Kerko: a
Sami Islami: Ezani dhe ritualet e tjera me altoparlantë
E enjte, 12.11.2020, 10:58 PM
EZANI DHE RITUALET E TJERA ME ALTOPARLANTË
Nga
Sami ISLAMI
Për
ndyshim nga kristianizmi që u reformua 4 shekuj më parë me Martin Luterin, feja islame
mbeti, ashtu siç ka qenë në
shekullin e gjashtë, kur u proklamua si fe e re! Deri para 4 shekujsh edhe
kristianizmi ishte fe radikale (ashtu siç është sot feja islame). Feja islame
pra, si e tillë s’ka ndryshuar fare! Me një fjalë gjithçka ka mbetur e njejtë
si në kohën e para 14 shekujve.
Edhe
ezani, si një ritual, ka mbetur njësoj në strukturë, por jo edhe në paraqitje!
Bile vetëm këtu mund të themi se ka një ndryshim! Dhe ndryshimi është se, që
nga gjeneza, ezani është thirrë
drejtpërdrejt nga hoxhallarë, të cilët është dashur të hipin vetë në minare.
Kurse në këto dekadat e fundit u gjet “zgjidhja” që hoxha të mos të “lodhet” më
m’u ngjitë në minare! Kjo “punë” tash e tutje
iu la altoparlatit.
Dhe
, vërtetë, në këto vjetët e fundit nuk ka xhami në territoret shqiptare të
besimit islam, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e, edhe në trevat e tjera ku ka shqiptarë të besimit
islam, të mos jenë të pajisura me
altoparlantë! Ezani është i incizuar në disk, caktohet dikush për ta “lëshu”
aparatin dhe puna u kry! Atje lart, në
minare, vihen altoparlantë të mëdhej, që mund të prodhojnë zëra me amplituada shurdhuese.
Si
mund të shpjegohet kjo, nga ana fetare, pa të mos flasim për atë humane, se
humaniteti u pa!? A e lejon feja që me thirrjen e ezanit me altoparlantë
shurdhues t’i tranosh fëmijët në gjumë, por edhe njerëzit e tjerë, që nuk duan
t’ia dinë për këto rite fetare? A është kjo sipas kodit fetar gjë e mirë, apo mëkat, se mos të flasim për
ligje, nga se ato tek ne janë vetëm në letër!? Si shpjegohet kjo nga
autoritetet e fesë islame? A duhet
dikush me marrë përgjegjësi për këtë? Më intereson të di si e “arsyeton” këtë
kreu i BIK ut Naim Tërnava, apo ai e ka shti kryet në zall, si struci, për mos
me “pa” asgjë jashtë!
Nëpër
qytete, për ndryshim nga fshatrat, ka
shumë xhami dhe po aq edhe minare. Bile
po ndërtohen edhe xhami të reja, se! Në Prishtinë, fjala vjen, që deri
para 4-5 vjetësh ishin nja 7o xhami, por tash iu shtuan edhe shumë të
tjera! Dhe, në çdo vakt, kur thirret
ezani hallakama nga altoparlantët
ushton edhe më fuqishëm
gjithandej! Kjo duket më së miri në kohën e ramazanit. Dhe,
kur xhamitë janë afër njëra-tjetrës,
si në Prishtinë ose Prizren, për shembull, në ato momente duket
sikur ato po bëjnë gara, se cila nga to e ka altoparlantin
më të fortë! Ezanet dalin me zëra të
ndryshëm, disa me pak më të trashë, disa me pak më të hollë…Disa ia nisin pak
më heret , disa pak sekonda më vonë! Thjesht, për disa minuta, njeriu e dëgjon
çierrjet më të çudishme në botë, që s’i merr vesh njeri! Truri të vlon prej
CD-ve të ardhura nga Arabia, Turqia, Pakistani a Avganistani!
Por
kështu nuk është në të gjitha trevat shqiptare të besimit islam. Në Maqedoninë
e Veriut, p.sh. situata është pak më
ndryshe. Edhe pse, edhe atje, ezani thirret me altoparlantë, edhe pse, edhe atje ka plot xhami, shteti maqedon ka sjellë
ligjin për amplitudat e lejuara! Atje nuk mundet asnjë xhami t’ia “ngritë”
zërin altoparlanteve sa të duan vetë, si
në Kosovë dhe Shqipëri! Se, po qe se
ndodh kjo Bashkësia Islame atje do të
përgjigjet për thyerje të ligjit.
Edhe
në të gjitha shtete e Evropës, ku ka pjestarë të fesë islame, disa hoxhallarëve shqiptarë, për të cilët,
atje, liria fetare është më e madhe se
kudo, atje ezani nuk lejohet fare, si në Angli, Zvicër, Gjermani! Të gjithë
kanë të drejtë të mbajnë fetë e tyre, por pa i penguar qytetarët e tjerë. Në
botën e qytetëruar funksionon ligji, e jo si tek ne anarkia.
Një
ligj i tillë duhet të nxjerret edhe në
Kosovë e në Shqipëri! Sepse vërtetë kjo që po ndodh me ezanin (por jo
vetëm) tek ne i ka kapërcy caqet ligjore
dhe humanitare. Autoritetet shetërore
duhet ta nxjerrin ligjin për amplitudat e lejuara dhe atë
sa më shpejt që është e mundur!
Kjo që po ndodh tek ne nuk mund të merret me mend. Kjo është anarki
fetare! Ky lloj ezani nuk është asgjë tjetër, pos provokim i hapët kundër të
gjithë atyre që nuk i përkasin fesë islame, si dhe kundër të gjithë afetarëve! Në të njejtën kohë ky
fenomen reflekton imazh të gabueshëm dhe aspak të mirë në sytë e turistëve të huaj! Kosova e
Shqipëria me kushtetutë janë shtete
laike. Nuk janë shtete fetare, si Irani apo Afganistani. Shetet tona duhet t’i
zbatojnë kushtetutat e tyre!
Ky
marifet nuk përfudon vetëm me kaq! Derisa në Maqedoninë e Veriut shteti ka vu
ligje për amplitudat lejueshme të zërit, përsa i përket ezanit, siç theksuam
pak më lart, në Kosovë e Shqipëri po vazhdon avazi i vjetër. Tani vetëm sa po
shtohen xhamitë edhe më shumë, e bashkë me to edhe altoparlantët me zhurma të
padurueshme.
Për
sa i takon kësaj teme, çuditërisht Shkodra është një përjashtim! Këtu, përveç
se ezani thirret me altoparlant, si kudo,
atje edhe krejt falja e namazit bëhet me altoparlant! Domethënë krejt
lutjet fetare që hoxha i reciton brenda në xhami, qytetarët e Shkodrës janë “të detyruar” t’i
dëgjojnë jashtë, qofshin ata të besimit katolik, të besimit ortodoks,
apo njerëz ateistë, apo ndoshta edhe turistë të rastit! Çka mund t’i thuhet
kësaj pune ore? S’ka asnjë kualifikim
tjetër, pos se ky është një provokim i hapët
ndaj të gjithë të tjerëve, që janë ndryshe me besim ide ose me formim
intelektual!
Këtë
që e theksova më lart e pashë me sytë e mi. Më rastisi të jem në Shkodër në
mesditë në fund të shtatorit bashkë me
një mik timin dhe po e dëgjonim edhe ne
këtë “marifet”! E pyes një avokat shkodran: Ç’është kjo kështu? Ai na
përgjigjet: Kështu e kemi për ditë. Në mesditë për një orë a më shumë jemi të
detyruar ta dëgjojmë këtë hallakamë lutjesh! Unë e kam zyrën përballë xhamisë
dhe gjatë “faljes” mua më duhet t’i mbyll dritaret, sepse nuk mund të punoj nga
zhurma që vjen nga maja e minares!
Ky
është realiteti i sotëm i shteteve shqiptare dhe i shqiptarëve të besimit islam
edhe në trevat e tjera etnike! Uroj që qeveritë tona të marrin masa dhe t’ua
ndalin hovin këtyre dukurive! Se çka do të sjell e nesërmja, mbetet të shihet!