E shtune, 27.04.2024, 07:45 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Nijazi Ramadani: 64 vjetori i rezistencës së armatosur...

E merkure, 05.11.2008, 12:14 PM


Nijazi Ramadani
64 vjetori i rezistencës së armatosur formacioneve të para në rradhët e shqiptarëve në juglindje të Kosovës gjatë Luftës Dytë Botërore 
 
Nga Nijazi Ramadani
 
Lufta antifashiste në Kosovën juglindore filloi me grupet e organizua në kuadër të LNÇ-së si front i përbashkët i masave të përgjitshme poppullore të proklamuar si Luftë Nacional Çlirimtare (LNÇ) për Kosovë dhe Dukagjin.Daton nga shkurti i vitit 1942. Ishte pranverë e vitit 1942, gjithandej etnisë shqiptare po përhapej një frymë e re antifashiste nacional çlirimtare si e drejtë për çlirim nga okupatori dhe me të drejtë vetëvendosjes dhe bashkimit kombëtar. LNÇ-ja proklamohet mes përmes malësisë së Karadakut dhe Luginës Preshevës dhe të Moravës së Binçës dhe gjithandej nahijës së Kosovës juglindore, duke u mbledhur odë më odë, konakëm konak, xhami më xhami, manastirëm manastir për të mos duruar prej se ishin shbërë kufijtë dhe, ishin prerë prapë prej ushtrive naziste të kualicionit, vijat e interesit dhe të ripushtimet si në juglindje nga trupat pushtuese bullgare, në veri ato gjermane dhe jugperendim forcat italiane që kishin shtrirë një pushtet kuesling shqiptar për të heshtur aspiratat e shqiptarëve pë çlirim dhe bashkim kombëtar.
 
Aradha e parë shqiptare partizane "Zenel Hajdini" e Kosovës
Në zonën pushtuese bullgare uhtrohej dhunë e represion më i madh, prandaj edhe LNÇ-ja, po zhvillohej andej në pëmasa më gjithë përfshirëse. Rrathet e fshatarëve dhe minatorëve po shtoheshin përkrah LNÇ-së, ku pas daljes nga burgu i Xheledin Kurbaliut, formohet grupi i parë ilegal nga Babush e Kadri Halimi, Kurtesh Agushi, Selami dhe Shemsi Hallaçi, mësuesit nga pjesa tjeter shqiptare: Hasan Dyngjeri, Sadri Mehmeti, Muharrem Çollaku, Malë Beci, Vesel dhe Vehbi Rexhepi. Në muajët e verës Korrikut po zgjeroheshin rradhë ehde në mes të Gjilanit dhe Dardanës*ish-Kamenica)si në Petroc nga Xheledin Kurbaliu formohet një grup, rej andej përmes Sinan Hasanit një tjetër në Pozhoran dhe nga ana e Ramadan AgushitTërpezëVitia.Edhe në Preshevë përmes Abdullah Krashnicës formohet një grup nga vëllazërit Selami e Shenasi Hallaçi, Riza Selimi, Selim Selimi, Xhemush Bina përmes një lidhje nëpër Karadakun e shkupit dhe të Kumanovës nga ana e Hazir Hazirit në zonën e Karadakut të Gjilanit. Përballja kundër tyre po zinte fill si rezistencë e mos durimit, mbylljes brenda vetëvetës dhe shikimi i horizantit për të qarë këtë rrethimë të hekurtë që po ngushtohej ditë e për ditë shtohej edhe më tepër. Kjo po bëhej në mes brigjeve të lumit Morava dhe Bjeshkës së Madhe, Karadakut përmes mësuesëve, nxënësëve e studentëve nëpër manastire e mejtepe që për herë po shtohej me mësimin amëtarë ndër oda e konake të kthyera në mësojtore të para fetare dhe laike.
Më 28 shtator 1942, pas një konsulltimi nga grupet e armatosura antifshiste në një fshat të Ferizajt erdhen deri te marrëveshja që në misrishtën e Ramjanit të mblidhen si një tog ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimatre, po prini Babushi e Kadri Halimi, Kurti, Selami, Meta, Çollaku dhe Beci. Xheladin Kurbalia sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anan tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë. Mëhallëm mëhallë po endeshin njerëzitë e tyre për t'i bërë mendjet në forcimin e krahëve të tyre, jo vetëm për në punët e mundimshme që bënin nëpr minierat që po grabisin të huajët pasurin e tyre, por edhe nga një krah pushke për të forcuar përballjen përmes një rezistence të pamposhtur, duke u ndërlidhur përmes koriereve nëpër të gjitha shtigjet që qonin drejt një udhe që e shihnin dritën dhe të nesërmën e tyre të lirë. Ata besoni në bindjet e tyre që do ta arrinin me formimin dhe rreshtimin e tyre në aradhën e parë që kishte bërë skeletin e një hierarkie ushtarake komanduese e të ndërlidhur me një front të përbashkët që lidhja mbahej përemes Kokës. Komitetin e Gjilanit e përfaqësonte Xheledin Kurbaliu, sepse një lidhje e tillë serioze ishte mjaftë bindëse e shpresëdhënëse nisi në një cepë të Ramajve në drithënajat që po vihej në një bazë të fortë përmes një të dërguari Fadil Hoxha nga ana tjetër e tokës së Arbërit së bashku me Spahiun, Kërpuskën, Gulin, Kaspin, Dejdini dhe Sojevën.
Sulimi i parë i armatosur për marrjen e Minierës së Llojanit në mes të Preshevës dhe Kumanovës
Atë natë të 28 shtatorit të asaj vjeshtës së hershme kishin arritën edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, në të cilin aksion prijnë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar, si dhe të tjerë: Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etjer.Kurtesh Agushi jetonte në Shkup, ishte një ish-student i Beogradit, dhe njeri kyq i LNÇ-së në rajonin juglindor të Kosovës, i cili në vitin 1936 kishte marrë pjesë në demostratat e studentëve dhe të komunistëve të Beogradit për të kërkuar armë që të shkonte e të luftonte në Spanjë, dhe kryetar komune në Kamenicë(Dardanë). Ata po i mbështeste fuqishëm u ishte bashkuar edhe nënprefekti i kazasë Berisha dhe nga ana tjetër edhe Liman Staneci që përbënte karhun tjetër të një lidhje gjhithandej.

 

Formimi i aradhës së Sharrit dhe "Emin Durakut"

Më pastaj nisin një varg zingjiror i shtrirjës së dhunës përmes nëj vale të re të arrestimeve, burgosjeve, por edhe vrasjeve sikur që pasoi detyrimisht tërheqjen kah Maja e Sharrit që shoqëroheët me një anarki të parnim-dorëzimit në mes foracave të huja të kualicionit fashist. Nga ana tjetër pas një konflikti të armatosur ka dalë në skenë Mullai i kazasë në mbrojtje të atyre që po u rrezikohej jeta, pasuria dhe lëvizja e tyre nga të ashtuquajtuar "Dora e zezë" që vriste e prsite natën dhe ditëm drekë, edhe atë në qendër të kazasë së vjetër. Por, secili po arrinte të kuptojë atë që po ndodhë ishte qartësia dhe bindja se nuk ka zgjidhje tjetër pos lirimit nga ajo "dorë e zezë" që u sillej kokave të tyre si një murtaj dhe me tehun eskuadronave të vdekjesë. Shumë kujt i ra hise që për t'i dalë në krah një grupi të tij që po tërhiqej malit nga një rrethim spontan që po i bëhej atyre se gjoja me veprimet e tyre, fillimisht numroheshin në kishta dhe po e sertonin e hatronin zullumqarin që shfrehej për ti nënshtruar dhe, ende për të jetuar me logjikën e robit dhe shfrytëzimin e robit deri në asgjesim dhe asimilimin e atyre që po e rezistonin fuqin e tyre pushtuese.

Krahu i luftës Lidhja e II-të e Prizrenit në juglindje të Kosovës në krye me Adem Gllavicën dhe Mulla Idris Gjilanin
 
Mulla Idris Gjilani
i kazasë i kishte mbledhur krerët e gjitha krahinave juglindore në një besëlidhje për të mos lejuar asnjë trup të dyshimtë për të kaluar këndej kufirit përgjatë udhës së Frëngut nëpër të cilën udhë lëviznin përmes vijës hekurudhore në juglindje dhe përendim. Aty po i bashkohen të gjithë në një fushëbetejë të mbeten të pamposhtur te Maja Kokës, si dhe Maja Sukës, Rekës Gjakut, ku trupat pushtuese u kapën nga forcat vullnetare në një trekëndsh të asaj ngushtice që nisi përpjetë deri në Majën e Zezë, të Brezës dhe atë të Sharrit malit plak, duke iu dhënë një mësim se si luftonin për tokën e tyre, ku me atë rast si ditë feste muarën dhe vendosën Shkabën dykrenare pa kurrfarë nishani tjetër në të gjitha qëndrat përgjatë frontit juglindor. Një copë i vogël i tokës në një cep të saj bënë luftë të madhe ...

Beteja e Myqybabës që pasoi pas betejës në Rekë të Raincës * Reka e Gjakut, ku zhvilluan luftimet në rrethinën juglindore të Gjilanit, Kosovës më 30 nëntor 1944, ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të ballkanit dhe BRSS dhe atyre pro anglo-amerikane. Depërtimi i shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit antifshiast.
Me 6 tetor 1944 u formua brigada XVII maqedonase me Glisha Sharanoviqin komandant, që shpejt shtoi radhët e numrin e ushtarëve. Me 14 nëntore, kjo brigadë hyri në Shkup për t`u nisur po atë ditë për në Kaçanik. Vetëm për një muaj e diçka, deri me 14 nëntor 1944 likuidoi rreth 200 shqiptarë. Pas vrasjes se 128 vetave ne fshatin Bllacë e Ultë, kjo brigadë u nis për në KaradakGjilanit, me atë rast në Stubell masakroi mizorisht tetë shqiptare.
Më 30 nëntor të viti 1944, thirrjesë së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehit te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë. Trupat e mobilizuara të komanduara nga Sharanoviqi prej Gjilanit, depërtojnë përmes Pisjanit dhe nëpër Zhegër, duke trupuar lumin Morava e Binçes për ta shkelur Karadakun.
Siç dihet pas tri bisedeve të ndërmjetësuara e Abdullah Preshevës, i cili nuk kishte garantuar se Brigada e XVII-të serbo-maqedone do të mund të kalonte pa shkelur "në çdo pëllëmb toke, duke hyrë edhe nëpër fshatra, si dhe brenda nëpër shtëpia". Pra, nuk ishte arritur marrëveshja për leje kalimin nëpër Karadak, pasiqë edhe para orës dhjetë të mëngjesit iu ofruan Myqyybabës. Aty i priten rojet shqiptare. Kolonat pushtuese janë shtrirë për dhe barkas dhe kishin kërkuar leje me kalue për vazhduar rrugën që ti bashkohen Brigadës XVI-të serbe për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua, dhe në ora 10-të filloi sulmi i tyre. Fillimisht, mbrojta e barikaduar mirë i ktheu mbi tri herë dhe prapë mobilizoheshin me vullnetarë tjerë në Pasjan, duke qëndruar deri në mbarmje. Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë, duke u shtuar me serb të katundeve të Anamoravë, deri sa ndodhi dhe u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myqybaba, i cili përherë ishte në krahun e mbrojtjes së popullatës civile, edhe të serbëve të Pasjanit gjat pushtimit Italo-bullgar dhe, ndër ta kishte shumë të plagosur tjerë e të vrarë. Forcat e kualacionit pro-rus që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar në drejtim të Karadakut lindor me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj dhe Llocë. Më vonë pas depërtimeve nga Maja e Curretëve, ku ishte edhe komandanti pas që kishte marrë plagë vdekjepruese, dhe fshatit i vihet zjarri sikur shtëpive edhe gjithçka luhej me kartën e tokës së djegur nga forcat okupuese. Pas plagosjes në anën e majtë nën krahrorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje në krye me Xhemë Lekin, ku i kishte pas veti njësitin e vezhguesve në prapavijën e luftes, ai me grupin e tij, barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet prroi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-mitrit të vitit 1944, pasdite bëhet një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Muçibabës. Forcat tjera shqiptare të prirë nga Ali Syla ishin në krahin tjetër te Përroni Vaçka Ilicës, ndërsa Mulla Idris Gjilani, po kalonte me truprojen te Ura e Budrikës, sikur edhe trupat e komanduar nga Hysen Tërpeza në gjendje gadishmërie për mbrojtje të popullatës civile. Limon Staneci- ish-sekretar në nënprefekturën e Gjilanit, Ibrahim Kelmendi në përcjellje të situatës te Prroni i Kokajve të poshtëm, dhe pastaj kalojnë në anën e Sllubicës përkarshi, ndërsa Adem Stançiqi, kishte bërë thirrje "për vetëpërmbajtje dhe mosprovokime të amatosura".Komandantët lokale po vepronin sipas situatës deri më hyrjen e trupave vullnetare për të marrë nën kontrolli Gjilanin dhe Preshevën deri kah hundi i dhjetorit 1944- 7 janar 1945, kur vendoset administrimi ushtarak mbi Kosovën.

