Kerko: a
Florim Zeqa: Dështimi i (pa)pritur!
E marte, 08.09.2020, 06:18 PM
Dështimi i (pa)pritur!
Shkruan:
Florim Zeqa
Që
nga ardhja në pushtet e 'Qeverisë Hoti' nuk e kam lavduar dhe as nuk e kam
mbajtur në thumb të kritikës kryeministrin Hoti, duke besuar në dijen,
urtësinë, vendosmërinë e mbi të gjitha në guximin për qëndrimet e një viti më
parë ndaj "Mini-Shëngenit" apo projektit për "Mini-Jugosllavinë
e Re".
Histori e gjatë e
dështimeve
Përderisa
dështimet në bërjen e shtetit të Kosovës fillojnë me 17 shkurt 2008 me
shpalljen multientik të shtetit më etnik në rajon me simbole antikombëtare,
katandisja dhe rrëshqitjet nga shtetësia vazhdojnë me fillimin e procesit
të dialogut të pabarabartë me Serbinë në
vitin 2011, kur ish kryeministri Thaçi e pranoi fusnotën* në vend të emrit
Republikë në Dialogun e Brukselit, për të vazhduar me nënshkrimin e
"Zajednicës" serbe më 19 Prill 2013, e ri-nënshkruar nga pasuesi i
tij Isa Mustafa më 25 Gusht 2015 në të njëjtin vend.
Mungesa
e konsesuesit politik në mes subjekteve tona politike, inatet pesonale mes
liderëve partiak, bajraktarizmi dhe protagonizmi iu paraprinë edhe dështimeve
tjera të njëpasnjëshme deri në dështimin e fundit në Washington me 4 Shator
2020.
Nga
fillimi i dialogut me Serbinë, negociatorët kosovarë nuk ishin faktorë por
vetëm aktorë, nuk iu paraprinë asnjëherë agjendës së bisedimeve, duke iu shkuar
çdo herë pas agjendave serbe në dialog, pa i vënë as kushtin e vetëm, e lërë më
t'i kërkojnë dëmshpërblim apo njohje reciproke shtetit të Serbisë.
Edhe
ri-fillimi i procesit të dialogut në fazën finale të bisedimeve e gjeti Kosovën
të ndarë e të përçarë më shumë se asnjëherë më parë. Delegacioni i Kosovës në
Washington shkoi pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen e opozitës.
Pas
një vargu të gjatë të dështimeve në dialog me Serbinë dhe politikën e jashtme
në përgjithësi, presidenti Hashim Thaçi me dinakëri i la në dorë "pataten
e nxehtë" kryeminstrit Hoti, i cili nuk e pati fuqinë, mbase as mundësinë
e heqjes nga tavolina të pikave të marrëveshjes të përgatitura paraprakisht dhe
as të mbrojtjes së pikës kruciale për njohje reciproke.
Nuk e kam pritur
mrekullinë, por as dështimin në Washington
Nuk
jam nga ata që kanë pritur mrekullinë në takimin e Washingtonit, siq nuk e kam
pritur as njohjen reciproke Kosovë-Serbi, porqë, në asnjë rrethanë nuk e kam
pritur dështimin.
Siq
e kam theksuar në shkrimin paraprak, vetëm njohja nga Izraeli ishte sukses për
Kosovën, por edhe ky sukses na erdhi me një kosto tepër të lartë dhe me një
trajtim tepër negativ (shtet islamik) për Kosovëm nga presidenti Trump.
Njohja
që na erdhi nga Izraeli (si "kompensim" për pikën e 10 të
marrëveshjes), nga shteti që në prapaskenë bashkëpunon dhe e mbështet Serbinë,
duke na cilësuar (Trump) si shtet islamik është fyerja dhe ndëshkimi më i madh
për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Na mbetet të shpresojmë se ky ishte vetëm
gaf i çastit në kuadrin e lojës elektorale të presidentit Trump!
Ndryshe,
njohja e Kosovës nga Izraeli me kushtëzimin që ambasada jonë të hapet në
Jerusalem është thikë me dy teha, e cila mundë t'i motivoj negativisht shtetet myslimane në tërheqjen e njohjeve,
gjë e cila do ta zvogëlonte dukshëm numrin e njohjeve, për çka
"dhuraten" e Washingtonit do ta kthente në fitore të Pirros për
Kosovën.
Heqja
e pikës së 10 për njohje reciproke nuk e paraqet dështimin e kryeministrit
Hoti, i cili në vazhdimësi para këtij takimi kishte deklaruar se; "nuk do
të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke", por ishte dështim i
paraardhësve të tij në dialog, të cilët asnjëherë nuk e patën guximin ta
kushtëzojnë Serbinë në dialogun e Brukselit!
Madje
edhe vet presidenti serb, Vuçiq para mediave e ka dëshmuar betejën e Hotit për
pikën e 10, gjegjësisht për insistimin e vazhdueshëm për përfshirjen e njohjes
reciproke në marrëveshje.
Shpërblim i pa merituar
i Serbisë
As
pesimistët më të mëdhenjë nuk e kanë pritur një shpërblim kaq të madh për
Vuçiqin në Washington. Në vend që Serbia të jepë llogari për krimet
gjenocidiale dhe të vuaj pasojat e luftës, shpërblehet dhe avancohet në një
supërfuqi ballkanike!
T'i
bëhet Vuçiqit një dhuratë kaq e madhe pa e bërë Serbia as kërkimfaljen më të
vogël për vrasjet në masë të shqiptarëve të pafajshëm gjatë luftës së fundit
është pak më tepër se amnistim për krimet e luftës.
Ngrirja
apo siq i kanë thënë në marrëveshje moratoriumi një vjeçar për mosanëtarësim në
organizatat ndërkombëtare kinse në këmbim të ndaljes së lobimit të Serbisë për
ç'njohje të Kosovës paraqet paradoksin më të çuditshëm dhe veprimin politik më
të dëmshëm (ngrirje) për shtetin e Kosovës!
Tani
me marrëveshjen e nënshkruar, përveq ngrirjes së liberalizimit të vizave për
shtetasit kosovar, ndodhi edhe ngrirja e Republikës së Kosovës në arenën
ndërkombëtare!
Edhe pa njohje, Serbia
detyrohet të zbatoj marrëveshjet
Pas
kësaj marrëveshje kornizë, jemi larguar akoma më shumë nga njohja reciproke me
Serbinë dhe anëtarësimi në BE dhe OKB, saqë vazhdimi i dialogut pa njohje
reciproke në Bruksel do të jetë më i vështirë dhe shumë i mundimshëm për
negociatorët kosovarë.
Megjithatë,
shpresa e vetme për qytetarët kosovarë mbeten aspektet ekonomike të
marrëveshjes, përkatësisht investimet kapitale të kompanive të fuqishme
amerikane dhe evropiane në fusha të ndryshme infrastrukturore nga të cilat
priten të hapen qindramijëra vende të punës.
Për
të gjitha pikat e marrëveshjes është zotuar Shtëpia e Bardhë se do të jetë
mbikëqyrëse dhe palë garantuese për implementimin e investimeve nga të dyja
palët pavarësisht mosnjohjes reciproke.
Edhe
pse marrëveshja e Washingtonit na doli të jetë largë pritjeve tona, me rëndësi
është që është ruajtuar miqësia me SHBA-të, garantuesin e lirisë dhe pavarësisë
së shtetit tonë. Serbia edhe pa e njohur Kosovën do të jetë e detyruar të
zbatoj obligimet që ngarkohet me marrëveshje ndërkombëtare. Njëherit kjo e
paraqet anën më pozitive të takimit të Washingtonit.