E premte, 25.06.2021, 10:31 AM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: 7 faktet pse duhet votuar numri 7 Anton Quni

E premte, 05.02.2021, 10:23 PM


7 faktet pse duhet votuar numri 7  Anton Quni  në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Nga Nue Oroshi

Shpeshherë votuesit në Kosovë gjatë zgjedhjeve votojnë me eufori herë duke votuar kandidat që i takojnë partive të tyre të preferuara madje pa e shikuar faktin dhe pa menduar fare se cilin kandidat po e votojnë që ta përfaqësoj qytetarin e Kosovës në Parlamentin e Kosovës. Më pas po ankohemi se kemi deputet të llojeve te ndryshme, që nuk janë fare te aftë për pozicionin politikë që e marrin në parlamentin e Kosovës. Për këtë është mirë se para se ti votoni kandidatët apo kandidatet tuaj, të dini se cila është arsyeja e cila ju ka bindur që ta votoni atë kandidat pavarsishtë se në cilën parti gjindet. Meqenëse jam pjesë e politikes gjermane tash e 15 vjet çdo veprim që e bëj në aspektin politik e bëj duke shikuar se çfarë kredibiliteti ka kandidati apo kandidatja që i jap përkrahjen publike, pavarësisht se nga cila parti vjen.

Kësaj radhe dëshiroj ti jap 7 fakte se pse duhet votuar numri 7 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni:

1. Gjatë luftës në Kosovë Anton Quni u shqua si komandant i zoti, ai mori pjesë në Betejën e Kosharës betejë e cila tregoj se kur luftohet me profesionalizëm dhe trimëri, arrihen suksese të duhura. Antoni në luftë ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Batalionit Diverzanto Vëzhgues, Shef i Operatives në GO-3 (brigadës 131, brigadës 134, BDV), Shef i Shtabit të Brigades 138 "Agim Ramadani". Në të gjitha këto detyra ushtarake u shqua me një profesionizem dhe trimeri të vërtetë.

2. Pas Luftës Anton Quni ka shërbyer në TMK dhe FSK, ku edhe dha një kontribut të çmuar profesional në përgaditjen e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Gjithashtu ishte përgjegjes i detyrës ku kreu me plot sukses detyrën e përgjegjesit për siguri të Kosovës në Presidencën e Kosovës.

3. Nga viti 2010 Anton Quni ka qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës. Fjalimet e ti në Parlament ishin fjalime që zgjonin kurreshtjën e qytetarve të Kosovës për faktin se çdo fjalë e peshonte me peshën e gurit duke thënë të vërtetën e Luftës së Kosovës. Rrefimi i Anton Qunit për luftën është rrëfimi për historinë e vërtetë te Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do te hyn në analet e historisë. E vërteta shpesh vonon por ajo del në shesh, falë dëshmive të atyre që e bën historin ku një vend kryesor e zënë edhe shefi i Shtabit të Brigades 138 "Agim Ramadani"-Anton Quni.

4. Anton Quni u shqua edhe në postin e Ministrit të Mbrojtjës të Republikës së Kosovës dhe Minister i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ku vetëm për një vit qëndrimi në këtë post arriti ti nënshkruaj disa marrëveshje të rëndësishme ku me kryesorja ishte që Ushtarët e Kosovës të jenë krahas ushtarëve amerikanë në angazhimet e tyre për mbrojtjen e paqës në botë. Ai në këtë Ministri e solli klimën e punës dhe të bashkëpunimit pavarësisht bindjeve politike, rajonale apo fetare të ushtarakëve të Republikës së Kosovës, duke u nisur nga parimi se ushtari i mirë duhet ti shërbej shtetit e jo partive politike.

5. Anton Quni asnjëherë nuk lëvizi nga bindjet e ti politike të qendrës së djathtë. Duke i takuar LDK-së qendrës së djathtë që është e regjistruar në kuadër të Partive Popullore Evropiane, Anton Quni ka një përkrahje të madhe nga CDU-ja në Gjermani si dhe partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.

6. Është ndër politikanët e rrallë në Kosovë ku edhe pas marrjes së pozicioneve të rëndësishme vite të tëra i ka qëndruar besnik qytetarëve të Kosovës, në çdo kohë dhe në çdo moment është i gatshëm që të takohet me qytetarët anë e kënd Kosovës dhe ti ndëgjoj brengat e qytetarëve. Më një fjalë çdo ditë pavarsisht pozicioneve politike që ka jeton me brengat e qytetarëve. Ky është tip i politikanit Evropian që dallon shumë nga filozofia e politikës lindore ku politikanët takohen me qytetarët vetëm gjatë fushatës elektorale, kurse kur marrin pozicione mbyllën në zyrat e tyre luksoze duke harruar problemin e qytetarit.

7. Anton Quni nuk është tip i politikanit që rrah gjokës për veprën që e ka kryer por gjithnjë kërkon rrugë dhe strategji te reja që shteti i Kosovës të ecë përpara. Ai asnjëherë nuk harron femijët e bashkëluftëtarve të vrarë por me sa mundësi ka pasur ju është gjetur gjithmonë pranë. Është tip i politikanit i cili ka dëshirë që më tepër të ndëgjoj nga bashkëbisedimi gjatë bisedave me bashkëpuntorët dhe dinë të dalloj shumë mirë dhe ti marrë parasysh këshillat dhe idet e mira qe i jep miku apo bashkëpuntori.

Këto ishin vetëm 7 faktët se pse duhet votuar numri 7 në listën e LDK-së Anton Quni. Me këtë shkrim i bëj thirrje të gjithë votuesve në Kosovë dhe diaspor, se para se të shkojnë tek kutitë e votimit mos ti mbuloj euforia por të votojnë me akullin e ftoftë të mendjes për personalitetet të cilët janë të përkushtuar që ta qojnë Kosovën përpara. Këtë e them për faktin se si njohës i politikës ndërkombëtare që jam unë kam arritur në përfundim se gjithmonë në Evropë kur në pushtet janë Partitë e Qendrës së Djathtë gjithmonë ekonomia e shtetit zhvillohet dhe shkonë përpara. Sa herë që në pushtet janë partitë me koncepte të majta politike edhe shtetet më të mëdha me ekonomi të zhvilluar në Evropë kanë probleme ekonomike. Në këtë rast nuk përjashtoj asesi ata te cilët ishin nëpër pozicione  politike dhe qeverisese, tash e 20 vite, dhe që e keqpërdoren besimin e qytetarëve me korrupsion dhe gjëra të ndryshme që e dobësuan shtetin e Kosovës ata duhet liruar politikën pavarësisht se cilës parti politike i takojnë në Kosovë.

Autori është Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit"

Asambleist i CDU-së në qytetin e Kielit të Gjermanisë që ka 250. 000 banorë

Udhëheqës i politikave për të huaj dhe migrim në Grupin Parlamentar të CDU-së në Kiel.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora