E enjte, 28.03.2024, 09:05 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Pompeo vizitë në Evropën Lindore, por jo në Shqipëri dhe në Kosovë

E premte, 07.08.2020, 06:17 PM


SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MIKE POMPEO VIZITË NË EVROPËN LINDORE, POR JO NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË

Nga Frank Shkreli

Të enjtën, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), nepërmjet një zëdhënsi, njoftoi vizitën javën që vjen, të Krye-diplomatit amerikan, Mike Pompeo në katër vende të Evropës, (11—15 Gusht).  Në njoftim thuhet se Pompeo do ta fillojë turneun e tij diplomatik të nivelit të lartë në Pragë të Republikës së Çekisë dhe do të vizitojë edhe qytetin Pilsen.  Prej aty, ai do të shkojë në Lubljanë të Sllovenisë, pastaj në Austri dhe më në fund në Poloni.

Sipas itinerarit të njoftuar nga DASH, Sekretari Pompeo do të vizitoj qytetin Pilsen gjatë qëndrimit të tij në Çeki, ku së bashku me Ministrin e Jashtëm të atij vendi, Tomas Petriçek, do të shënojnë përvjetorin e çlirimit të Çekosllavikës Perëndimore nga Ushtria Amerikane, në Luftën e Dytë Botërore.  Ndërsa në Pragë , zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë bisedime me Kryeministrin, Andrej Babis mbi bashkpunimin midis dy vendeve në fushën e energjisë bërthamore dhe për të ashtuquajturën Nisma e Tre Deteve, e cila njihet gjithashtu si Nisma e Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi, një forum ky i 12-vendeve  të Bashkimit Evropian, (Austria, Bullgaria, Estonia, Kroacia, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke dhe Hungaria).  Udhëheqsi i lartë amerikan do të zhvillojë  gjithashtu bisedime me zyrtarët më të lartë çekë, mbi masat për të kundërshtuar veprimtaritë e rrezikshme të Rusisë dhe Kinës komuniste, në rajon.

Pas bisedimeve në Pragë, Pompeo do të udhëtojë për në Lubljanë të Sllovenisë, ku do të zhvillojë bisedime me zrytarët më të lartë sllovenë: me Presidentin Bohur Pahor dhe me Kryeministrin e vendit, Janez Jansa.  Me zyrtarët e Sllovenisë, Mike Pompeo do të diskutojë, sipas njoftimit të DASH, mundësitë e mëtejshme për një bashkpunim edhe më të ngusht midis dy vendeve, në fusha të interesit dhe të shqetësimit të përbashkët, përfshir energjinë bërthamore dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese perëndimore.  Ndërkohë që Kryeministri Jansa, dhe Mike Pompeo do të theksojnë rëndësinë e sigurisë së rrjetit të “informacionit 5G” dhe do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashskët me Ministrin e Jashtëm slloven Anzhe Logar, mbi teknologjinë 5G.

Në Vjenë, më 14 gusht, Sekretari Pompeo do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe me Kancelarin Sebastian Kurz, për të diskutuar mbi Partneritetin Strategjik Sh.B.A.-Austri, për marrëdhëniet e forta dhe në rritje të tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve dhe për çështjet e sigurisë rajonale, thuhet në njoftimin e DASH, për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Austri.

Ndërsa në Varshavë më 15 gusht -- ndalesa e fundit e turneut të tij në Evropën lindore -- Sekretari Pompeo do të takohet me Kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki dhe me Ministrin e Jashtëm, Jacek Czaputowicz, për të diskutuar mbi fushat e bashkëpunimit të fortë SH.B.A.-Poloni, përfshir thellimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta në fushën e mbrojtjes, Marrëveshjen e Zgjëruar të Bashkëpunimit të Mbrojtjes, masat për rikuperim nga pandemia COVID-19, sigurinë e rrjetit informativ 5G dhe për përmirësimin e infrastrukturës rajonale të shpërndarjes së energjisë, bazuar në Nismën e Tre Deteve.  Kryediplomati amerikan do të takohet, gjatë vizitës së tij në Varshavë, edhe me Presidentin e Polonisë Andrzej Sebastian Duda.  Në njoftimin e DASH thuhet githashtu se gjatë qëndrimit të tij në Poloni, Sekretari Amerikan i Shtetit do të marrë pjesë në ceremoninë që do mbahet në përkujtim të 100-vjetorit të betejës së Varshavës të vitit 1920, në të cilën forcat polake mposhtën forcat bolshevike sovjetike gjatë luftës polako-ruse, që ka pëfunduar në një fitore vendimtare të ushtrisë polake kundër Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.

Përballë kësaj vizite të nivelit të lartë që Sekretarit Amerikan të Shtetit në Evropën Lindore, është e pamundur të mos mendojmë edhe për Shqipërinë dhe Kosovën dhe se kur ishte hera e fundit që një diplomat i lartë amerikan ose evropiano-perendimor të ketë vizituar dy shtetet shqiptare.  Duhet të shkojmë pak si thellë në historinë e viteve të fundit që të gjejmë ndonjë vizitë me rëndësi të zrytarëve t lartë perëndimorë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Por nuk është aspak për tu çuditur se pse vitet e fundit, Tirana dhe Prishtina nuk janë në agjendën e vizitave të rëndësishme nga perendimorët, siç eshtë kjo vizitë e kryediplomatit amerikan, javën që vjen, në Evropën Lindore.  Nuk është për tu çuditur aspak!

Për të parë se pse, mjaftojnë vetëm deklaratat e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për “ndërhyrjet në punët e mbrendshme” të Shqipërisë nga ndërkombëtarët si dhe deklarata e tij e fundit në kuvendin shqiptar se “komunistët dhe komunizmi shqiptar ishin në anën e duhur të historisë”, ndërkohë që Sekretari Amerikan i Shtetit, në vizitën e tij në Poloni do të kujtojë 100-vjetorin e fitores së forcave polake kundër forcave bolshevike ruse. Kjo, gjithashtu në një kohë që, ndërsa Kryediplomati amerikan gjatë qëndrimit të tij javën që vjen në Lubljanë do të bisedojë për mundësitë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në proceset euro-atlantike -- Kryeministri i Shqipërisë fletë për “minishengin ballkanik” me Serbinë dhe për marrëdhënje strategjike me Erdoganin e Turqisë.  Përshir këtu gjendjen jo stabile politike në Shqipëri dhe në Kosovë, është e qartë se nuk duhet të çuditemi se pse perëndimorët po vazhdojnë të shiojnë me dyshim politikën e Tiranës zrytare dhe anashkalojnë Tiranën dhe Prishtinën në vizitat e tyre rajonale.  Fatkeqësisht, duhet të bëjmë pyetjen se përsa kohë do të zgjasë durimi i perendimorëve me një klasë politike shqiptare që nuk ndanë asnjë vlerë perëndimore, por vetëm është e interesuar të ruaj karrigat e veta në dëm të jetës së mundishme të përditshme të shqiptarëve dhe në kurriz të interesave të Kombit, në përgjithësi.

Kam drojë se është tepër vonë që të hedhim kushtrimin për gjëndjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për marrëdhëniet e shqiptarëve me perëndimin, në përgjithësi.  Ka nja 10-vjetë tani që, në mënyrën time modeste, jam munduar të paralajmërojë për disa prirje të udhëheqësve shqiptarë drejt obskurantizmit lindor, jo vetëm bazuar në autoritarizmin e tyre të ushtruar në vend por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos me vendet Perendimore.  Sa herë kemi dëgjuar vitet e fundit disa udhëheqës shqiptarë të kërcënojnë Perëndimin duke thenë se Shqipëria dhe Kosova “kanë alternativa tjera”, nëqoftse nuk na pranoni kështu si jemi, thoshin ata, kushte ose pa kushte.  Tashti po e shohim se çfarë alternativash paskan pas në mend këta.

Jeni në rrugë të gabuar!  Shqiptarët kudo qofshin, e që janë të interesuar për marrëdhënie normale dhe miqësore të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara – ashtu siç kanë marrëdhënie normale dhe miqësore vendet ish-komuniste (me përjashtim Austrinë jo-komuniste) që do vizitojë javën që vjen Sekretari Popmpeo –duhet të jenë të shqetësuar për gjëndjen aktuale në marrëdhniet e shqiptarëve me Perëndimin.  Marrëdhëniet e ngrira, sidomos,midis Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe me Kosovën nuk janë në interesin afat gjatë të Shqipërisë, të Kosovës, të shqiptarëve në përgjithësi dhe as të paqës dhe sigurisë në rajon.

Është e qartë se zhvillimi normal i këtyre marrëdhënieve të Shqipërisë dhe të Kosovës me perëndimorët, është prekur negativisht nga konfliktet dhe mos-stabiliteti politik i mbrendëshëm, por edhe nga flirtimet (e maskuara me kërcënime) me influenca të huaja, historikisht, jo mike të shqiptarëve, siç janë Turqia, Rusia dhe Kina.  Pa përmendur, në këtë mes, trafikimin e drogës, krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe mungesën e sundimit të ligjit në vend. Janë këto probleme dhe të tjera si këto, të cilat bëjnë që zyrtarët e lartë të Amerikës -- siç është Sekretari Amerikan i Shtetit dhe ata të vendeve të tjera perëndimore -- të anashkalojnë Tiranën dhe Prishtinën zyrtare gjatë vizitave të tyre në vendet mike dhe aleate perëndimore në rajon, siç është vizita e kryediplomatit amerikan, javën që vjen, në Republikën e Çekisë, në Slloveni, Austri dhe Poloni.  Interesat afatgjata kombëtare të shqiptarëve nuk duhej të lejonin as të toleronin një gjë të tillë!  Për ngrirjen e marrëdhënieve të shqiptarëve me aleatët dhe miqtë tradicionalë dhe historikë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dikush duhet të japë përgjegjësi.  Jeni në rrugë të gabuar!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Martin Luther King dhe Adem Demaçi, bartës të vlerave të përbashkëta të lirisë Frank Shkreli: Edi Rama deklaron - Komunistët dhe komunizmi në anën e duhur të historisë! Frank Shkreli: Gëzim Alpion - Nënë Tereza – Shënjtëresha dhe Kombi i Saj Frank Shkreli: Kujtohet Dr. Ibrahim Rugova si një Kampion i Lirisë dhe një Burrështeti që ndante vlerat Amerikane Frank Shkreli: Po më soset durimi - Me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Martin Camajt Frank Shkreli: At Shtjefën Kurti, njëri prej 100 viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar Frank Shkreli: Sali Bollati - Çam shqiptaro-amerikan, i mbijetuar i Gjenocidit Grek Frank Shkreli: Diasporë, heshtja nuk të ka hije! Frank Shkreli: Provat për Martin Camajn do i marr kur të hapen dosjet e Beogradit Frank Shkreli: Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt Frank Shkreli: Dorëheqja si një akt patriotik dhe njerëzor! Frank Shkreli: Unë, ‘’Armiku i Popullit’’!? Frank Shkreli: Elez Biberaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Zërit të Amerikës Frank Shkreli: Ambasadori amerikan që ka dhënë dorëheqjen për të shpëtuar Shqipërinë Frank Shkreli: Të gjithë për Kongresmenin Eliot Engel Frank Shkreli: Historike - Themelohet e para Katedër Albanologjike në SHBA Frank Shkreli: Në kujtim të patriotit Emin Fazlija Frank Shkreli: Një tregim suksesi Frank Shkreli: Lidhja e Prizrenit - frymëzim për brezat Frank Shkreli: Thank You, America!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora