Kerko: a
Frank Shkreli: Nikolla Qafoku, një shkencëtar shqiptaro-amerikan që na nderon
E diele, 30.08.2020, 10:10 AM
NIKOLLA P. QAFOKU: NJË SHKENCËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN QË NA NDERON
Nga
Frank Shkreli
E
kam thënë shpesh se komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos këto 30-vjetët e
fundit, është rritur dhe është pasuruar me njerëz të dijes, në fusha të
ndryshme, përfshirë bizneset e llojllojshme, teknologjinë informative, fushat
akademike, mjekësinëdhe shkencën, vetëm për të përmendur disa profesione në
fusha me rëndësi, ku pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan po e dallojnë
veten, qoftë në nivel kombëtar,ashtu edhe ndërkombëtar, këtu në Shtetet e
Bashkuara.
Një
prej tyre është Dr. Nikolla, “Niko” Qafoku, njëri prej pjesëtarëve më të
dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikanme arritje kulmore në fushën e tij
shkencore, i njohur për veprimtarinë e tij shkencore në Shtetet e Bashkuara dhe
më gjërë. Niko Qafoku, ç’prej vitit
2000, është i punësuar pranë firmës Pacific Northwest National Laboratory
(PNNL), në Richland të shtetit Washington, në veri-perëndim të Amerikës.
Në
një njoftim të Institutit Alb-Shkenca,themelues i të cilit është edhe Niko
Qafoku, bazuar në burime pranë firmës (PNNL) --thuhet se ditët e fundit atij
ijanë akorduar dy tituj të lartë të botës shkencore në Amerikë dhe më gjërë.
Njëri prej tyre, është titulliprestigjoz, “Laboratory Fellow”,i kësaj firme të
madhe e të njohur amerikane që ajo ofron për shkencëtarët më të dalluar në
fushën e veprimtarisë së tyre. Shkencëtari shqiptaro–amerikan, Niko Qafoku,
sipas Institutit Alb-Shkenca – një organizatë kjo me një antarësim prej 250-300
antarësh,studiues shqiptarë në Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të ndryshme të
botës -- ka marrë këto ditë gradën më prestigjoze, si studiues në PNNL (Pacific
Northwest National Laboratory), një institucion ky i krijuar dhe financuar nga
Departamenti për Energjinë në SHBA”, thuhet mëtej në njoftim.
Njoftimitheksongjithashtu
se, kompania “PNNL u jep titullin "Laboratory Fellow" ose
"Battelle Fellow", atyre shkencëtarëve kërkues që kanë arritur majat
e fushës së tyre, e që kanë fituar njohje ndërkombëtare nga kolegët,
poredheatyre që, njëkohësisht, demonstrojnë vazhdimisht krijimtari dhe prodhimtari
të lartë në punën e tyre, në nivelet më të përsosura shkencore të profesionit
të vet.“Jemi krenarë që një nga kolegët tanë më të hershëm dhe i palodhur në
Alb-Shkenca, ka korrur suksese në fushën e tij kërkimoro-shkencore.Është me të
vërtetë frymëzuese”,arritja e Niko Qafokut, bashkatdhetarittonë me shumë vlerë
– thuhet me krenari, në njoftimin e botuar në portalin e Institutit
Alb-Shkenca, me rastin e avancimit të Dr. Qafokut në pozicionin e “Laboratory
Fellow”,në firmën Pacific Northwest National Laboratory (PNNL). Dr. Qafoku
punonnë këtë firmë për mëshumë se 20 vjet, e ku këto ditë, pra,iu akordua grada
më prestigjoze si studiues në PNNL. PNNL është një institucion që financohet
nga Departamenti për Energjinë në SHBA, një ent me shumë rëndësi
gjeo-strategjikepër sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Disa
ditë pas njoftimit të lartëpërmendur, Dr. Qafoku mori një tjeter lajm tëmirë
për karierën e tij, kur e njoftuanse Shoqata Amerikane e Shkencës së Tokës
(Soil Science Society of America) e zgjodhi atë si, "Fellow" të kësaj
shoqate, e qëështë gjithashtu edhe titulli më i lartë qëi akordon kjo
shoqatëamerikane me reputacion ndërkombëtar, shkencëtarëve të merituar. Në letrën përshëndetëse, me të cilën
njoftohet Dr. Qofaku për seleksionimin e tij për këtë titullprestigjoz, i dyti
brenda disa ditëve. Shoqata Amerikane e Shkencës së Tokës thotë se për titullin
më të lartë që i është akorduar Dr. Qafokut, kanë votuar antarët e Shoqatës,
bazuar në arritjet profesionale dhe në shërbimin e merituar të tij, si
shpërblim për kontributet dhe sukseset e arritura të Nikos. Dr Qafokut do i
akorodohet, zyrtarisht, titulli, “Fellow” gjatë mbledhjes vjetore të shoqatës,
ndërkohë që emri dhe fotografia me një biografi të Dr. Qafokut do të vendoset
në sallën “Awards Hall of Fame” të shoqatës, gjithashtu një nderim i veçant dhe
i dokumentuar për gjithmonë në atë sallë,dhenë fituesve të këtij titulli
prestigjoz.
Tituj
të tillë në Amerikë nuk jepen lehtë dhe as nuk sigurohen me miqësi, por bazuar
në merita dhe punë të rëndë dhe serioze.
Mbi të gjitha,shpërblime të tilla varennga suksesetpërfundimtare dhe
rezultatet e punës, të mirë provuara, të dokumenuara dhe të miratuara nga
ekspertët e fushës. E kam thënë edhe
herë tjera, se në Amerikë askush nuk të jep gjë falas, as nepërmjet miqëve, por
personat që punojnë rëndë dhe janë serioz në profesionin e tyre, u akordohen me
tituj dhe shpërblime të tjera vetëm në bazë të meritave nga dhe firmat për të
cilat punojnë shumë shqiptaro-amerikanë të suksesshëm, siç është shkencëtari
Dr.Niko Qafoku.
Curricullum
Vitae (CV) e Dr. Qafokut është vetëm një prej treguesve se me sa seriozitet,
punë të rëndë dhe përkushtim total e ka marrë detyrën, gjatë viteve, Dr.
Qafoku. Megjithëse unë nuk marr vesh shumë nga shkenca, biografia e tij është
një dokument i gjallë i performancës dhe provë e veprimtarisë së tij të
shkëlqyer në fushën e tij. Punën dhe
profesionin prej shkencëtari të dalluar në fushën e tij të ekspertizës këtu në
Shtetet e Bashkuara -- ku shpeshëherë njeriu përballet me konkurencë të fortë
nga ekspertët më të mirë e më të njohur në fushën e tyre -- Dr Qafoku e ka
zhvilluar, jo vetëm në ambientet dhe hapësirat e disiplinuara të punës së tij
në këtë vend, por edhe në konkurencë me ekspertët më të njohur të fushave të
ndryshme shkencore, nga mbarë bota.
https://energyenvironment.pnnl.gov/staff/staff_info.asp?staff_num=2047
Amerika
dhe kompanitë e mëdha amerikane, përfshirë ato shumëkombshet, janë tepër unike
nëkëtë pikëpamje. Pandaj, sukseset në
punëdhe arrijtjet në fushën shkencoro-akademike të Dr. Niko Qafokut, i cili për
20-vjet punon në këtë lloj hapësire dhe ambijenti pune tepër konkurues --
meritojnë të vihen në dukje, si arritje të veçanta për një shqiptare-amerikan,
që na nderon.Jo vetëm për meritat e tija që duhet ti thekësojmë si komunitet,
pasi janë të rralla--por të nenvijohen edhe si shembull suksesi për rininë tonë
shqiptaro-amerikane, për të treguar se me punë të rëndë dhe përkushtim të
vazhdueshëm,mund të arrihen majat e suksesit, e pse jo të realizohet edhe
“ëndërra amerikane”, për të cilën përflitet aq shumë. Nënë Tereza ka thënë se, “Zoti nuk kërkon nga
ne që të kemi sukses, por kërkon që të përpiqemi” të arrijmë suksesin. Duket se Niko Qafoku ka bërë më shumë se
vetëm të përpiqet.
Dr.
Qafoku është me fat që bën pjesë në një grup shkencëtarësh, inixhinjerësh dhe
profesionistësh të tjerë nga mbarë bota që punojnë për firmën PNNL, me misionin
për të zgjidhur disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet sot Amerika
dhe bota, jo vetëm në fushën e energjisë. Shkencëtari shqiptaro-amerikan dhe
kolegët e tij, sipas firmës ku punojnë, e kryejnë misionin e tyre me
devotshmëri, nepërmjet kërkimeve shkencore në fushën bazë të shkencavepër
furnizimin e energjisë por edhe në mbështetje të sigurisë kombëtare të Shteteve
të Bashkuara, me objektivin e vetëm për tëkrijuar një botë e cila është në
paqë, më e pastër, më e begatë dhe më e sigurt, për të gjithë. Shikoni se çfarë
ndodh kur mendjet më të zgjuara të botës punojnë së bashku për të zgjidhur
sfidat dhe problemet e planetit tonë të përbashkët, thuhet në portalin e firmës
Pacific Northwest National Laboratory, për të cilën punon shqiptaro-amerikani
Dr. Niko Qafoku dhe e cila i akordoi titullin e lartë, “Fellow” për kontributin
e tij shumë të çmuar gjatë viteve.
Dr.
Qafokun e kam takuar pikërisht 5-vjetë më parë në Nju Jork, ku ishim të ftuar
me rastin e 90-vjetorit të lindjes të një shqiptaro-amerikani tjetër të shquar,
Prof Sami Repishtit -- i cili gjithashtu,për shumë dekada, ka lenë gjurmë të
pashlyeshme me punën e tij prej edukatori dhe me veprimtarinë e tij të
vazhdueshme këtu në Shtetet e Bashkuara. Poe edhe në mbrojtje të çështjes
kombëtare dhe të drejtave të njeriut, kryesisht për shqiptarët në trojet tona,
por edhe për njerëzit kudo, të drejtat e të cilëve janë shkelur nga diktaturat
komuniste dhe despotë e diktatorë të gjitha ngjyrave, anë e mban botës,
përfshirë tokat shqiptare. Me atë rast,
Dr. Qafoku më tha se kishte ardhur pasi
për Profesor Sami Repishtin kishte dëgjuar për herë të parë në programet
e Zërit të Amerikës, aty nga fillimi i 80-ave. Kishte ardhur nga ana tjetër e
Amerikës, një largësi mjaft e madhe, nga shteti Washington, për të falënderuar
dhe për të nderuar profesor Sami Repishtin me rastin e 90-vjetorit të lindjes.
Ishte i pranishëm, tha ai,për t’i shprehur Profesorit të nderuar
shqiptaro-amerikan, falënderimet e tija për gjithëçka kishte bërë dhe po bën
gjithnjënë mbrojtje të kauzave të drejta kombëtare dhe të drejtave të
njeriut. Kishte ardhur që -- në emrin e
tij personal dhe të kolegëve të tij shkencëtarë shqiptaro-amerikanë, të
angazhuar pranë Institutit Alb-Shkenca -- për të nderuar Profesor Repishtin,
një kolos dhe përfaqësues i shquar i këtij komuniteti këtu në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe mbijetues i burgjeve famëkeqe të regjimit komunist në
Shqipëri, i cili, ka lenë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen kolektive të
shqiptarëve, ka thenë Dr. Qafoku për Prof Sami Repishtin.
Megjithë
angazhimet e tija të mëdha në firmën ku punon, Dr. Qafoku, ndonëse larg nga
Shqipëria dhe Kosova, ai dhe kolegët e tij në Institutin Alb-Shkenca –nuk e
harrojnë vendlindjen. Nepërmjet Forumit
të Alb-Shkencës ata janë pranë Atdheut dhe në bashkpunim të drejt për drejt me
kolegët e tyre në trojet shqiptare.Rreth 300 intelektualë të fushave të
ndryshme shkencëtarësh, që përbëjnë Alb-Shkencënnga diaspora dhe trojet
shqiptare,komunikojnë dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin për interesa të
përbashkëta dhepër të parë se si – memundësitë e tyre -- mund të ndihmojnë
vendlindjen, në këto kohë të vështira.
Në këtë përpjekje, Dr. Qafoku me kolegët e tij kanë organizuar gjatë
viteve takime me kolegët e tyrenë Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku
Alb-Shkenca ka degët e veta -- me qëllim
për të forcuar bashkpunimin me autoritetet vendore dhe akademike,me qëllim për
të zhvilluar programe shkencore, për të cilat si Shqipëria ashtu edhe Kosova
kanë aq nevojë. Nuk jam i sigurt se si
kanë shkuar këto komunikime për bashkpunim gjatë viteve të fundit dhe çfarë
rezultatesh mund të jenë arritur, por për një gjë jam i sigurt, se nëqoftse
këto lidhje nuk kanë arritur sukseset e pritëshme, jam i bindur se kjo nuk ka
ndodhur për arsye të mungesës së vullnetit të mirë dhe gatishmërisë së Forumit
Alb-Shkenca dhe intelektualëve dhe shkencëtarëve të dalluar të kësaj
organizate, si Dr. Niko Qafoku për të ndihmuar -- me ekspertizën dhe përvojën e
tyre shkencore -- Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
Me
arritjet e tija, Dr. Niko Qafoku nderon veten, firmën për të cilën punon, e
cila i ka dhënë mundësitë për të arritur majat e suksesit në profesionin e
tij. Por, ai nderon, njëkohësisht, edhe
komunitetin shqiptaro-amerikan dhe emrin shqiptar në përgjithësi, në ambientet
dhe në qarqet e të këtij vendi të madh, dashamirës dhe, historikisht, mik i shqiptarëve
-- Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me
këtë rast përshëndesim, sinqerisht, mikun dhebashkatdhetarin tonëpër titujt e
lartëpërmendur dhe, njëkohësisht, urojmë që Dr. Qafoku në të ardhmen të korri
edhe suksese të tjera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe miratime dhe
çmime në qarqet më prestigjoze shkencore amerikane dhe botërore. Me punën e
tij, Dr. Qafoku nderon edhe emrin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Edhe për
këtë i shfaqi mikut tim, bashkë me urimet dhe përgëzimet e mia më të përzemërta
edhe admirimin tim të thellë për titujt prestigjoz si dhe për veprimtarinë e
tij shkencore në përgjithësi këtu në Shtetet e Bashkuara. Duhet të jemi gjithashtu mirënjohës,
njëkohësisht, edhe për angazhimin e tij dhe të kolegëve për ndihmën, bashkpunimin
dhe kontaktet që mbajnë me vendlindjen, nepërmjet Institutit Alb-Shkenca. Si një shkencëtar me përmasa botërore, Dr.
Qafoku ështëkrenaria e komunitetit tonë shqiptaro-amerikan, ndërkohë që
arritjet e tija në Shtetet e Bashkuara dhe ndërkombëtarisht, janë për të gjithë
ne frymëzuese dhe për tu admiruar.