E premte, 29.03.2024, 02:10 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinoviç

E enjte, 09.07.2020, 07:18 PM


Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinoviç

Nga Dr. Qazim Namani

Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani:

Mbretëria e Dardanisë u krijua në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik. Nëpër territoret e Dardanisë kalonin shumë rrugë të rëndësishme antike e gjeostrategjike, sepse si rajon i pasur me minerale në këtë trevë u kryqëzuan rrugët që  kanë lidhur lindjen me perëndimin dhe pjesën bregdetare të Adriatikut  me atë kontinentale.

Se Dardania ishte e pasur me minerale, dhe se eksportonte prodhime nga metali, dhe mallra tjera kemi njoftime edhe nga autorët antik. Nga kjo kuptojmë se metalet  dardane (Metalli Dardanici), dhe mallra tjera që janë eksportuar përmes rrugëve që kanë ekzistuar, Nish-Lezhë, përmes segmentit rrugor  Ulpianë-Shkup-Selanik, Nish-Ulpianë-Vushtrri-Municipiumi D.D, dhe rrugë tjera tregtare që kalonin nëpër territorin e Kosovës së sotme.

Burim i rëndësishëm për studimin e rrugëve gjatë periudhës romake, janë të ashtuquajtura itineraret (nga latinishtja rrugë), të cilat paraqesin lista rrugësh në harta grafike. Deri me tani, janë të njohura itineraret e Antonit dhe ai i Buraigalës. Në kohën romake ishte e rëndësishme dhe “Tabula Peutingeriana", tabelë grafike, në të cilën janë shënuar shumë rrugë ndërkontinentale. Në këtë tabelë janë të shënuara edhe rrugët që kalonin nëpër Kosovë siç janë rrugët: Nish-Lezhë, Nishë –Shkup etj. Në bazë burimeve dhe të  dhënave për kohët e antikitetit në Perandorinë Romake, rrugët ishin të kategorizuara, në rrugë të rendit të parë (Via militaris apo Via publica) dhe rrugë lokale të cilat quheshin (Via e Vicinales).

Si rrugë Via militaris apo Via publica, që kalonte nëpër territorin e Kosovës së sotme (Dardani qëndrore), konsiderohet rruga Lissus-Naissus, dhe ajo që lidhte Dubrovnikun (Raguza) me Shkupin (Scupi) dhe me Selanikun (Thessalonica).

Rruga Lezhë-Nish dhe shumë rrugë tjera që kalonin nëpër Dardani bënin lidhjen, e  porteve detare të Adriatikut me portet detare në Detin e Zi, Detin Egje, me portet në lumenjtë Danubin e Savën, me Transilvaninë, fushat pjellore të Rumanisë, të Rusisë jugore etj.

Rrugë tjera me rëndësi që mund ti veçojmë në Mbretërinë e Dardanisë janë:  Rruga që vinte nga Tivari, Budva, Kotori dhe zbrite në Pejë, pastaj rrugët antike e mesjetare që vinin nga Kroacia e Bosna, të cilat kalonin nëpër luginën e lumit Ibër, duke kaluar nëpër Municipiumin D.D, Mitrovicë, Vushtrri, dhe lidheshin me rrugën Nish-Lezhë në Ulpianë, Janjevë.

Në afërsi të Ulpianës, tek stacioni apo udhëkryqi Vicianum (Fshati Uglarë, në afërsi të Ulpianës), kryqëzoheshin rrugët më të rëndësishme që qonin pastaj në drejtime të ndryshme, por është me rëndësi të ceket se nga Ulpiana rruga që shkonte në drejtim të Shkupi, ishte një rrugë e rëndësishme që lidhej me rrugën e njohur Via Egnatia, e cila kalonte afër Manastirit të sotëm.

Rruga tjetër Nishë-Shkup, e cila është shënuar vetëm pjesërisht në Tabula Peutingeriana, e që shkonte nëpër një varg lokalitetesh të antikës së vonë, në rrethinën e Lebanës së Leskocit, nëpër Medvegjën e sotme, i kalonte malet e Gallapit dhe hynte në pellgun e Moravës së sipërme, duke u bashkuar në fshatin Runjevë, në afërsi të vendbanimit antik Stationit Vectigalis Illyrici afër Kaçanikut, me rrugën që vinte prej Ulpianës e cila qonte në Shkup.

Për ekzistencën  e segmentit të rrugës Ulpiana, përkatësisht Veclanum-Scupi, na dëshmon një gur miliar i gjetur në fshatin Runjevë të Kaçanikut (CIL III 8158) i cili i është kushtuar Jupiterit nga Vilicus-i Talion.

Fig. 1 dhe 2- Rruga e vjetër Nish -Lezhë e shënuar në Tabulapeutigerianë, dhe rrugët tjera Nish –Shkup, që kalonin nëpër Justiniana Prima

Mbi gjurmët e shumë rrugëve dhe urave antike, gjatë periudhës së mesjetës u ndërtuan ura prej gurit e të cilat sot në Kosovë konsiderohen si ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Këto ura ishin të ndërtuara  në stilin romanik të arkitekturës së ndërtimit, ashtu sikurse urat tjera të ndërtuara mbi lumenjtë më të mëdhenj të Gadishullit Ilirik.

Nga burimet historike kemi të dhëna për ndërtimin e urave gjatë antikitetit, e sidomos gjatë periudhës romake, kur në vendbanimet ilire ishte zhvilluar xehetaria e tregtia me vendbanimet fqinjë tej lumit të Danubit , Drinit, Savës, Moravës e Vardarit.

Nga burimet historike ndër urat më të rëndësishme që përmenden gjatë sundimit romak, janë ura e ndërtuar nga perandori Trajan në Klladovë mbi lumin Danub, dhe ura e ndërtuar mbi lumin e Nishit, pranë këtij qyteti.

Fig 3. Dëshmi nga burimet serbe për ndërtimin e urës mbi lumin Danub, gjatë sundimit të perandorit Trajan.

Po ashtu nga burimet serbe të publikuara në literaturën serbe, mësojmë për nderimin e urave gjatë periudhës romake edhe mbi lumin Nishavë afër Nishit dhe në lumenjtë tjera përgjatë rrugës që vinte prej Beogradit të sotëm, për në qytetin e Selanikut dhe qyteteve në Bullgarinë e sotme (Shih. Fig. 4).

Fig 4. Dëshmi nga burimet serbë për ndërtimin e urave gjatë periudhës romake, mbi lumenjtë përgjatë rrugës Beograd-Selanik

Gjatë hulumtimeve arkeologjike, gjurmë të ndërtimit të një ure të vjetër, gjatë periudhës romake janë zbuluar edhe mbi lumin Ibër, pranë municipiumit D.D, te Soçanica (Shih fig. 5).

Fig. 5. Dëshmi për zbulimin e gjurmëve të urës së ndërtuar gjatë periudhës romake mbi lumin Ibër afër Municipiumit D.D.

- Ura e Gurit në Vushtrri:

Në këtë punim po ofrojmë disa të dhëna për Urën e Gurit në qytetin e Vushtrrisë, që është njëra ndër urat më të rëndësishme të ndërtuara në rrugën që vinte nga Bosnja e Dalmacia nëpër luginën e lumit Ibër e Sitnicë për tu lidhur pranë Ulpianës me rrugën Nishë-Lezhë.

Kjo rrugë e antikitetit, që vinte prej Adriatikut dhe Danubit, kalonin nëpër gryka të lumenjve, andaj ishte nevojë e kohës ndërtimi i urave që në kohët më të lashta, andaj edhe sot Ura e Gurit në Vushtrri konsiderohet ndër urat më të vjetra që janë ruajtur në Kosovë.

Përveç kësaj në shtratin e disa lumenjve tjerë, janë zbuluar gjurmët e shtyllave të urave edhe në disa vende tjera, që ishin ndërtuara qysh nga kohët më të lashta e deri në mesjetën e vonë.

Ura e Gurit e ndërtuar mbi lumin Sitnicë në qytetin e Vushtrrisë, kishte një rëndësi të veçantë për rrafshin e Kosovës sepse mundësonte lidhjen e dy qyteteve antike Ulpianës dhe Municipiumit D.D, në Soçanicë, si dhe vendbanimeve tjera antike në rrafshin e Dukagjinit, Drenicës me vendbanimet në fshatrat e Shalën dhe me Vendenisin e Bollasicën në rrjedhën e  lumit Llap. Është me rëndësi të dihet se edhe përgjatë rrugës që e lidhte Vendenisin me qytetin e Vushtrrisë,  në fshatin Lupçë, është zbuluar një gurë milja.

Besohet se kjo urë, është ndërtuar që në kohët e antikitetit, duke pasur më vonë disa ndërhyrje për mirëmbajtjen e saj edhe në periudhën e hershme mesjetare, por edhe pas pushtimit osman të Kosovës.

Për fat të mirë, ura deri në ditët e sotme e ka ruajtur stilin e hershëm romanik të ndërtimit para shekullit të XII, duke u veçuar si objekti me i vjetër arkitektonik i kësaj gjinitë ndërtimit. Karakteristik e kësaj ure janë, muret me blloqe të mëdha të gurëve të latuar, dhe parmakëve anësor po ashtu të punuar nga gurët e gdhendur, që ishin vendosur mbi urë, dhe përforcuar me plumb të shkrirë në të dy anët, gjatë gjithë gjatësisë së urës. Te kjo urë deri më tani nuk janë vërejtur simbole të gdhendura në gurë, ashtu siç vërehen te disa ura tjera mesjetare të ndërtuara në Budisalc të Klinës dhe në Gjakovë, gjatë periudhës osmane.

Ura e vjetër e Gurit në Vushtrri gjendet në anën jug-perëndimore të kështjellës së qytetit, në një distancë prej rreth 300m.

Kjo urë është një ndër urat më të vjetra të ndërtuara, që sot ruhet si monument kulture në Kosovë.
Për vendbanimet e Kosovës së sotme, kronisti osman Evlija Çelebiu gjatë udhëtimeve të tij nëpër trevat shqiptare në mesin e shekullit XVII, ka lënë disa të dhëna me interes për vendbanimet dhe popullatën shqiptare në Kosovë.

Çlebiu kur e përshkruan rrjedhën e lumit Llap thotë se rridhte prej Albanie, dhe derdhej në lumin Sitnicë pranë Vushtrrisë, ku përmes qytetit të Mitrovicës derdhej në Lumin Morava.

Çlebiu, për strukturën e popullatës së qytetit të Vushtrrisë shkruan se nuk dinin të flasin gjuhët sllave, por ata flasin në gjuhen shqipe dhe turke. Siç shihet Çlelebiu, njofton se në shekullin XVII, në qytetin e Vushtrrisë nuk kishte popullatë sllave (Shih. Fig. 6).

Fig.6.  Dëshmi se gjatë shekullit XVII, në qytetin e Vushtrrisë, nuk flitej gjuha sllave por flitej gjuha shqipe dhe turke.

Bazuar në incizimet dhe studimet e para të urës, që janë bërë në shekullin XX, duke filluar në vitin 1953, është thënë se Ura i kishte 9 harqe, se ishte e gjatë 135 m  dhe e gjerë 6 m.

Kronisti francez Ami Bue e përmend këtë urë në vitin 1838, kur lumi Sitnica kalonte akoma nën këtë urë.

Pak vite pasi Ami Bue shkruan për këtë urë, gjatë viteve dyzeta të shekullit XIX, nga vërshimet e shumta, lumi Sitnica e ndërroi shtratin, duke u zhvendosur pak metra më në jug të urës, kështu që prej asaj kohe, Ura e Gurit në Vushtrri, mbeti pa lumë. Prej asaj kohe kjo urë ishte jashtë funksionit të saj. Në vitet e më pasme ura kishte pësuar mjaftë dëmtime në parapet, për shkak se përdorej nga qytetarët për ngarkim dhe shkarkim të mallrave. Nga vërshimet e më vonshme disa harqe të urës u mbuluan tërësisht me dhe

Sipas burimeve të shkruara Ura është rinovuar në shekullin XVIII.

Shtrati i Sitnicës, me prurje të ujit gjatë stinës së Pranverës, nuk është i qëndrueshëm. Gjatë vërshimeve shpesh here ky lum, mbulon një pjesë të fushës në mes qytetit të Lipjanit dhe Mitrovicës, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Fig. 7 dhe 8 , Ura e Gurit në Vushtrri

Teknika e ndërtimit të kësaj ure është e përsosur. Qemerët janë të ndërtuar me blloqe gurësh vendor, dhe janë dy ngjyrësh kuq e bardhë, fugat ndërmjet gurëve janë të përforcuara me plumb të shkrirë dhe kunja metalik.

Valter Shtylla, në studimet e tij për këtë urë shkruan se: Parapeti i Urës së Gurit në Vushtrri, është i lartë 90 cm dhe i gjerë 60 cm, i cili është realizuar me blloqe guri, që fiksohen në taban me kunja metalike, ngulur në plumb të shkrirë. Ai mendon se ura është ndërtuar para shekullit të XII.

Serbët, pa kurrfarë mbështetje shkencore, e kanë falsifikuar historikun e kësaj ure, dhe e kanë publikuar në shumë punime shkencore. Të dhënat e tyre mbështeten gjëja në gojëdhënat e popullatës të mbledhura gjatë shekullit XIX.

Ura e Vushtrrisë, sipas literaturës serbe është quajtur “Ura e Vojinoviqve”, me këtë emër e hasim dhe në librin “Kosova, dikur dhe sot”, të botuar në Beograd më 1973 ku, midis tjerash, thuhet se urën dhe kështjellën i ndërtuan në shekullin XIV feudalët “Vojinoviqët”.

Studiuesit serbë e pranojnë faktin se për këtë të dhënë mbështeten vetëm gjëja në gojëdhëna të popullatës. Nga kjo kuptojmë se ky emërtim nuk ka kurrfarë baze shkencore, por është gojëdhënë e shpikur (sajuar) si shumë gojëdhëna tjera në shekujt XIX dhe XX.

Po ashtu, “Ura e Vojinoviçve”, në Vushtrri, është quajtur edhe nga ekspertët e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Beograd, në kohën kur u bënë incizimet e para arkitektonike në vitin 1953.

Fig. 9 dhe 10,  Incizimi i Urës, dhe studimi i saj në vitin 1953

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, gjatë vitit 2017, bëri gërmime arkeologjike, ku u vërtetua se ura i kishte pasur edhe dy harqe tjera të mbuluara me dhe, mirëpo nuk janë bërë hulumtime të mëtejme për të vërtetuar numrin e saktë të harqeve. Mendohet se ura i kishte gjithsejtë 12 Qemerë.

Sipas të dhënave por edhe nga fazat e restaurimit, mendohet se ura kishte pesë qemerë, por që me kohë gjatë restaurimit të saj ishin shtuar edhe disa shtatë qemerë tjerë.

Foto. 11 dhe 12. Zbulimi edhe i dy harqeve të urës në vitin 2017

Foto. 13 dhe 14. Pamje të Urës, të realizuara ndër vite.

-Familja Vojinoviç, Ura e Gurit në Vushtrri dhe emërtimi si “Ura e Vojinoviqëve":

Tani të shohim se si është krijuar gojëdhëna se ura është ndërtuar nga Vojinoviqët. Shtohet pyetja se kush ishin Vujinoviqët? Bazuar në burimet e shkruara për këtë familje mendojmë se Vujinoviuqët ishin familje shqiptare nga rrethina e Vushtrrisë, që si shume familje tjera në mesin e shekullit XIX, u shpërngulën në Smederevë. Pas vendosjes në Smederevë, kryefamiljari e ndërron emrin nga Gjon në Jovan Vujinoviqi. Jovani pasi shkoi në Smederevë u dërgua për tu shkolluar në Rusi, dhe atje e mbaroi shkollën ushtarake. Pasi që Jovani u kthye prej Rusisë ai punoi si nëpunës në administratën e përgjithshme shtetërore për taksa, ndërsa më vonë gjatë Luftërave Ballkanike, para Luftës së Parë botërore, punoi si kryetar komune në Mitrovicën e Kosovës.

Jovani ishte i martuar me Sofijen, po ashtu bijë e një familje shqiptare nga rrethina e Vushtrrisë, që po ashtu ishte shpërngulur në Smederevë.  Sofija vdiq e re. Jovani me Sofijen e kishin një djalë që e pagëzuan me emrin Kosta. Pas vdekjes së Sofijës , Jovani u martua por Kosta kurrë nuk e pranojë njerkën e tij. Kosta jetoi kryesisht me familjen e nënës së tij, dhe te xhaxhai i tij Panta Gruji?, që ishte një oficer i ushtrisë serbe (që ishte komandant i Divizionit Morava gjatë Luftës së Parë Botërore), i cili për aksionet e tij mori shumë çmime dhe gradën e gjeneralit). Kosta si i ri kishte dëgjuar për historinë e serbëve, dhe luftërat për krijimin e shtetit serbë, nga babai dhe xhaxhai i tij Panta Grujiçi.

Siç shihet babai i Kostës, Jovani dhe  axha i tij Panta, edhe pse ishin vëllezër nuk i kishin mbiemrat e njëjtë. Gjatë shekullit XIX, e XX, shqiptarët që  e ndërronin identitetin në sllav, grek apo në turq, mbiemrat i merrnin sipas administratës së shteteve ku jetonin. Nga kjo kuptojmë se mbiemri i familjes Vojinovic, nuk ishte një mbiemër që kjo familje e trashëgonte shekuj më parë.

Kosta e fillojë shkollën fillore deri në klasën e gjashtë në Smederevë, ndërsa prej klasës së gjashte i vijon mësimet në Beograd, pasi që babai i tij Jovani ishte punësuar në një firmë austriake.

Me ndihmën e babait të tij Kosta vazhdoi studimet në fakultetin e Biznesit në Universitetin e Vjenës. Pas diplomimit Kosta është kthyer të punojë në Serbi, në qytetin e Vrajës ku punonte edhe baba I tij. Kosta në Vrajë e themeloi një organizatë të biznesit tregtar së bashku me kunatin e tij Dusan Kalcic. Kosata sa qëndrojë në Vrajë u shoqërua me njësitë guerile serbe që e kishin themeluar njësitin e tyre në atë qytet. Bordi Qendror i Organizatës Cetnike Serbe në Vraje ishte aktiv në atë kohë, dhe organizonin aksione të  armatosura çetnike Brenda territorit të P, Osmane. Disa nga luftëtarët më të shquar aktivë në atë kohë ishin: Jovan Babunski, Jovan Dovezenski, Vasilije Trbi?, Pavle Mladenovi?, Vojislav Tankosi?, Savatije Miloševi?, Doksim Mihailovi?, ?or?e Skopljan?e, Vojin Popovi?, etj, që vepronin në fshatrat e Maqedonisë së sotme, dhe kryenin vrasje të organizuara kundër popullatës myslimane shqiptare.

Kosta mori pjesë si ushtar në luftërat ballkanike në qytetin e Kumanovës e deri në qytetin e Manastirit. Pas pjesëmarrjes në luftërat ballkanike ai u kthye për të vazhduar biznesin e tij në Vrajë. Gjatë Luftës së Parë Botërore Kosta si vullnetar u bashkua me njësitin që komandohej nga Vojin Popovi? (i njohur si "Vojvoda Vuk"). Ai ishte pjesëmarrës në luftën kundër austriakëve në lumin e Drinës, në Macva dhe në mbrojtje të Beogradit kur mori gradën toger rezervë. Ai mori pjesë në betejën e Kolubarës dhe në malin ?emernik në drejtim të Bullgarisë. Në këtë betejë ai plagoset, dhe i plagosur kthehet në fshatrat e rrethinës së Vushtrrisë te familja e Ali Shalës. Ali Shala ilegalisht e dërgojë Kostën deri te baba i tij Jovani në Mitrovicë, i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Mitrovicës.

Pas shërimit të tij, ai punoi si furnizues zhavorri për nevojat e njësive inxhinierie austriake, me ndihmën e komandantit të xhandarmërisë që jetonte në shtëpinë e babait të tij. Por paraqitjet e tij publike kundër austriakëve për të ju shmangur arrestimit, atij iu desh të ikte në malet e Kopaonikut (Albanikut). Në mes të gushtit 1916, në bashkëpunim me Uroš Kosti? Rudinacin e formuan një njësit prej 50 çetnikësh.

Foto. Kosta Vojinoviç- Kosovac dhe Urosh Kostiç Rudinaci (me veshje kombëtare shqiptare)

Në malet e Kopaonikut, ky njësit vrau 30 xhandarë afër fshatit Babice dhe 42 ushtarë afër Treskës. Kosta Vojinoviçi u takua me Kosta Pe?ancin për herë të parë në 8 nëntor të vitit 1916 në fshatin Spancë.

Kosta në Mitrovicë i zhvillon aktivitetet e tij me grupin e çetnikëve që ishin aktiv në atë rajon. Ai iu bashkua grupit të Uroš Kosti? Rudinacit, Aleksandar Piperit, Vlajko Vladisavljevi?it, Proko Plani?it dhe Radomir Gaši?it (Gashi). Ky grup organizoi sulme në stacionin policor të qytetit të Mitrovicës dhe komunën në Sllatinë të Ibërit. Në njërin nga aksionet e Uroš Kosti? Rudinaci me shokët e tij, u vra më 28 janar 1917 nga Arif Lisica.

Në Obiliq më 21 shkurt 1917. ai mori titullin duk. Vojinovi? mori pjesë në luftimet kundër bullgarëve  te Kurshumlija, që u zhvilluan më 26 shkurt të vitit  1917.

Pas vrasjes së të Uroš Kosti? Rudinacit, Kosta Vojinovici- Kosovac. udhëhoqi çetnikët në  luftimet që u zhvilluan në Toplicë, kundër ushtrisë bullgare. Vojinoviçit, nofka Kosovac iu dha sepse familja e tij ishte me origjinë nga Kosova Në këto luftime Vojinoviçi bashkpunoi edhe me Kosta Pe?anacin me të cilin  u takuan në fshatin Gërgur.

Pecanac u dërgua nga Komanda Supreme e Serbisë për të marrë nën kontroll kryengritjen e Toplicës, e cila deri në atë kohë ishte organizuar nga Kosta Vojinovic. Gjatë Kryengritjes së Toplicës pati një konflikt midis liderëve Kosta Vojinovië – Kosovacit dhe Kosta Peçanacit. Kur bullgarët sulmuan, Kosta Vojinoviç e zhvillojë luftën, por në konflikt me bullgarët, Kosta Vojinovic u plagos dhe u rrethua. Kur të gjithë luftëtarët e tij u vranë, ai vrau veten që të mos binte në duart e bullgarëve, kur u rrethua në një mulli në fshatin Gërgurë afër fshatit Bllacë.

Siç shihet Kosta Vojinoviqi, gjatë karrierës së tij ushtarake dhe kriminale si vojvodë serbë, i urrente, i përndjekke dhe i vriste shqiptarët, por përfundoi si e meritonte në një fshat që katër dekada para vrasjes së tij, i tëri ishte i banuar me shqiptarë, por që ishte shpërngulur me dhuna nga ushtria serbe, të cilës i shërbyen aq shume familja e tij.

. Përfundim :

Si përfundim nga gjithë kjo që u tha më lartë mundë të pohojmë se: Ura e Gurit në qytetin e Vushtrrisë është ndër urat më të vjetra në territorin e Kosovës, e cila është ndërtuar që në kohët e antikitetit, dhe është përfunduar si  objekt arkitektonik, sipas stilit romanik, karakteristikë e ndërtimeve të këtij lloji në rajonin tonë para shekullit XII.

Ura është projekt i realizuar nga Perandoria romake e më vonë dhe nga Perandoria Bizantine, andaj ndërtimi i saj nuk mund të lidhet me asnjë familje feudale mesjetare.

Si objekt i rëndësisë së veçantë, në këtë urë ka pasuar intervenime për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e saj edhe në periudhat e më vonshme pas pushtimit nga P. Osmnane.

Si objekt ka qenë i përdorshëm deri në mesin e shekullit XIX, kur pas vërshimeve të mëdha, lumi Sitnica e ndërron shtratin, për disa metra nga ana jugore e urës.

Në vitin 1953, në urë janë bërë intervenime dhe incizimet e para arkitektonike nga punëtorët e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Beogradit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, nga studiues serbë janë shkruar disa artikuj lidhur me historinë e kësaj ure dhe stilin e ndërtimit të saj.

Si zakonisht për studiuesit serbë, çdo objekt i trashëgimisë kulturore në Dardani, lidhet me ndërtimet e shekullit XIV, dhe me ndonjë gënjeshtër të shpikur nga shekulli XIX apo XX.

Në studimet e para që u publikuan nga studiuesit serbë, emrin e kësaj ure e lidhën me familjen Vojinoviç, e cila nga rrethina e Vushtrrisë në mesin e shekullit XIX, kishte shkuar për të jetuar në Smederevë.

Bazuar në udhë përshkrimin e Evlija  Çelebiut, në shekullin XVII, në qytetin e Vushtrrisë, nuk fliteshin gjuhët sllave, por në këtë qytet flitej gjuha shqipe dhe turke. Ky është një burim me rëndësi për ta kuptuar se popullata e qytetit ishte me origjinë arbërore.

Po të ishte familja e Vojnoviqëve, familje feudale e njohur mesjetare, vështirë se Panta Grujiçi, vëllai i Jovan Vojinoviçit, do të merrte mbiemër tjetër, duke mos u identifikuar me atë familje feudale mesjetare.

Nga praktika e falsifikimeve historike, që Serbia i ka bërë gjatë dy shekujve të fundit, mund të pohojmë se ekspertët serbë, emrin e Urës së Gurit në qytetin e Vushtrrisë, nga dëshira për ta okupuar dhe përvetësuar të kaluarën historike për Kosovën e kanë falsifikuar edhe historinë për këtë objekt.

Është e pa shpjegueshme lidhja e Kosta Vojinoviqit me Ali Shalën, nga vet fakti se pas plagosjes së tij me bullgarët kthehet te Ali Shala, dhe Ali Shala e dërgonë të plagosur te babai i tij në Mitrovicë. Këtu vetvetiu shtrohet pyetja logjike se kush ishte Ali Shala? A mos vallë Ali Shala ishte i afërm i nënës së Kostës, Sofijës e cila po ashtu me familjen e saj u shpërngulën në Smederevë së bashku me familjen e Jovan Vojinoviqit. Në këtë enigmë dalin edhe shumë pyetje tjera që shkaktojnë huti dhe dilema se Jovan Vojinoviqi para se të martohej me Sofijen a e kishte këtë emër! Kush ishte familja e Sofijës? Këto fakte është vështirë që ndonjëherë të zbardhen, por ajo që shihet në studimet serbe për Vushtrrinë, dhe për emërtimin e Urës së Gurit dhe kështjellës, është përsëritur praktika e përvetësimit të historisë, pa asnjë argument shkencor.

Mendoj se studiuesit serbë emrin e kësaj ure, pa kurrë far baze shkencore, e kanë lidhur me emrin e Jovan dhe Kosta Vojinoviçit, e të cilët besohet se ishin me origjinë arbërore nga rrethina e Vushtrrisë, por që pas shpërnguljes në Smederevë, u serbizuan dhe zhvilluan aktivitete ushtarake e administrative për shtetin e ri të Serbisë, dhe interesave të Risisë, gjatë shekullit XIX, dhe në fillim të shekullit XX.

Nga kjo që u tha më lartë është e kuptueshme se Urën e Gurit në qytetin e Vushtrrisë nuk e ndërtuan Vojinoviçët, por është një objekt arkitektonik i ndërtuar që në kohën e Perandorisë. Romake, duke pasur ndërhyrje në restaurimin e saj edhe gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine dhe P. Osmane.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi? Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë Qazim Namani: Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në qytetin e Kassovës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në Gjytetin e Marecit me rrethinë Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në fshatin Peshter dhe Brus Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike dhe historike në rrethinën e Janjevës Qazim Namani: Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie Qazim Namani: Arbërorët dhe udhëtimet e Gjergj Kastriotit nëpër vendbanimet e Artanës Qazim Namani: Politikat ruse për sllavizimin e popullatës shqiptare gjatë viteve 1700-1912/13 Qazim Namani: Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut Qazim Namani: Familja Gjinolli dhe sundimi i tyre në qytetin e Vrajës Qazim Namani: Luftërat ballkanike dhe pushtimi i trojeve shqiptare deri në Durrës nga ushtria serbe gjatë vitit 1912 Qazim Namani: Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit Qazim Namani: Trashëgimia kulturore në Prishtinë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora