Kerko: a
Sami Islami: Stop xhamiave politike në Kosovë dhe Shqipëri!
E premte, 24.07.2020, 08:16 PM
STOP XHAMIAVE POLITIKE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI!
Nga
Sami Islami
Nëse
don me pa llumin e Kosovës ose të Shqipërisë, rri pak në FB dhe llumin e ke
aty! Kjo për arsye se në FB secili ka mundësi me shkru, me komentu, ose me bë
pytje.
Ajo
që më nxiti t’i them njady-tri fjalë qe deklarata e një komentuesi, i cili
ishte në favor të ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë. Fillimisht ai tha
se në Kosovë janë 97% të shqiptarëve myslimanë! Këto shifra 90%, 95%, 97% i kam
dëgju goxha shpesh. Po a mund të më thotë dikush se kur është bërë një
regjistrim i popullsisë në Kosovë, që t’u jepet mundësia secilit të deklarohet
për përkatësinë e tyre fetare? Unë nuk e di, por besoj askush nuk e di! Këto
janë vetëm manipulime me shifra! Se kur të bëhet regjistrimi, qytetari duhet të
pytet jo vetëm a je mysliman, katolik apo ortodoks, por edhe a je apo nuk je
fetar? Nuk e di, me kushtetutë a ka te drejtë njeriu të thotë se nuk jam fetar
hiç? Dhe nëse do të ishte bë një kësi lloj regjistrimi, a do të kishte mundësi
dikush të malipulonte me shifra 90%, 95% 97%?
Ma
merr mendja se në Kosovë, nëse do të bëhej ky lloj regjistrimi, ka mundësi të
dalin nja 40 apo 50 % qytetarë, që nuk duan t’ia dijnë fesë fare, si puna ime!
Në regjistrimin e fundit të popullsisë në shtetet skandinave, në Suedi,
Norvegji dhe Finlandë, 60% të qytetarëve të këtyre shteteve janë deklaruar
jofetarë! Pra njerëz që nuk shkojnë kurrë në kishë! Mesiguri kjo ndodhi për
shkak standardit të lartë jetësor atje. Kurse tek ne, në këtë fukarallëk tonin,
në vend se të ndërtojmë shkolla, qerdhe, kinema palestra sportive, në
Prishtinë, apo në qytete tjera, ndërtohen xhamia?! Në Prishtinë janë70- 80
xhami që kurrë nuk mbushen me besimtarë! E çka po na duhet tash edhe një?
E
dëgjova Thaçin, Veselin të deklarohen se kjo xhami nevojitet për besimtarët
myslimanë të Kosovës! Por nuk thanë se cili është qëllimi i kësaj xhamie që po
tentohet të ndërtohet nga Turqia? Pse Erdogani në Serbi ndërton fabrika, e në
Kosovë e Shqipëri xhamia?
Merreni
me mend, sot në shekullin e 21-të, kur bota e civilizuar po bën fluturime
interplanetare, në Kosovë e në Shqipëri ndërtohen xhamia! Jo me buxhetin e
Kosovës dhe të shqipërisë, siç e potencova pak më lart! Se ne nuk kemi pare për
këto investime kolosale dhe pa asnjë vlerë për popullin shqiptar! Këto po i
ndërton sultan Erdogani,
Dhe
a e dini pse?
Sepse
Erdogani ka vendos që krejt myslimanët shqiptarë me i bë turq. Një mënyrë që po
i shitet këtij sulltani dhe që politika shqiptare, Thaçi, Veseli, Mustafa e
Berisha, Basha po ia mbajnë “zhagin”! Këta janë manarë të sultan Erdoganit!
Qëllimi
i fundit i Erdoganit është që Kosovën dhe Shqipërinë, t’i fusë në grusht me
ideoligji fetare! Që nëpërmes të xhamiave të vjetra, e sidomos me këto të
rejat, t’i jep imazh oriental Kosovës dhe Shqipërisë. Çdo i huaj kur të vie në
Kosovë dhe Shqipëri të mendojë se është në Turqi, Pakistan, thjesht ndonjë
shtet aziatik, e jo në Kosovën dhe Shqipërinë evropiane!
Këtu
është qëllimi i tij! Dhe më vjen keq kur i dëgjoj disa njerëz (disa edhe me
“shkollë”) të thonë se edhe baba im edhe yti nuk ka qenë kundër xhamive dhe
kundër fesë. Po vërtetë ata nuk kanë qenë kundër xhamive! Nuk kanë qenë
“kundër” se vetëdija ka qenë e tillë atëherë, dhe e dyta atyre nuk ua kja
ndërtuar askush xhamitë! Ata vetë i kanë ndërtuar ato! Kurse tash xhamitë nuk
po i ndërtojnë shqiptarët por turqit, arabët, dreqi e i biri! A po e lodhin
mendjen këta “përkrahës” të xhamiave, kryesisht politikaj dhe myfti “pse ore
erdoganat e sheikët arabë po bëjnë yrysh me na ndërtu neve xhamia?”. Mendoni
pak me qetësi dhe do ta kuptoni hilen e këtyre xhamiave!
Protestuesit
kundër xhamisë së madhe në Prishtinë kanë plotësisht të drejtë! Nuk jam atje se
edhe unë kisha dalë me krejt familjen time kundër kësaj xhamie politike!
Vetëdijësohuni o njerëz! Protestoni deri në pikë të fundit! Se mosrealizimi i
ndërtimit të kësaj xhamie do të bënte dy efekte pozitive: njëri efekt do të
ishte se do të pengohej një e keqe e madhe që po i kanoset kombit shqiptar, dhe
e dyta, do të ishte rënia e Thaçit, Veselit e besa edhe Mustafës nga se s’kanë
qysh me i dalë përpara sultan Erdoganit, pas premtimit se ndërtimi I xhamisë së
madhe në Prishtënë për ta ishte punë e kryer!