atëherë si do e quanim një barazi shoqërore me të
drejta të barabarta dhe në një vend demokratik e llojit të tillë.
Indexi
i shkallës së varfërisë para Covidit 19-të, në Kosovë, sipas „Business
Insider“arrinë deri në 55% , ndërsa papunësia arrinë deri në 40 %, dhe varfëria
e skajshme deri në 20 %, që do të thotë se, edhe Kosova është ndër vendet e
varfëra të botës, e cila gjindet në zemër të Evropës, e cila edhe kjo sikur po
e lë me një qëllim të caktuar mbas dore, duke ia kufizuar lëvizjen e lirë
qytetarëve të këtij vendi.
Ky
fakt është shumë i dhimbshëm për Kosovën dhe politikën e saj, sepse populli i
këtij vendi nuk e ka merituar një gjendje të tillë, një popull i cili ka
përjetuar lufta të tmershme dhe shtypje të vazhdueshme nga sisteme të ndryshme
deri në gjenocid dhe zhdukje totale, dhe tani në kohën e shtetndërtimit të saj,
po e përjeton edhe një lloj të kalvarit të vuajtjeve me një nënçmim të cilin po
ia jep keqmenagjimi i udhëheqjeve të dobëta dhe anarkia e pushtetëve që e
prodhon lidershipi i vet.
Është
fakt i dhimbshëm për shtetin e Kosovës, nëse dita-ditës, projektin e
shtetformimit të saj, e rrënojnë disa mikro-organizma të rrëzikshëm, që janë
pozicionuar në aparatin shtetëror dhe përmes tyre shteti i Kosovës, nuk mundet
kurrë të funkcionoj në parim me ligjet dhe Kushtetutën e saj ligjore, sepse
është kapluar dhe rrethuar me virusa të rrezikshëm edhe më të rëndë se Covidi
19-të, të cilët rrëmojnë thëmelet e shtetit dhe demokracisë të këtij vendi.
Kjo
platformë e qeverisjeve të deritanishme, e rëndoi deri në masë dhe po e rëndon
drejt përsëdrejti korrizin e popullit të Kosovës, sepse, përveq gjendjes së
mjerueshme të popullatës, këtu po pasurohet dikush me djersën e këtij populli,
i cili nuk mundet vet ta ndryshoj gjendjen pa ndihmën e shtetit, edhe pse
përditë janë kërkesat e mundshme për të gjetë ndonjë kompromis tjetër të
fuksionimit shtetëror në mes këtyre rrethanave të vështira.
Prandaj,
një gjendje e tillë kaotike politike dhe një gjendje që nuk lakmohet për të
mirë edhe pse qeveritarët ngrisin zërat e tyre se kanë bërë shumë, në realitet
është fyese vetëm për rininë e vendit, e cila në këto kushte nxitët me revoltën
e saj, nga kushtet e pa mjaftueshme të jetës së tyre në shkollë dhe punë, të
cilët ndjehën pa përspektivë dhe të lënë pasdore nga pushteti i vendit.
Duke
ndodhur në një situatë të pakëndshme popullata dhe shteti i Kosovës, kërkon
shpëtim kundër krizës së thëlluar, duke u pajtuar me zgjedhjet e parakohshme,
zgjedhjet e reja, si zgjidhje më e mirë për popullin e këtij vendi, zgjedhe jo
me vota të vjedhura dhe keqpërdorime të ndryshme, por me vota të lira të
qytetarëve të vendit dhe atdhetarëve jashtë vendit në mërgatë, e cila po bënë
edhe të pa mundërën për të realizuar të drejtën e votës së tyre në atdhe.
Përndryshe,
populli do jetë barometri më i besuar, që do e jep rrezulltatin e këtyre
zgjedhjeve, duke e përcaktuar subjektin politik që e meriton të udhëheq Kosovën
me ndershmëri dhe përkushtim, si dhe për t’ia kthyer dinjitetin këtij vendi,
njëherazi vota e lirë e qytetarëve të këtij vendi të jetë vendimtare, që do ua
caktojë vendin edhe dështakëve dhe gjithë atyre, që abuzuan me lirinë dhe
gjakun e dëshmorëve e martirëve të këtij vendi.