Kulturë
Blerim Rrecaj: Asnjëherë
E marte, 17.11.2020, 10:07 AM
Blerim Rrecaj
ASNJËHERË
Asnjëherë
nuk i kam dashur:
Tallavanë
Burokratizmin
zyrtar
Zhurmën
e agregatëve
Debatet
banale mediale
Çjerrjet
militante partiake
Serialet
e importuara të lotëve të turbullt
As
ato vendore gjuhëstërpikura me banalitet
Asnjëherë
nuk mund t'i dua:
Këta
zingjirë të bezdisshëm
Lidhur
me dryrë ndryshku që na kanë përlyer
E
po na përlyejnë të çmueshmen jetë që kemi
DEHJE
Kohë
kotësie
Më
përkëdhel erë vetmie
Shkepëtijnë
vetëtima pandemie
S'po
mund gjë të them
Ndonëse
po përpiqem
Syskuqur
po vërtitem
Ajo
që tash di
Jam
dehur pa pirë
PËRHUMBJE
Zgjohesh
nga shtrati
Bën
dy-tre hapa
Kthehesh
Rruga
pa drejtim
Veç
një tabelë hamendjeje
Varur
në kokë a në ajër
Thua
e shkruan një fjalë
Diç
seç ia nis
Ta
lë për më vonë
Ta
fshij a ta gris
Po
pres një çast frymëzimi
Të
më trokas në trupshpirt
GJETHE NË AJËR
Ec
parqeve
Shoh
gjethe të rëna
E
që bien
Nxjerr
nga xhepi telefonin
Për
ta ngrirë një gjethe
Para
se të bije në tokë
Pa
sukses përfundojnë këto përpjekje
Ndalem
para fletëve
Që
janë përqafuar për degësh
E
për trungjesh
Disa
kanë mbetur pezull në ajër
Të
kacavarura për penj merimangash
KRANDE RREZESH
Dielli
kalon nëpër kufinjtë
E
tri dritareve të dhomës së fjetjes
Sikur
do t'i djeg perdet kur depërton në tampon zonat e tyre
Koha
për zgjim ka kohë që ka kaluar
Sot
e diel
Pastrimi
e pushimi
Dremitjeje
e qetësie
Tiktakojnë
akrepat (jo)helmues të orës
Ne
ende brenda
Mëkat
të kalohet kjo ditë mes muresh
Të
dalim të mbledhim krande rrezesh
KËMISHË
Duke
u vërtitur
Brenda
një dyqani rrobash
Afrohem
Shoh
E
blej
Një
këmishë të kaltëremë farmerke
Të
ngjashme me atë tjetrën
Që
e kam pasur shumë vite e vite më parë
TE NJËRA LULE E DHOMËS
Te
lulja e dhomës
Në
saksi
Përmbi
një shtyllë të dekoruar antike
Pranë
dritares
Ku
bijnë rrezet e diellit
Në
këtë mëngjes
E
ndriçojnë trungun e saj
Degëzuar
tri degësh
Flokëgjelbër
me frizurë fijetrashë
Dhe
dheun mbuluar me guaska e boça pishe
Afrohet
fëmiju
Heq
katërmbëdhjetë fletë ngjyrëarta që janë tharë
Si
fletët e thara të misrave në arë