Editorial
Alma Lama: Njohja e Izraelit eshte ne interes te Kosoves
E premte, 05.02.2021, 10:43 PM
Dr.
Alma Lama:
Njohja,
vendosja e maredhenieve diplomatike me nje shtet dhe hapja e ambasades jane tre
faza te ndryshme te nje procesi qe behet sipas protololleve diplomatike.
Por
ne te trija keto faza kerkohet respekt dhe pajtueshmeri e nderjellte, gje qe nuk mund te ndryshoje sa here
nderrohen qeverite pasi atehere behemi shtet jo serioz, dhe humbim reputacionin
nderkombetar.
Edhe
ne rastin e Izraelit, Kosova tashme eshte
pajtuar per hapjen e ambasades ne Jeruzalem, edhe pse ky nuk eshte
qendrim i BE-se.
Ne
nuk kemi ndonje obligim zyrtar per te ndjekur politiken e jashtme te BE-se ne
raport me shtetet e tjera, sidomos kur ndeshet me interesat tona.
E
njohja e Izraelit eshte ne interes te Kosoves, ne radhe te pare sepse ka lene
pa argumente te gjithe ato shtete qe ne emer te konflikteve te brendshme,
refuzojne njohjen e pavaresise se Kosoves.
Peseshja
e BE-se qe nuk na njeh, eshte pak a shume e tille dhe nuk ka marre parasysh as
vendimin e GJND-se, e cila tha se Kosova eshte rast Sui Generis dhe se
pavaresia e saj nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare.
Ne
rastin e Kosoves, vete Palestina eshte pozicionuar gabim. Por ne raportet e saj
me Izraelin ne nuk mund te nderhyjme dhe te marrim barra qe nuk na takojne.
Prandaj
deklaratat si ajo rreth zhvendosjes se Ambasades se Kosoves nga Jeruzalemi,
duhet te jene shume te kujdeshme sepse mund te demtojne maredheniet diplomatike
ende pa u vendosur mire. Po.
https://www.facebook.com/alma.lama.9