Kerko: Resmi Osmani
Resmi Osmani: Mbreti Agron
E enjte, 09.07.2020, 06:15 PM
TEUTA
E ILIRISË
(Fragment
nga kreu I)
Roman nga Resmi Osmani
Mbreti
Agron
Salla
e armëve e kështjellës në qytetin Lynhid[1],ishte
përgaitur për takimin e sovranëve. Në ballinë ishte Dielli i Artë i Maqedonisë
me gjashtëmbëdhjetë rreze. Sfondi i purport e bënte më të dukshëm, majtas dhe
djathtas truporet e mermerta të Mbretit Filip dhe Lekës, të skulptorit të famshëm Lisipit.nëpër
mure ishin vendosur shpata të kryqëzuara dhe armë të tjera trofe.Në dysheme një
mozaik shumëngjyrësh, ku paraqitej Leka në gjuetinë e luanëve, në qëndër një
tryezë mermeri ngjyrë trëndafili, kurse rrëzë mureve divanë të rehatshëm mbuluar
me lëkurë leopardi.Në tryezat e vogla të praruara ishin të vendosura kupa të
arta dhe fruta të stinës.Mbreti Dhimitër II kishte zënë vend midis statujave të
dy mbretërve, pasardhës i të cilëve ishte, ulur në një fron me shenjat e
familjes mbretërore. Majtas e djathtas i rrinin: i biri, princi Filip, gjeneralët
dhe dinjitarët e mbretërisë.
Mbretit
Agron i printe shambellani i ceremonialit, pas tij vinin shoqëruesit dhe këshilltarët.
Qëndroi disa hapa para Dhimitrit dhe u përkul lehtësisht në shënjë nderimi. Në
vend të përshëndetjes ai tha thjesht”Madhëri”. Dhimitri u ngrit nga froni. Edhe
ai u përkul hijshëm dhe i uroj
mirseardhen:
-Mbret
i Ardianëve, mirë se erdhe në tokën e mbretërisë së Maqedonisë!
Agroni
nënqeshi dhe pa u menduar gjatë ia ktheu:
-Madhëri,
po tu besojmë etërve tanë, vendi që kam shkelur është truall i ilirisë. Ne jemi
pasardhës të ilirit dhe ai ishte bir i Kadmit dhe Harmonisë[2],
që u bashkuan në trojet rreth liqeneve Lynkestë[3].
Këtu është mitra ku u ngjiz populli ynë. I takun që, i ardhuri të jeni ju.- Tha
dhe e pa me ngulm drejt e në sy.
Dhimitrit
si pëlqeu aspak përgjigja dhe iu duk se takimi kishte nisur keq, jo si midis
miqsh. Kësaj i thoshin më shpejt të vritesh sesa të njihesh! Sido qoftë ai
ishte mikpritësi dhe duhet të lëshonte fill.
Mbreti,
me ato që tha në krye të herës ,ma mundëson të them se, në dinastinë tonë mbretërore,
ka hyrë aq gjak ilir saqë ne të ndihemi të afërt. Për këtë dëshmojnë zakonet,afërsia
e gjuhës e deri te mënyra e veshjes. Mbreti Filip i II ishte bir i Euridikës
ilire nga Lynkestët, Mbreti Leka, bir i Olimpias Epirote dhe më pas Dhimitër
Poliarketi u martua me Deidemanë, motrën e mbretit Pirro, kësisoj edhe nëse brenda
mbretërisë maqedonase, janë përfshirë toka e fise ilire, ne jemi në trashëgimin
tonë mëmësor. Pa thënë pastaj se për këta troje është derdhur shumë gjak. Dihet,
ajo që është fituar me luftë, nuk mund të fitohet veç me luftë. Është një e vërtetë
e njohur: popujt tanë, më së shumti kanë luftuar midis tyre sesa kanë jetuar në
paqe. Në luftë fiton më i forti. E tllë është lufta. Më së shumti kemi fituar
ne, por edhe ilirët, nën prijës trima si mbretërit Bardhyl dhe Glaukia, shpesh
janë ndarë faqebardhë.
Më
ndje mbret, për këtë fjalë disi të gjatë, po shkëndijën e zjarrit e ndezët ju. Mua
më takon ta shuaj. Jeni mysafiri im dhe takohemi për të biseduar, po për tjetër
gjë dhe jo për këto që sapo u thanë.