}{INBOX:Trupat e mobilizuara të komanduara nga Sharanoviqi prej Gjilanit, depërtojnë përmes Pisjanit dhe nëpër Zhegër, duke trupuar lumin Morava e Binçes për ta shkelur Kardakun. Siç dihet pas tri bisedeve të ndërmjetësuara e Abdullah Preshevës,i cili nuk kishte garantuar se Brigada e XVII-të serbo-maqedone do të kalonte pa shkelur "në çdo pëllëmb toke, duke hyrë edhe nëpër brenda nëpër shpia", nuk ishte arritur marrëveshja për leje kalimin nëpër Karadak, pasiqë edhe para orës para të mëngjesit iu ofruan Muçibabës. Aty i priten rojet shqiptare. Kolonat pushtuese janë shtrirë për dhe barkas dhe kishin kërkuar leje me kalue për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua, dhe ne ora 10-të filloi sulmi i tyre. Fillimisht, mbrojta e barikaduar mirë i theu mbi tri herë dhe mobilizoheshin prapë me vullnetar tjerë në Pisjan, duke qëndruar deri në mbarmje. Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë, duke u shtuar me serb të katundeveAnamoravë, deri sa ndodhi dhe u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myçibaba, i cili përherë ishte në krahun e mbrojtjes së popullatës civile, edhe të serbëve të Pasjanit gjat pushtimit Italo-bullgar dhe, ku shumë kishte të plagosur tjerë e të vrarë. Forcat e kualacionit pro-rus që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar në drejtim të Karadakut lindor me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj, dhe Llocë. Më vonë pas depërtimeve nga Maja e Curretëve, ku ishte edhe komandant pas që ka marrë plagë vdekjepruese, dhe fshatit i vihet zjarri shtëpive nga forcat okupuese. Pas plagosjes në anën e majtë nën krahrorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje në krye me Xhemë Lekin, ku i kishte pas veti njësitin e vezhguesve në prapavijën e luftes barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet prroi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Muçibabës.}{
 
