E merkure, 04.12.2024, 07:01 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Lushaj: Jakup Krasniqit, S’duhet të përzihet në punët e Tiranës

E diele, 23.11.2008, 12:42 PM


Jakup Krasniqit

 

S’duhet të përzihet në punët e Tiranës

 

Nga Ramiz Lushaj

 

Nuk e dimë se ç’uri politike ka Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup Krasniqi, me nisjen e një letre zyrtare të përngutur , në një ditë fundjave, (më 16 nëntor , e diel), për Presidentin Bamir Topi, homologen e tij, Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha e kreun e opozites, Edi Rama, duke ju bërë thirrnajë të ulen në bisdime për të gjetur një zgjidhje rreth grevës së urisë dhe mosmarrëveshjeve  për Kodin Zgjedhor! Në këtë rast nëse e gjen vetveten si Jakup – si qytetarë, më duket se nuk e ka parë vendin e tij në kolltuk- si kryetar, pasi pa qenë (ç) palë e hartimit e miratimit të Kodit Zgjedhor, as ndonjë mision ndërkombëtarë si monitories, i keqvenë vetvetes këtë “zgjedhë” duke kërkuar “zgjidhje”...(!). Posa merret me 183 nene të Kodit Elektoral të Shqipërisë do dë ishte më me vend e më me mend të punojnë më shumë për ta njohur Kosovën, Shtet të Pavarur e Sovran, 183 shtetet e botës. Kosova ka dhënë leksionin e vet para botës e për Shqipërinë Zgjedhjet e Përgjithshme e Lokale të 17 nëntorit 2007 në të gjitha parametrat e duhzra, që nga zhvillimi i tyre të qeta, të lira, të drejta, me prag elektoral me numër 5 perqind,... e kualicionit pas zgjedhore. Besoj se nuk ka vend, kohë e arsye të japin “leksione” asnjë Jakup dhe as nga vetë ju z. Jakup! E pra: Kosova, si shteti më i ri i botës, duhet të mësphet të jetë shtet në vete dhe të veprojnë si shtet më vete, (edhe në të tilla raste e rrethana para elektorale apo elektorale), edhe me shqipërinë pavarësisht se jemi dy (vllazën) të ndarë padrejtësisht nga të tjerët... në rast se më parë do të kishit bërë  një letër të tillë zyrtare për krerët e Shtetit e të partive politike të Shqipërisë përqendrimet e opozitës së majtë, për rrugën Durrës-Prishtinë apo më në fund, t’ju kishit apeluar për “planin famë keq 6 pikësh të të OKB”, etj; atëherë do të ishin menduar ose anashkaluar një replikim për “orvatjen” apo “ofertën” e 16  nëntorit 2008. Nuk e kuptoj realisht se me ç’të drejtë morale, politike e juridike merret z. Jakup e Kodin Zgjedhor të Shqipërisë duke bërë korrospodencë pa kompetenca...

E dyta: lider si z. Jakup duhet të mësojnë të respektojnë vetveten dhe të Tjerët, duke mos u marrë me apelime të ti lla, ndërhyrë në problematika të tilla si Kodi Elektoral, sensibilizime të tilla nacionale nisur nga një grevë urie, etj.

Vetë, z. Jakup e din që atyre që nuk tregojnë respektin e duhur ndaj të tjerëve iu themi me një humor të letë “Kopuk”. Prandaj, me duhet të shtoj , pa dëshirë shpirtërore se “kopuk-ëri” të tilla nuk i shkojnë një Kryetari të Kuvendit, veqanarisht me vëllezërit e vet të nkë toke, të një gjaku, të një gjuhe. Z. Jakup me këtë letërnajë bëri një “skup” jasht binarëve... duke shfaqë si shumë uri politike për grevën e urisë.

Për sa iu përket paralelizmave të rastësishme apo të qëllimshme të kriijuara prej Nesh apo nga të tjerët, në mes të Kosovës e Shqipërisë duhet ti kemi parasysh dy gjëra: Ose të heqim dorë, Ose të vejmë dorë mbi to. Më 2 korrik 1990 Kosova e shpalli Pavarësinë, ndërsa në Shqipëri u thyen dyert e ambasadave. Kjo është një enigmë...!? Kur të zgjidhet kjo atëherë shumë gjëra do të sqarohen në historinë shqiptare të shek. XX. Në vitin 1997 nisi rrebelimi i armatosur në Shqipëri dhe në Kosovë doli UÇK...Kur të zbardhet kjo enigmë atëherë shumë të vërteta do të mësojnë shqipëtarët e shek. XXI. Atëherë në rastin konkret si mund të na sh pjegojnë mënyrën e njëkohshme të “Planit famëkeq 6 pikësh të OKB për Prishtinën zyrtare dhe “Grevën” e urisë” të 10 deputetëve në Tiranën zyrtare. Në Kosovë thekson se “ka imponime nga qarqe anti shqipëtare në botë”, po grevën e urisë në Tiranë cilat qarqe e paskan imponuar...!?! Ç’është ky “qark” i juaji...(!) dhe ç’të duhet të ngresh tash “Çark” për të tjerët...(!) duke kërkuar “influencën” e zyrtarëve të lartë të Tiranës me “infiltrime” të tilla... zotit Jakup ia njphim kontributet në këto procese për lirinë e pavarsinë e Kosovës, po nuk ia dimë mundësitë e aftësirtë për të vënë dorë mbi to”, për zbardhjen e rasteve të tilla të paralelizmave të pa dëshiruara e të pa deshifrueshme në Kosovë e në Shqipëri. Prandaj, meqenëse nuk mundet, besojmë se nuk ka përse të murrset apo të marroset me qëndrime e veprime të tilla, si në letrën e të dielës së 16 nëntorit 2008. Prandaj më mirë është të heqom dorë nga këto “kopukëri” politike dhe të qëndrojnë më mirë e më drejtë në karrige... duke e mirëditë rendin, kohën e vendin si Kryetar i Kuvendit.   



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora