E merkure, 11.12.2024, 06:56 PM (GMT)

Mendime

SHAIBK: Plani 6 pikësht si dhe Pakoja e Ahtisaarit, komplet të kundërshtohet

E enjte, 20.11.2008, 09:35 AM


SHOQATA ATDHETARE PËR INTERGRIM DHE BASHKIM KOMBËTAR (SHAIBK)

 

KOMUNIKATË

 

Dje, më 16 nëntor 2008, prof.Xhavit Dalloshi, koordinatori i (SHAIBK) për Evropë, si dhe kryesia në Gjermani së bashku me përfaqësuesin e (SHAIBK) nga Holanda, mbajtën një mbledhje konsultative me kryesinë e (SHAIBK-ut) në Bruksel të Belgjikës.

 

Në këtë mbledhje ishin të parapara tri pika të rendit të ditës:

 

1. Shqyrtimi i situatës aktuale në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale.

2. Mbajtja e një proteste pranë Selisë Evropiane në Bruksel, kundër Pakos së Artisaarit dhe kundërshtimi i Planit 6 pikësh ,

3. Si dhe koordinimi i kësaj proteste me partitë politike.

 

Të ndryshme:

 

Për situatën aktuale politike në trojet shqiptare, si dhe për mbajtjen e Kuvendit Parakuvendor Mbarë-Kombëtar, dhe për vendimet që dolën nga ky Kuvend, të pranishmit hollësisht në këtë mbledhje i njoftoi koordinatori i SHAIBK-ut për Evropë, Prof.Xhavit Dalloshi.

 

Poashtu në këtë mbledhje të SHAIBK, u muar vendim që, për opinionin e gjërë të dalim me këtë deklaratë.

 

Të tri kryesitë e SHAIBK-ut, duke shqyrtuar dhe analizuar mirë situatën e vështirë politike që po kalon populli shqiptar në të gjitha trojet shqiptare, si dhe dhuna serbo-maqedonase-malazeze kundër shqiptarëve nuk ka të ndalur, sidomos pas kërkesës së OKB-së dhe EULEX-it, që Qeveria e Kosovës ta pranojë planin 6 (gjashtë) pikësh të Ban Ki Mun-it, ku ky plan dihet që është vazhdimësi dhe plan kundër shqiptarëve nga Pakoja e Ahtisaarit.

 

Ky plan 6 - pikësh shumë shpejtë do të pranohet nga „politikanët“ tanë, Deklaratat e tyre se ky plan nuk do te pranohet ,do të jete edhe një mashtrim dhe manipulin i radhës nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës , që po iu bëhët popullit shqiptar, ashtu siç kanë mashtruar dhe manipuluar deri me sot me popullin tonë.

 

Kërkojmë që:

 

- Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës dhe të gjithë deputetët, opozitë -pozitë, këtë plan antishqiptar ta hedhin poshtë në tërsi.

 

- Që të mos humbim kohë kot, por të ndëgjojnë dhe të koordinohen punët edhe më FBKSH-në , SHAIBIK dhe LV, të cilët shumë herët kanë paralajmruar dhe tërhequr vërejtjën se, pranimi i Planit të Ahtisaarit nga „politikanët“ tanë është një plan anti-shqiptar dhe anti-kombëtar, si dhe shqiptarëve do t'ju sjellë veç të këqia, si tani planin 6 pikësh si dhe planet e tjera që do të vijojnë në të ardhmen.

 

- Plani 6 pikësht si dhe Pakoja e Ahtisaarit, komplet të kundërshtohet, dhe të kërkohet një Referendum mbarëkombëtar për vetëvendosje e popullit shqiptar, si dhe,

 

- Qeveria, e Tiranës si dhe ajo e Prishtinës, sa më shpejtë të shpallin një REFERENDUM gjithpopullor për ribashkimin e trojeve shqiptare.

 

Referendumi është mënyra më e mirë dhe më demokratike në botë për liritë dhe të drejtat e popujvë, dhe kjo duhet të vlejë edhe për popullin shqiptar , sepse kjo është e vetmja shpresë, dhe mënyrë që mund të ofrojë paqe dhe stabilitet në Ballkan.

 

Për të tri kryesitë e SHAIBK-ut,

(Gjermani, Holandë dhe Belgjikë)

 

Koordinatori I SHAIBK-ut për Evropë

Prof. Xhavit Dalloshi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora