Mendime
Astrit Lulushi: Kthim në natyrë
E marte, 08.09.2020, 08:56 PM
Kthim në natyrë
Nga
Astrit Lulushi
Natyra
e njeriut shpesh është e fshehur; ndonjëherë del; rrallë shuhet; është kthimi
që e bën njeriun të dhunshëm; gjërat që nuk i realizoi me doktrinë, tani
përpiqet t’i bëjë me forcë. Idea konsiderohet më pak e rëndësishme; vetëm
zakoni ndryshon dhe përpiqet të nënshtrojë. Prandaj, në disa raste, njeriu nuk
meriton shans të dytë. Ai kërkon të fitojë mbi natyrën e tij. Detyrat që i vë
vetes janë shumë të mëdha ose shumë të vogla; e para e bën të dëshpëruar nga
dështimet; e dyta e bën të vogël, shpesh mbizotërues.
Në
fillim njeriut i duhet praktikojë me ndihma, siç bëjnë notuesit me mjetet që i
mbajnë mbi ujë; por pas një kohe ai praktikon vetëm, siç bëjnë valltarët; kjo
krijon përsosmëri të madhe, kur praktika është më e vështirë se vënia në jetë e
qëllimit. Aty ku natyra është e fuqishme, dhe për këtë arsye fitorja është e
vështirë, ngjitja me shkallë është e nevojshme, për të qëndruar në natyrë e në
kohë; si njeriu që i nxjerr fjalët si lumë kur është i zemëruar, dhe rrjedha
shteron, kur zemërimi bie, ose, kur dehet duke pirë për shëndetin e vet, apo
kur, për t’u freskuar hidhet në ujë të ngrohtë. Nëse njeriu ka guxim dhe
vendosmëri të fitojë të drejtën e tij, kjo është më e mira: As rregulli i
lashtë nuk është i gabuar për ta përkulur natyrën, si një shkop në ekstrem të
kundërt, kur e kundërta ekstreme nuk është ves. Zakoni nuk krijohet në vijë të
drejtë me vazhdimësi të përhershme, por me ndërprerje, ku çdo njëra prej
përkuljeve përcakton një fillim të ri; dhe nëse njeriu është gjithnjë në
praktikë, ai gjithashtu do të praktikojë gabimet dhe aftësitë e tij; do të
krijojë një zakon të ri; nuk ka asnjë mënyrë për ta ndihmuar, por vetëm me
ndërthyerje. Kështu, nuk i beson fitores mbi natyrën e tij, sepse natyra do të
shtrihet e varrosur dhe përsëri do të ringjallet, kur t’i jepet rasti ose
tundimi. Ashtu siç ndodh në përrallën e Aesopit, ku macja kthehet në njeri, që
fillimisht tregohet i butë, derisa miu vrapon para syve të tij. Dhe njeriu nuk
duhet ta shmangë rastin, që të mund të preket pak prej atyre që ndodhin rreth
tij. Natyra perceptohet më së miri në privatësi, sepse nuk ka ndikim të
jashtëm; në pasion, sepse mund të dalë nga konformizmi; dhe në ndryshim, sepse
aty krijohet zakoni.
Janë
të lumtur, ata, natyra e të cilëve përputhet me profesionet e tyre; ata mund të
thonë: Natyra dhe shpirti udhëtojnë së bashku; kur bisedojnë mbi çështje të
ndryshme, ato nuk ndikojnë, sepse mendimet fluturojnë drejt vetvetes; dhe çdo
hapësirë do të mjaftojë. Natyra e njeriut shkon ose te barërat e mira ose të
këqija; ujitja e njërit, shkatërron tjetrin. Ajo, për të cilën instinktivisht -
për mirë a për keq - tregoni kujdes, është natyra juaj.