Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Terrin mes dy dritave s’e duron ylli që shkoqet, as njeriu
E shtune, 29.08.2020, 03:46 PM
TERRIN MES DY DRITAVE S’E DURON YLLI QË SHKOQET, AS NJERIU –MARTIN CAMAJ
Nga Frank Shkreli
"Ex Malo Bonum", është një
citim latinisht nga Shën Augustini, që në shqip mund të përkëthehej se, nga një
e keqe vjen diçka e mirë.
Nga fillimi i muajit korrik qe botuar
një shkrim nga Auron Tare për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn, një “studim”,
siç u quajt nga disa, që akuzon Koliqin dhe Camajn si poliagjentë dhe
kollaboracionistë të forcave më të errta anti-shqiptare. “Studimin” e botoi portali nga Nju Jorku,
Peisazhe të Fjalës. Bazuar në
absurditetin e akuzave dhe aludimeve të Auron Tares, për nja dy javë, “studimi”
i Auron Tares u bë çështje e ditës, media shqiptare, përfshir televizionin--
sikur nuk kishte halle më të mëdha për shqiptarët-- i kushtonte kohë dhe
hapësirë, nga nata në natë. Auron Tare
për pak kohë u bë “TV star”, si rrjedhim i akuzave dhe aludimeve të tija pa
bazë.
Këtyre zërave, modestësisht, iu bashkova
edhe unë në atë kohë duke thënë se megjith pretendimet e Tares, “studimi” i tij
nuk sillte asgjë të re, që nuk dihej më parë.
Për më tepër, mua dhe shumë të tjerëve, na u duk se pretendimet e Auron
Tares ishin një shpifje me qëllim baltosjen e këtyre dy shkrimtarëve. Aludimet
dhe të pretendohej se këta dy shkrimtarë të njohur të kombit shqiptar ishin
poliagjentë dhe anti-shqiptarë, mu duk mua dhe shumë të tjerëve si diçka që
kishte dalur nga tryeza e Enver Hoxhës, në kulmin e luftës së ftohtë. Me atë rast, thashë gjithashtu se shkrimi ose
“studimi” “Dritëhije në Histori” i Auron Tares, botuar në portalin e Ardian
Vehbiut, “Peisazhe të Fjalës” në Nju Jork, nuk ishte as i “rrallë”, as
“origjinal”, siç pretendohej nga autori dhe botuesi.
Sidoqoftë, debati rreth këtij “studimi”, ishte ai që
ishte, me qëndrime pro nga autori dhe botuesi dhe ndonjë mbështetës i tyre, që si
duket mezi kishin pritur rastin të hedhnin baltë kundër dy shkrimtarëve të
njohur shqiptarë—ndërkohë që shumë të tjerë shprehën pikëpamjet e tyre kundër
“studimit” të Auron Tares, për mungesë dokumentacioni dhe sidomos, për
interpretimet dhe aludimet dashakeqëse, pa mbështetje dokumentacioni.
Por, siç ka thenë Abraham Linkolni, në fund të fundit “E
vërteta është, zakonisht, mbrojtja më e fortë dhe më e mirë kundër shpifjeve”. Zot ruajna prej atyre që të mirës i thonë e
keqe dhe të keqës të mirë.Por, siç ka thënë edhe Shën Augustini, shpesh ndodhë
që edhenga një e keqe – siç ishin shpifjet
publike të Auron Tares kundër Koliqit dhe Camajt—ndodhë që vjen diçka e mirë.
Në këtë ndërkohë, me të thenë të drejtën, u gëzova kur mora
vesh se Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit
të Shtetit 1944÷1991, (AIDSSH) ka në
plan të organizojë, këtë javë, një tryezë të rrumbullakët me rastin e
95-vjetorit të lindjes (21 Korrik, 1925).
Specifikisht, në njoftimin e AIDSSH thuhet se, “Në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave
të Regjimeve Totalitare, AIDSSH me partnerë, organizon tryezën e rrumbullakët,“95
vjet Martin Camaj – vepra dhe përndjekja”, me pjesëmarrjen e familjarëve,
bashkëpunëtorëve akademikë, studiuesve brenda dhe jashtë vendit e
institucioneve publike.
Më 28 gusht, ora 18.00,
live nga Pallati Presidencial në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e botuar në faqen fejsbuk të
AIDSSH. Ndërkohë, AIDSSH kërkon nga të
interesuarit se,“Për shkak të interesit të lartë për pjesëmarrje në
tryezën e rrumbullakët “95 vjet Martin Camaj - vepra dhe përndjekja” dhe
kufizimeve të detyruara në kushtet e përhapjes së COVID-19, të interesuarit që
marrin pjesë në aktivitetjanë të lutur të dërgojnë email të konfirmimit të
pranisë së tyre në info@autoritetidosjeve.gov.al brenda datës 27 gusht 2020,
e enjte.
AIDSSH njofton gjithashtu se ashtu siç është lajmëruar
edhe më heret, aktiviteti do të transmetohet “live” nga AIDSSH dhe media të
pranishme.
Uroj që tryeza e rrumbullakët e AIDSSH për Jetën dhe Veprimtarinë e Martin
Camajt, të hedhë dritë mbi shpifjet dhe aludimet propagandistike të
ish-regjimit komunist, në përgjithësi si dhe të atyre nostalgjikëve modernë të
atij regjimi, të cilët duan që me çdo mjet të baltosin dy figurat më të njohura
të letrave dhe historisë shqiptare. Por,
mbi të gjitha, uroj që qëllimi dhe përfundimi i kësaj tryeze të jetë zbardhja e
të vërtetës, për jetën dhe veprimtarinë e Martin Camajt– përfshir edhe akuzat
dhe aludimet e kohëve të fundit kundër tij -- sepse këtë do të donte edhe ai
vet – të vërtetën, me të gjitha të mirat e të këqiat, asgjë më pak as më shumë
se të vërtetën!Që drita e së vërtetës të zëvendësojë terrin e akuzave
djallëzore të kundërshtarëve të tij, “shpend mishngranësme fytyrë njerëzore”, sepse
“Terrin mes dy dritave ‘s’e duron ylli që shkoqet, as njeriu…” Martin Camaj.
Ismail Kadare e ka quajtur Martin Camajn, “Shkrimtari i
Lartësive, që i ka strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi që
iu siguronte pavarësinë. Ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej
ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë
lamtumirën”, ka shkruar Kadare. Fatkeqësisht,
“katrahura shqiptare”, të cilës i referohet Kadare – sidomos në fushën politike
dhe letrare – është ndoshta më e theksuar sot se kurdoherë tjetër që prej kohës
së komunizmit. Sot më shumë se kurrë, në këtë rrëmujë në të cilën ndodhet Shqipëria
dhe bota shqiptare, thirrja e Camajt për “Afrim të Shqiptarëve”, është më
aktuale se kurrë.Uroj që pjesëmarrësit -- në tryezen e rrumbullaktë të enjtën
në Tiranë, për jetën dhe veprimtarinë e Martin Camajt, organizuar nga AIDSSH –
të dalin nga ajo konferencë më të bashkuarnë përpjekjet e tyre, për të hedhë më
shumë dritë mbi të vërtetën dhe më jo baltë mbi jetën jetën dhe të veprimtarinë
e Martin Camajt.
Për një mendim ndryshe, për
personin dhe dosjen e Martin Camaj, mund të ndiqni një intervistë me të Sonila Boçi
Pepivani, Akademia e Studimeve Albanologjike, të Fatmira Nikollit në News24:
https://www.youtube.com/watch?v=RiwvZoCB3KA
Përmbledhje e shkurtër e
intervistës nga News 24: Martin Camaj, në dritë dosja e shkrimtarit -- Sonila
Boçi: Dosja e Camajt, jo e zakonshme “Nuk eshtë dosje bashkëpunëtori, por të përndjekuri”.
Historianja: E kanë arrestuar që ta
perdornin. Dokumenti, “Camaj bashkëpunetor
nën detyrim” “Dosja nuk flet për torturë, thuhet u mor me force” Boçi: Dosja
thote qe Camaj e dezinformoi Sigurimin “U arratis me ata qe i kerkuan te
denonconte” “Komiteti i Prizrenit? Nuk del roli i Camajt atje” “Permendja e
Camajt dhe roli jane gjera te ndryshme” Camaj zero marredhenie me Politiken. Boçi: Camaj agjent? Do te ishte krejt atipik!
Boçi: Ne dosje ngaterrohen faktet me opinionet, “Dosja e Camajt nuk ka
fakte, duhet vërtetuar” Sonila Boçi: Çmitizim? Atdheu e partia ishin një. Boçi: Po të ishe kundër partisë, ishe
tradhtar --Sonila Boçi, historian. Gazetare, Fatmira Nikolli
https://www.youtube.com/watch?v=RiwvZoCB3KA
Një bashkëpunim i #IH_ASA me #AIDSSH
Fatmira Nikolli Sonila
Boçi Pepivani Akademia e Studimeve Albanologjike- faqe zyrtare News 24
Martin Camaj në dritë - dosja e Sigurimit për shkrimtarin, përndjekje, detyrim e letra anonime. Sonila Boçi: Dosja e Camajt, jo e zakonshme “Nuk është dosje bashkepunëtori, por të përndjekuri”
Poezi nga Martin Camaj
VRASJA E POETITI
Liria e fshehun ndër vargje
të poezisë
nuk ishte vetëm:
para tyne rrishin galuc roje
shpend mishngranës
me fytyrë njerëzore.
E ti ishe për ta nji bletë
tue u rropatë ka drita në qelq,
andej kufijve të botës
njerëzore.
SHKUSHULLIM
Kush iu kujtue territ që bie në luginë mbas fikjes së
yjve
para agimit?
Shkatrruesi i vetes, nji krip-bardhë
e gjeti se koha e mungët
mes dritave
i hyn në palcë gurit
dhe ashtit njerëzor.
Terrin mes dy dritave
s’e duron ylli që shkoqet,
as njeriu.