-Madhëri,
nuk presim që ju të na rrëfeni trojet tanë, pasi ato na i kanë rrëfyer etërit
tanë. Në sinoret e tyre janë varret e të parëve,si rrënjë që askush nuk mund
t’i shkulë. Jeta e mbretërive është si ajo e stinëve që vijnë e ikin, herë dimër
e herë verë. Çohen të vegjlit dhe gremisen të mëdhenjtë, ashtu siç u shkoq perandoria e Lekës. Kush jeton me
lavdinë e së shkuarës dhe nuk sheh rreziqet e së sotmes, veç I bën dëm vetes. Është si ta matish shtatin me
hijet e mëngjesit. E dimë se nuk ka, as miq, as armiq të përjetshëm. Miku i sotëm,
mund të jetë armiku i nesërm dhe armiku i sotëm, miku i nesërm, prandaj sytë
mbahen të çelur, kështjellat me mure të forta dhe shpata të mprehta. Sidoqoftë,
kemi ardhur si miq, për të qënë aleatë e
që mbretëritë tona të jetojnë në paqe.
Teksa
mbreti Agron fliste, mbreti Dhimitër II, po e vërente dhe përpiqej të zhbironte
mbretin e ilirëve: i veshur thjesht,me një tunikë ngjyrë vjollcë, kapur në supa
me tokza të arta, mesin ngjeshur me brez të purport të stolisur me pafta
argjendi. E vetmja stola ishte një gjerdanë i artë ku ishte varur një gjarpr
Boa, totem të Ilirëve. Vinte shtatlartë, gjoksgjerë, i fuqishëm si një krep i
palatuar, flokashpër, korb të zeza, fytyrën eshtake, të gjerë me tipare të
spikatura, por të ashpra, ia mbulonte mjekra e plotë ku shquheshin fijat e
argjendta të thinjave. Sytë të futur thellë në zgavra, hunda si e gjeraqinës
dhe buzët e plota e mishtore, sensuale, nuk rrëfenin fisnikëri nga gjaku. Ata
sapo kamë zbritur nga mallet e tyre, mendoi Dhimitri, i pari i fisit është
shpallur mbret dhe ende s’kanë një dinasti, në rrëmbat e së cilës të rrjedhë
gjaku mbretëror i disa brezave. Por ai nuk mund të vinte re që mbreti ishte
guximtar, me një ndërkryerje të brendshme, të vetvetishme dhe i zgjuar. Kur
bashkohen në një person trimëria dhe mënçuria, janë paja më e mirë për një Sovran.
Ishte
koha të këmbenin dhuratat. Agroni i bëri me nojmë njërit prej truprojave. Ai u
afrua duke mbajtur para duarve, mbuluar me një pëlhurë të purpurt dhuratën për
mbretin e Maqedonisë.
-Pranoni
madhëri, në shënjë nderimi, një dhuratë të varfër, por që bëhet e pasur nga
ndjenjat e miqësisë,-tha dhe zbuloi pëlhurën.
Nën
të ishte kompleti luftarak i punuar mrekullisht nga mjeshtrit pirustë[4]:përkrenarja
ilire, mburoja e çeliktë me reflekse mavi, në qendër të saj ishte gdhendur hyu
Medaur[5],
si kalorës me shtizën në dorën e majtë, kollçinjtë me bronz të ndritur,
parzmorja e thurur me hallka çeliku dhe shpata e shkurtër dytehëshe me një
dorezë që përfundonte me një mollë të artë.
-E
çmuar dhurata, por më e çmuar miqësia e dhuruesit-tha Dhimitri, që i pëlqyen pajisjet luftarake.
Ishte
radha e tij të bënte dhurimin:
-Pranoni
madhëri edhe një dhuratë nga ana jonë, si vlerësimi ynë për personin
tuaj,Sovran i Ilirisë.
Në
sallë hyri një officer i mbretit që hiqte nga freri një kalë madhështor të racës
tesaliane, të zi, me blanë të bardhë në ballë, veshët të vegjël e të mprehtë,
jelet të gjata e të mprehta, mbuluar me një halli të purport. Kur e zbuloi, u
dukën shala dhe pajisjet e shtrenjta të
lara në ar dheargjend.Kali turfullonte e se mbante vendi.
Mbreti
Agroni e pleu dhuratën.
-Qofshin
fitoret tona, të shpejta si vrapi I këtij kali!- uroi ai.
*
* *
Të
dy palët zunë vend në tryezën e gjatë.
Mbreti
Agron qëndroi ballë mbretit Dhimitër II. Mbreti maqedonas duhet t’i kishte
kaluar të pesëdhjetat. Kishte ca tipare të buta e të hijshme gati femërore, nuk
mbante mjekër.Flokët e verdha si shtupë, të dallgëzuara, i kishte tëprera në
lartësinë e qafës.Goja e vogël, e fisme, me buzë të holla, hunda e drejtë por më
flegra të gjera, sytë si më të gjelbër, të lëvizshëm, të zgjuar e dinakë.Duart
e vogla gishtrinjholla, të stolisura me unaza e byzylikë, nuk ngjanin si duar
luftëtari, ndërsa në qafë një gjerdan ari ku ishte varur pllaka me diellin
gjashtëmbëdhjetë rrezesh, simbol i Maqedonisë. Majtas e djathtas i rrinin
gjeneralët dhe oborrtarët qëndrimrëndë e dinjitozë.
Dhimitri
e nisi bisedën qetë, i menduar duke i zgjedhur fjalët.Po përsillte në mendjen
dinake mendimet, që ta paraqiste bisedën se kjo besëlidhje paqeje e mossulmimi,
ishte më së pari në interest ë mbretërisë Ilire, se maqedonia, mbretëri e vjetër
dhe e fuqishme, zere se i bënte nder duke e lënë të qetë në kufijtë lindorë dhe
i hapte hapësira e fushveprimi në detet Adriatik e Jon.Nga kjo aleancë, do të
ishte mbretëria Ilire ajo që dilte e fituar. Ai tha se nga Athina dhe qytet
shtetet greke nuk vinte asnjë rrezik, ata ishin mundur e poshtëruar aq herë, sa
nuk guxonin të shkrehnin asnjë shigjetë.Ishin si qen të rrahur, por në
verilindje ishte forcuar një aleancë me në krye Etolianët[6],
ku bënin pjesë edhe Akaia, Epiri dhe Dardania. Ishte një kundërshtar i fortë
dhe i fuqishëm. Akarnania ishte ende aleate e Maqedonisë dhe kufi ndarës me
Epirin, Akainë dhe Etolinë, por qyteti i saj i Medionit ishte i rrethuar prej
muajsh nga Etolia. Po të binte Medioni[7],
kjo aleancë fuqizohej, dilte në kufijtë e mbretërisë së tij dhe i rrinte si
thikë pas shpine.Një nga kushtet e besëlidhjes ishte që Mbretëria Ilire të
çlironte nga rrethimi medionin dhe ti jepte një grusht vdekjeprurës Aleancës
Etoliane.
Mbretit
Agron iu duk se Dhimitri, donte t’i nxirrte gështenjat nga zjarri me duart e të
tjerëve.
-Po
ne, veç haraçit të gjakut, çfarë fitojmë nga kjo kuturisje në detin e largët
dhe sterenë e Greqisë?
-Emër,
famë, lavdi, plaçkë lufte dhe skllevër.Mbretëria juaj ngrihet, del si fuqi
politike që bën ligjin, jo vetëm në Adriatik, por edhe në jon. Ajo bëhet mbajtësja
e çelsave të portës së Mesdheut. Me këtë rast ne heqim dorë nga intereat tona në
Adriatik, Dyrrah, Apoloni dhe Korkyra[8]
e ujdhesat joniane dhe u japim liri veprimi, të bëni si të doni mbi qytetet e
bregdetit, Dyrrahun dhe Apoloninë që janë nën zotrim të huaj. Kjo nuk është
pak.Apo jo? Me paqen midis nesh ju jeni të sigurt në kufijtë tanë lindorë se
nuk do të goditeni pas shpine dhe, keni dorë të lirë të dilni jashtë kufijve
tuaj të tanishëm, për zgjerimin e shtetit në jugë e në veri.
-Madhëri,
nuk është bujari të falësh atë që s’e ke dhe të kshillosh luftëra, që nuk do ti
bësh vetë!
-Por
është bujari edhe të mos e lakmosh, kur e mëtojnë të tjerët! Mos harroni, se
Roma, tani që i mbylli punët për zotërimin e perëndimit, heret a vonë, në mos
ka filluar, do të hedhë sytë në lindje nga siujdhesa Ilirike. Atë ka filluar ta
këndellë edhe Greqia e përçarë dhe e sunduar.Pengesa e parë që duhet kapërcyer është
iliria.Sado që ati juaj i ndjeri mbreti Pleurat, e ruajti miqësinë me Romën dhe
armiqësinë për ne, ajo është fuqizuar shumë dhe nuk duron dot që ju të zotëroni
Adriatikun e të plaçkitni anijet e saj dhe, do të gjejë një shkak.Roma që tani
ka filluar ta quajë Mesdheun”Mare nostrum”, deti ynë. Preja e saj e pare, ka për
të qënë Iliria. Me këtë besëlidhje, ne do të jemi krah jush, në të mirë e në të
keq dhe do të luftojmë së bashku, me vëllazërim armësh kundër fuqisë së Romës.
-Që
të ndërrmarrim veprimet luftarake në
Jon, çfarë tribute jep mbretëria juaj?
-Armë
dhe Anije.
-Pyje
dhe miniera iliria jonë ka mjaftueshëm për të armatosur ushtri edhe më të mëdha
se e jona.
Mbreti
Dhimitër, para se të pyeste se çfarë kërkonte mbreti Agron, u ndrojt se mos ai kërkonte ar. Arka dhe
thesari i mbretërisë së tij ishin për të qarë hallin.
-Thoni,
madhëri, cila është kërkesa dhe ne do ta mendojmë.
-Kam
dëgjuar se nëTesali keni ferma mbretërore që rrisin kuaj lufte.Do të më
mjaftonin njëqind çifte, për të ngritur një bulqizë shtimi për kuaj lufte. Në
fushat e Taulantisë rriten kuaj vrapi, por janë më trupvegjël se tuajt
Mbreti
Dhimitër u hodhi një shikim pyetës gjeneralëve.
Ata
miratuan me krye.
Me
kaq biseda politike u mbyll. Shkruesit u vunë në punë mbi pergamenat dhe
kallamarët me mellan për hartimin e neneve
të aleancës.
*
* *
Jashtë
mureve të kështjellës, në majë të kodrës, ishte tempulli i Zotit të Rrufeve,
kryezot dhe zot i luftës.Deri aty të shpinin shkallët e ndërtuara mjeshtërisht
në të përpjetën e pjerrët. Në sheshin e shtruar me plloça ishte altari dhe
vendflijimi, më tej vatra e zjarrit, që ishte mbushur me dru lisi të stivuara,
gati për t’u vënë flakën.
Të
dy mbretërit dhe shpurat e tyre u ngjitën aty që sipas zakonit të bënin flitë
dhe betimin për besnikëri ndaj njeri tjetrit.
Shërbenjësit
e tempullit të shenjtë, e lagën turrën e druve me verë dhe vaj ulliri, pastaj
me pishtar i vunë flakën. Zjarri mori sakaq dhe gjuhët e flakëve i dhanë dritë
muzgut që po binte. Që kryezoti t’i pranonte lutjet dhe betimin, u flijuan dy mëshqerra
dhe tre desh brimëdhenj. Pasi i therën dhe i ropën, i prenë në copa të mëdha
dhe i hodhën mbi prushet e kuq. Sakaq , tymi i erëndshëm i dhjamit dhe mishrave
që po piqeshin u ngjit drejt qiellit.
Kryeshkruesi
i mbretit Dhimitër, me ton solemn e qëndrim të madhërishëm, si të kuvendonte me zotat, shqiptoi përmbajtjen e
betimit:
-Ne,Mbreti
Dhimitër II i Maqedonisë dhe Mbreti Agron i Ilirisë, me vullnetin dhe pëlqimin
e zotave, sovranë të kurorëzuar të shteteve tona, lidhemi me besë, që vendet
tona të jetojnë në paqe dhe në gjallje tonë, mes nesh të mos ketë luftë, paqja
të jetë bekimi i Zotave.Besëlidhemi që t’i gjendemi njeri-tjetrit në rrezik e në
nevojë. Kush shkel këtë besëlidhje, Zeusi e shoftë me një gjuajtje rrufeje dhe mbretëria
e tij u bëftë shkrumb e hi!
-Betohemi!-Thanë
mbretërit njëzëri.
Kur
ceremonia ishte duke u mbyllur, ,Agroni i tha mikpritësit dhe aleatit të tij:
-Mbret
ne do të vulosim pergamenat, u bëm fli zotave dhe u betuam, por duhet të dini
se në Iliri, nderi, fjala e dhënë e burrit dhe besa e lidhur, janë të shenjta. Është
kjo arsyeja, që ne mendohemi gjatë para se të japim fjalën dhe të lidhim besën.
Besëshkelësi humbet nderin, mbulohet me turp, por shpesh i shkimet edhe jeta!
Larg
u shfaq një re, vetëtiu dhe u dëgjua një bubullimë. Zeusi, zoti I luftës dhe
rrufeve i kishte pëlqyer flitë dhe e miratonte besëlidhjen.
Në
oborr i priste darka mbretërore……..
Mars-shtator 2013.
Vijon
[1] Qytet atje ku gjendet Pogradeci I sotëm
[2] .Parardhësit legjendarë të ilirëve
[3] Liqenet e Prespës
[4] Fis ilir që jetonte në trojrt e Mirditës
[5] Hyu ilir I luftës
[6] Etolia, Akaia dhe Akarnania, kra hina në Greqinë veriperndimore.
[7] Medioni, qytet në Akarnani që u pushtua nga mbreti Agron.
[8] Ishulli I Korfuzit.