Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Një tregim suksesi
E diele, 14.06.2020, 07:39 PM
NJË TREGIM SUKSESI
DY KADETË SHQIPTARË NGA
KOSOVA IA DOLËN ME FAQE TË BARDHË NË AKADEMINË USHTARAKE AMERIKANE, WEST POINT
Nga
Frank Shkreli
Gjatë
një vizite në Washington, katër vjetë më parë, Ministri i Ministrisë për Forcën
e Sigurisë së Kosovës (FSK) Z. Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së,
gjeneral-lejtënant Rrahman Rama ishin takuar me gjeneral-lejtënantin amerikan
Kenneth F. McKenzie, Drejtor për Politika dhe për Planifikimet Strategjike të
Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-ve.
Pas atij takimi në prill, 2016 u njoftua lajmi i mirë nga gjenerali
amerikan, McKenzie se dy kadetë shqiptarë nga Kosova ishin pranuar në Akademinë
e njohur Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, në West Point. Ai ka me atë rast se dy kadetët e rinjë
shqiptarë të FSK-së, të pranuar në Akademinë ushtarake më të njohur në botë,
ishin Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku.
https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-historike-kadetet-shqiptare-nga-kosova-pranohen-ne-akademine-ushtarake-amerikane-west-point/
Arelena
Shala dhe Ylli Dalladaku bënë histori! Ata ishin studentët e parë nga Kosova që
u shkolluan dhe u diplomuan këtë të djelë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të
Bashkuara Amerikane, me famë botërore, West Point, në vitin 2016.
Të
pranohesh në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point nuk
është kollaj, por është një nder i jashtzakonshëm që gjithmonë është rezervuar
vetëm për studentët më të mirë dhe më të shquar të Amerikës, por edhe të botës,
që pranohen në atë institucion. Për tu pranuar në Akademinë më prestigjioze
amerikane, kadetët jo vetëm që duhet të jenë inteligjent, por duhet të jenë
edhe fizikisht në gjëndje të mirë dhe individ që shquhen nga tiparet morale dhe
të karakterit të shkëlqyeshëm njerëzor.
Ata që përzgjidhen për tu pranuar në West Point sigurojnë një arsimim
universitar që nuk e ka shoqin askund në botë, ndërkohë që të gjitha shpenzimet
janë të paguara nga Akademia Ushtarake Amerikane. Diploma nga Akademia Ushtarake Amerikane,
gjatë gjithë jetës, do i dallojë të diplomuarit e West Point nga të tjerët për
nga aftësitë, nga karakteri dhe për zotësitë udhëheqse që ata kultivojnë aty
për katër vjetë, duke i bërë ata anëtarë të një grupi elitar ndërkombëtarë, të
dalluar dhe shumë të respektuar. Sipas
Akademisë, zhvillimi etik dhe moral është thelbi i përvojës dhe i edukatës prej
47-muajsh për kadetët në West Point.
Karakteri personal thekësohet si një vlerë e pa zevëndsueshme në
mbështetje të motos së Akademisë: “Detyra, Nderi, Atdheu”, si dhe idealet e
shtatë vlerave të Ushtrisë: besnikëria, respekti, shërbimi i pa kusht, nderi,
integriteti dhe guximi personal.
Janë
këto vlera në bazë të cilave të rinjët nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli
Dalladaku u pranuan katër vjetë më parë në Akademinë Ushtarake më prestigjoze
në botë,-- dhe janë këto vlera në bazë të cilave ata u diplomuan -- bazuar
krejtësisht në meritat e veta, si dhe falë përgatitjes së tyre personale,
fizike dhe akademike. Katër vjetë, më
parë në një shkrim modest, për të shënuar këtë ngjarje historike të pranimit të
dy kadetëve shqiptarë nga Kosova në West Point, kisha uruar dy të rinjtë nga
Kosova, që të dilnin me sukses dhe me faqe të bardhë në rrugëtimin e tyre, ashtuqë
që të bëhen njëkohësisht edhe frymëzim për bashkmoshatarët e tyre
shqiptarë. Suksesi i tyre është suksesi
i të gjithë shqiptarëve,por veçanërisht i brezit të Yllit dhe Arelenës se
megjithë mungesën së shumbujve të mirë aktualisht, me shembullin e tyre i
treguan brezit të tyre se sukseset e vërteta në jetë arrihen edhe pa korrupsion
e krime – shembuj për të cilëve vuan shumë bota shqiptare, përfshirë sidomos
politikën. Këta dy të rinjë na rikthejnë
përsëri shpresën e humbur se me me mund, djersë, moral e karakter, çdo gjë
është e mundur në jetë.
Ja
pra, këtu jemi sot, katër vite më vonë, dy të rinjë shqiptarë nga Republika e
Kosovës, pas 12-vjet pavarësie të vendit të tyre dhe 21 vit pas hyrjes së
forcave të NATO-s në Kosovën e lirë – në Akademinë Ushtarake Amerikane u
diplomuan Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, së bashku me rreth 1100 kadetë të
tjerë, shumica amerikanë por edhe nga vende të tjera të botës. Në cereemoninë e diplomimit, të shtunën që
kaloi, mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump i cili mbajti edhe një fjalim me
këtë rast, para të diplomuarve.
Me
rastin e diplpmomit të tyre nga Akademia Ushtarale Amerikane , West Point,
Arilena dhe Ylli shprehën ndjenjat dhe emocionet e tyre për këtë ditë historike
për ta, për prindërit e tyre, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët
vullnetmirë. Para zhvillimit të
ceremonisë së diplomimit, Arilena Shala tha për Zërin e Amerikës se,“Kjo (ditë)
më bën të ndihem edhe më shumë krenare, pasi kur të përmendej emri im dhe i
Yllit gjithashtu do të përmendet edhe emri i Kosovës. Më bën edhe më shumë
krenare pasi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të dëgjojë dhe do të
dijë se Kosova ishte e suksesshme në West Point”. Për arritjet e saja, ajo falënderoi prindërit
e vet, të gjithë ata që e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim, u shpreh ajo, duke
thekësuar veçanërisht falënderimet e saja për ndihmën që ka marrë nga “Forcat e
Sigurisë së Kosovës dhe nga Shtetet eBashkuara të Amerikës, që më kanë ofruar
të jem në West Point”, përfundoi Arelena Shala.
Ndërsa edhe Ylli Dalladaku u shpreh se ishte krenarë që përfaqësoi
Kosovën në West Point dhe për, “Mundësinë të jap kontributin tim, për të
përforcuar imazhin e vendit tim në një vend siç është West Point, ku e dimë se
përfaqësohen shumë shtete. Besoj se të
gjitha aftësitë që kemi përfituar këtu në West Point, kanë qenë për mua një
përvojë e veçantë. Ishte një përgjegjësi
e madhe që përfaqësova Kosovën për herë të parë në West Point, por njëkohsisht
ky ka qenë edhe motivimi im kryesor.
Është një ndjenjë e jashtëzakonshme që të përfaqsosh diçka që është më e
madhe se vetja jote dhe mua kjo më ka shtyr të kujdesëm më shumë për të tjerët
se sa për veten dhe të jem Besnik i atyre vlerave – fillimisht ato familjare,
me të cilat jam mësuar por edhe ato të cilat i kam mësuar këtu në West Point”,
tha Ylli Dalladaku.
Arelena
dhe Ylli janë vërtetë një gtregim suksesi.
Me sjelljet dhe me sukseset e
shkëlqyeshme akademike dhe ushtarake që u ka dhënë Akademia Ushtarake në West
Point, Arelena dhe Ylli nderojnë veten, familjen që i rriti dhe mbarë Kombin
shqiptar të cilit i përkasin dhe i cili sot, në këët ditë gëzimi, është krenar
për ta. Duke marrë parasyshë zhvillimet
aktuale politike anë e mbanë trojeve shqiptare, ky lajm i mirë na bën të
shpresojmë se e ardhmja e Kombit shqiptar do të njohë ditë më të mira kur të
gjithë shqiptarët do të udhëhiqen nga gjenerata e Arelena Shalës dhe e Ylli
Dalladaku, të brumosur në etikën dhe moralin, në nderin dhe në dashurinë për
Atdheun që u ka ofruar disiplina, dhe edukata ushtarake dhe akademike në
Akademinë Ushtarake Amerikane të West Point-it.
Keni plot arsye të jeni kreanr.
Sot, me arritjet tuaja, i zbardhët faqen vetes, familjeve tuaja dhe të
gjithë shqiptarëve kudo! U lumtë dhe suksese gjithmonë në jetë. Lartë e më lartë në karieren tuaj!