E premte, 18.06.2021, 12:39 AM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Nëse Donika bëhet deputete, si ndjehet Isa?

E diele, 07.02.2021, 10:44 AM


NËSE DONIKA BËHET DEPUTETE, SI NDJEHET ISA?

Nga Xhafer LECI

Si mund ta arsyetojë para anëtarësisë të LDK-së, Isa Mustafa, zgjedhjen e Donika Gërvallës, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga një parti e majtë, siç është LVV?!

Jo vetëm antarësia e LDK-së në Mërgatë dhe Kosovë, por mbarë populli shqiptarë e dinë sa shumë ka kontribuar në të gjitha fushatat Donika Gërvalla!!!

Po e përsëris, ashtu si në shkrimet tjera, se LDK-ja ishte organizata më e madhe dhe më e fuqishme politike në historinë e Kosovës. Si e tillë, punonte drejt për arritjen e qëllimeve tona shekullore, për pavarësinë dhe institucionalizimin e shtetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Dega e LDK-së në Gjermani ishte më e madhja e mërgatës shqiptare dhe promotori kryesor i themelimit dhe organizimit të degëve tjera në mërgim.

LDK-ja në Mërgatë ishte hambari, Trepça e të gjitha arritjeve dhe sukseseve tona, si arsimi, shëndetësia, zbutja e varfërisë. Dhe më vonë edhe organizimi dhe përkrahja fizike, materiale dhe morale e luftës sonë çlirimtare 1998-1999, pa harruar edhe kontributin e forcave tjera politike, shoqatave,klubeve, shoqërive në mërgim dhe Kosovë… Këtë parti apo lëvizje popullore, e udhëhiqnin njerëzit intelektualë, më të devotshëm dhe më të dijshëm, si Dr. Ibrahim Rugova, akademikët Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti, Prof.Dr.Jusuf Buxhovi dhe shumë të tjerë. Prandaj, populli e kishte besimin dhe ua jipte votën.

Është e dhimbshme shkuarja në amëshim e kësaj plejade brilante intelektualësh dhe ndërprerja e vazhdimësisë drejtuese, në gjurmët dhe trashëgiminë, të cilët e lanë themeluesit e LDK-së. Idealistët rugovistë, me metoda perfide, shumë prej tyre i menjanuan, i anashkaluan dhe, së fundi, dhunshëm i larguan. Jo pse nuk kishte kuadro të tjerë, por, në rrethana shantazhuese pranuan konformizmin dhe heshtën, për devijimet dhe aleancat e dyshimta të shefit të ri, Isa Mustafa.

- Shumë e dhimbshme që LDK-ja ka mbetur nën sundimin e Isa Mustafës. Ai urdhëroi që veprimtarja më e suksesshme e Mërgatës Shqiptare, Donika Gërvalla, të tërhiqet zvarrë nga salla, ku mbahej Konventa e LDK-së, më 20.05.2016, në Prishtinë. Edhe pse ajo ishte anëtare e ligjshme e Këshillit të Përgjithshëm, ngaqë ishte kryetare e Degës të LDK-së në Gjermani. Këtë akt të vrazhdët dhe të turpshëm, nuk do ta bënin as komunistët e Titos. Turpi nuk ka brirë!

-Sikur të kishte qenë  Donika Gërvalla anëtare e PDK-së, apo AAK-së, besojmë shumë se do e kishin lejuar të hynte mbrenda. Ndërkohë, Donika atëherë ka qenë Kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani, e zgjedhur në mënyrën më demokratike, me vota të fshehta, jo si Isa Mustafa me aklamacion! Edhe me Vjosa Osmanin u manipulua shumë. Gjithnjë, në dëm të LDK-së dhe Kosovës, të cilën, pasi e shfrytëzuan për të qenë LDK-e partia e dytë në Kosovë, e larguan nga të gjitha strukturat e LDK-së, me qëllim që ta përçajnë dhe ndajnë LDK-në!

- Këto janë paaftësitë politike, apo inatet e shefit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili largon nga radhët e LDK-së personalitete intelektuale më të devotshme, siç janë Vjosa Osmani, Donika Gërvalla etj.

- Faji nuk është krejt vetëm i Isa Mustafës. Por edhe i stafit drejtues qendror të LDK-së në Prishtinë. Sepse, ata nuk e patën guximin asnjëherë ta kundërshtonin Isa Mustafën, për fajet e tij, shumë të dëmshme për LDK-në. Kurse shumë më të dëmshme për Kosovën, siç ishte zgjedhja e Hashim Thaçit  president të vendit, pa përmendur edhe shumë mëkate e faje të tjera si dhe nënshkrime të dëmshme e fatale për LDK-në dhe Kosovën!

Wendlingen, 07.02.2021



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora