Mendime
Fahri Dahri: As dhunë verbale dhe as dhunë fizike
E diele, 25.10.2020, 02:47 PM
AS DHUNË VERBALE DHE AS DHUNË FIZIKE
Nga
Fahri Dahri
Aktualisht
jemi ngritur një shkallë më lart në mundësinë e konunikimit mes familjarëve,
farefisnisë, miqëve, shokëve, pa anashkaluar edhe komunikimet mes nesh dhe
institucioneve shtetërore, apo institucionet ndërshtetërore mes tyre.
Komunikimi është siguruar falë zhvillimit të teknologjisë përkatëse.
Arësyeja
kështu e fillimit të këtij shkrimi është biseda virtuale (skyp) e zhvilluar
para dy ditësh me mikun tim verior, në kohën kur para MEPJ dhe në vazhdim para
Kryeministrisë po "rrëmujosnin" një grup njerëzish, të cilët po
përplaseshin me policinë.
Demokracia
krahas të tjerash, jep mundësi për të shprehur, kërkuar dhe deklaruar që të
vihen në vend të drejtat duke u dënuar padrejtësitë si për individin,
grupnjerëzit, komunitetet apo dhe ato ndaj një populli nga
"vetvetja", shteti përkatës apo nga shtetet e tjerë.
Për
të mos u zgjatur, miku im Z. Reshat, i cili banon në një shtet tjetër, ishte
duke ndjekur televizionin dhe në momentin kur turma dhe policia po ruanin
"gardhin" imagjinar, më mori
në SKYP.
Filluam
të bisedonim për protestën e PDIU-së; flitej se ishte dhe SHPAÇ, por për aq sa
e ndoqëm unë dhe Reshati, nuk pamë dhe as dëgjuam ndonjë të "folur"
nga përfaqësuesit e saj.
Në
fund miku im më pyeti se ç'farë mendimi kisha për protestën dhe veprimin e
drejtuesit të PDIU-së, i cili hodhi një shishe me ujë drejt fugonit të
policisë.
Me
shumë sinqeritet i u përgjigja:
Protestat
për të kërkuar të drejtat janë mjet i pazëvëndësueshëm në demokraci, një
arritje me vlera të mëdha për shoqërinë njerëzore. Ato, për këto vlera,
detyrimisht duhet të jenë paqësore, bile në këndvështrimin tim, turmat e
njerëzve që kërkojnë të drejtat e tyre, në këtë rast kërkohen të drejtat e
komunitetit çam të dëbuar dhunshëm nga vendlindja autoktone e të parëve të
tyre, me masakra tejet çnjerëzore, duhet të mirëorganizohen, të paisen vetëm me
pankarta apo parulla ku të deklarohen shkeljet e të drejtave dhe kërkesat për
zgjidhje. Mendoj që çdo protestë të evitojë "përplasjet" me ruajtësit
e rendit dhe akoma më shumë dëmtimet, shkatërrimet e pronave, të objekteve
qofshin shtetërore, apo jo shtetërore.
Së
fundi ardhja e një personaliteti të një shteti tjetër, në rastin konkret nga
shteti Grek, ku agjenda e bisedimeve ishte bërë e ditur, nuk justifikon
qëllimin e protestës.
Problemi
i shqiptarëve me prejardhje nga Çamëria, nuk është problem ordiner që sa herë
kryhen vajtje-ardhje personalitetesh të të dy vendeve, të kujtohemi dhe "o
burra" të dalim shesheve.
"Çështja
Çame" dhe gjenocidi Grek i ushtruar ndaj tyre, është çështje tepër
madhore, e rëndësishme, serioze në zhvillimin e marëdhinieve mes dy shteteve.
Së pari është çështje kombëtare, është pjesë e trashëgimisë etnike, e cila
detyron BE-në dhe SHBA-në të rishikojnë çmendurinë që shkaktoi coptimin e
Shqipërisë dhe ta korigjojnë atë. Pa u ndarë, veçuar nga "së pari",
po BE-ja dhe SHBA-ja në emër të parimeve të demokracisë, në zbatim "të të
Drejtave Universale të Njeriut", të vendosin zgjidhjen humane të
komunitetit çam. Të detyrohet shteti Grek të njohë të drejtat tërësore të tyre,
të distancohet nga veprimet çnjerëzore të kryera nga qeveria e asaj kohe, ta
dënojë me ndërgjegje gjenocidin, të kërkojë falje në emër të humanizmit dhe
parimeve demokratike.
I
nderuar miku im Reshat, e ndjej detyrim etnik, etik dhe moral që të shpreh
qendrimin ndaj veprimit të kryetarit të PDIU-së.
Gjithmonë
flas në këndvështrimin tim,
nëse
do të isha pjesmarrës në atë protestë, të jeni të sigurtë që nuk do bëja
rrëmujë, nuk do të çirresha as me fyerje as me sharje, pra nuk do bëja as
zhurmën më të vogël. Do shkoja atje, do mbaja një pankartë apo një parrullë ku
të shkruhej qëllimi i protestës, këto do ishin "shishet" e ujit apo
përplasjet me policinë; ndërsa në parrullë do të lexohej:
"Z.
Rama dhe Z. Dendas, ashtu siç ratë dakort që çështja e DETIT, do të shkojë për
zgjidhje në Gjykatat ndërkombëtare, kërkojmë që edhe "Çështja Çame"
të shkojë për zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës".
Ky
ishte bashkëbisedimi me mikun tim, por sot e pashë të arësyeshme që sa më sipër
të njihen edhe lexuesit e disa mediave, duke shpresuar se do ta publikojnë.
Fahri Dahri, Itali,
më22/10/2020