Mendime
Florim Zeqa: Pluralizmi politik dhe polarizimet familjare!
E merkure, 03.02.2021, 08:14 PM
Pluralizmi politik dhe polarizimet familjare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pluralizmi
politik apo sistemi shumëpartiak përveqse diversitet i pikëpamjeve politike dhe
ideologjike, është vlerë e demokracisë dhe shprehje e mendimit të lirë. Me
pluralizëm politik nënkuptojmë shpërndarjen e pushtetit përmes zgjedhjeve të
lira dhe demokratike.
Lidhja e gjatë mes
LDK-së dhe PDK-së, ka zbehur dallimin mes tyre
Deri
më tani, pothuajse të gjitha partitë politike, me përjashtim të LVV-së ishin në
bashkëqeverisje ose u futën në koalicion me njëra tjetrën. Për shkak të
mosprofilizimit politik nuk ekziston ndonjë pengesë e madhe ideologjike dhe
programore e cila do ta përjashtonte bashkëqeverisjen sërishme mes tyre.
Partitë
tona politike më shumë dallojë nga njëra-tjetra për nga prejardhja regjionale e
liderëve partiak sesa për nga profilizimi i tyre politik.
Edhe
përkundër faktit se polarizimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës kanë qenë në
mes të krahut të luftës dhe krahut të paqes, kjo nuk ka qenë pengesë për
lidhjen e vazhdueshme të koalicioneve mes këtyre dy poleve të kundërta politike.
Lidhja
e gjatë në bashkëqeverisje mes LDK-së dhe PDK-së e ka zbehur në masë të madhe
dallimin në mes këtyre dy subjekteve diametralisht të kundërta.
Si
pasojë e kësaj, kohëve të fundit rivaliteti më i madh politik po zhvillohet mes
LVV-së dhe dy partive të cilat qeverisën më së gjati së bashku në Kosovën e
pasluftës (LDK e PDK).
Bashkëqeverisja
e shkurtër LVV-LDK dhe kalimi i disa figurave të kësaj të fundit në Lëvizjen
Vetëvendosje, ka shkaktuar polarizim të ri në skenën politike, polarizim ky i
cili nuk po ndodhë për shkaqe ideologjike, programore dhe as parimore, por
thjeshtë për interesa personale, të ruajtjes së vazhdimësisë në skenën politike
si dhe për dominim të pushtetit apsolut.
Heterogjeniteti nuk
është garancë për rrugëtim të gjatë politik
Edhe
sikur LVV-ja të fitonte shumicën apsolute të votave, gjë që është krejtësisht e
pamundur, nuk e kam as idenë më të vogël, sa gjatë mund ta mbajë LVV-ja karrocën
qeverisëse në trasenë e rrugës politike përplotë pengesa të brendshme dhe të
jashtme, kur dihet mirëfilli që Albin Kurti e rrotulloi karrocën qeveritare në
përballjen e parë me ndërkombëtarët.
Hapja
ekstreme e LVV-së për aderime nga të gjitha anët dhe nga të gjithë krahët
politik, nga ish pushtetarët dhe kundërshtaët politikë, më shumë po gjason në
një shitore të madhe "Gjithçka nga 1 Euro" sesa në një partie
politike të qendrës së majtë që aspiron ndryshimin politik.
Në
listën e LVV i gjenë të gjithë, të djathtët dhe të majtët, demokratët dhe
socialistët, titistët dhe enveristët, albinistët dhe rugovistët,...i gjenë
reformatorët dhe puçistët, institucionalistët dhe anarkistët, shtetformuesit
dhe uzurpatorët, luftëtarët e lirisë dhe sabotuesit e luftës çlirimtare!
Tendenca
e kuantitetit (rritjes), duke mos i kushtuar kujdes kualitetit, në të ardhmen e
afërt do t'i kthehet në bumerang LVV-së, shkaku i heterogjenitetit dhe
mospërputhjes së pikëpamjeve politike dhe orjentimeve të kundërta ideologjike.
Kjo
nuk i amniston as dy partitë e mëdha (LDK dhe PDK), në listat e të cilave po
ashtu gjenë lloj-lloj brumi politik, figura të shquara, por edhe të dështuara
politike, karrierist dhe lakmitar pushteti, por mbi të gjitha, këto dy parti e
kanë një elektorat qëndrueshëm dhe të paluhatshëm kundrejt rrymave të reja
politike.
Një familje, shumë parti
politike
Në
vend të garës demokratike për ide, vizione e programe qeverisëse mes partive
politike po bëhet fushatë e pasinqertë, me akuza dhe kundër-akuza, me shpifje dhe
gënjeshtra të ndërsjellta, gjë e cila po reflektohet tepër negativisht me
polarizim të skajshëm të elektorateve partiake.
Si
asnjëherë më parë gjatë historisë, në brendinë e së njëjtës familje janë futur
të gjitha partitë politike; dy vëllëzër-dy parti politike, tre vëllëzër-tri
parti politike,...shtatë vëllëzër-shtatë parti politike!!!
Të
mos flasim për lagjen, fshatin apo qytetin, çfarë katrahure e polarizimit dhe e
përçarjeve ekziston!
Si
pasojë e polarizimeve, përkatësisht gjuhës së urrejtjes së liderëve partiak,
janë polarizuar edhe fammiljet tona. Të shpeshta janë rastet, kur prishet
harmonia familjare, prishen vëllaznia, prishen fqinjë e miq, kusheri dhe
farefis shkaku i këtyre liderëve të papërgjegjshëm politikë.
Polarizimet
e shkaktuara brenda familjeve tona, për më tepër vijnë si produkt i tifozerisë së pakontrolluar partiake dhe i
gërshetimit të interesave personale të anëtarëve të së njëjtës familje.
Prezenca
e shumë partive politike në familjet tona, nuk paraqet vlerë demokratike dhe as
shpresë për ndryshim. Përkundrazi, pluripartizmi brenda katër mureve të
shtëpisë, rrënon në themel bërthamën e shtetit (familjen).
Kur
ndahet dhe përçahet familja, interesat personale të anëtarëve të së njëjtës
familje janë të padobishme dhe të pavlera.
Pavarësisht
ekzistimit të mundësive strategjike, gjegjësisht të shpërndarjes së anëtarëve
të së njëjtës familje nëpër disa parti, me qëllim të mbrojtjes së bizneseve
familjare apo për qëllime të punësimit në institucione shtetërore, një gjë e
tillë bie ndesh me kodin e familjes.
Pavarësisht
se kush delë fitues i zgjedhjeve, ndarja e anëtarëve të së njëjtës familje në
disa parti është edhe e pahijshme dhe e pamoralshme, është lojë e pasinqertë
dhe padrejtë në raport me ato familje që i qëndrojnë besnik kodit të familjes
dhe idealit të tyre politikë!
Me
ashpërsimin e gjuhës së urrejtjes, kjo klasë politike, pozitë dhe opozitë, po
dëshmon çdo ditë e më shumë, se nuk e meriton qeverisjen e vendit dhe as që e
ka të drejtën të flas në emër të popullit.
28.01.2021