Terrorizmi sllavoçetnik dhe Fronti lindor

Pasojat e kësaj ditë, ku në vijen e frontit siç dihet kishte mbetë i plagosur për vdekje Komandanti Ymer Saqapi në tërheqje në drejtim të Kokajve,ku dhe vdesë dhe varroste te varrezat e mëhallës së poshtme. Edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjës së Hazirajve, Ahmet Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944. Të plagosur pati edhe të tjerë si dy djemtë i axhë Baftjar Depcës, të cilët janë strehuar në mes të fshatit Llovcë dhe Kokaj te Livadhet e Kishës me vetëm nga një bombë nën kokë, të cilët i shpëtuan ekspeditës pushtuese serbo-bullgare.
Hoxha i katundit Llocë Mulla Qerimi i cili i kishte pas njohur disa nga koha sa ishte shkolluar në medresen e Shkupit, si dhe në krahun tjeter në vendin Rup i priste plaku Sali Koka, i cili u kishte pas folur partizanëve të cilëve u kumtua në emer të fshatit se, pos fëmijëve deri 13 vjeç dhe pleqëve e grave e të sëmurëve nuk kishte njeri tjetër në fshat dhe nuk do të ketë rezistencë të armatuasur, ndëras burrat janë larguar nga paniku se mund të ju ndodh ndonjë e keqe, pasi që ishin dëgjuar të shtëna me armë në Muçibabë dhe lumin Llapushnicë.
Pastaj po luhej me letrën e tokës së djegur. Djegja e 73 shtëpive, hambarëve dhe plemëve të Muçibabës u bë me 30 nëtor 1944 dhe fillim të dhjetor 1944, duke mobilizuar serbët lokal,dhe trupat dezertuar çetnike për t'iu vërsulur drejt territorit të Karadakut lindor të Gjilanit dhe Preshevës, kinse per ti ndihmuar brigaden XVI te Serbisë, të cilat bëjnë plojen në Iseukaj, ku u masakruan 93 veta, 33 veta në Gosponicë, 13 veta në Sllubicë, në Kokajt 3(tre) e tjerë. Komandanti,Ymer Saqip Muçibaba kishte mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Morava e Binçës, të Brigadës XVII maqedono-kosovare, poi vinte në ndihë Brigadës XVI serbe të shpartalluar gjat depërtimit në malësi të Karadakut dhe Gollakut përgjat vijes frontale prej Majës Kikës e përtej vijës hekurrudhore udhës frëngut e gjer te Reka e Raincë dhe të Brezës. Brigada në fjalë vazhdoi rrugëtimin për të kaluar në Gollak, ku fati i një bataloni të saj ishte shkatërruar në mes të Qarrit, Vriçecit dhe Gurit të zi, nga kishin arritur të shpëtojnë vetëm gjashtë veta janë shpëtuar të gjallë për të mbrri në Vranjë, arkivi rajonal Gjilan, LNÇ.
 
Fronti i Kosovës lindore

Më 17 dhjetor 1944, rreth 1000 burrave nën armë, të Malësisë së Bujanocit të Zarbincës, dhe të Karadakut të Gjilanit dhe Preshevës mbajtën Kuvendin themelues ku u zgjodh Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i Forcave vullnetare shqiptare të krahut Lindor, sekretar Muharrem Fejza, zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emruan komandantët e njësive (guerile): Shefki Hajdini-Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Isuf Lipovica, Faik Taihri dhe Sulë Hotla.
Komandanti i çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, ku vepronte Bataljoni i Karadakut nën udhëheqjen nga Sulë Hotla, sipas Kuvendit te Livadhi i Shehit te bria e Preshevës vepronin të organizuar në zona tjera të prirë nga Ajet Rainca, Kamer Xhagaduri, Ali Syla, Adem Satnçiqi, Xheladin Kurbalia, ndërsa në rajonin e Karadakut të epërme vepronin formacionet e komanduar nga Hysen Tërpeza, sipas urdhërave që vinin nga Mulla Idris Gjilani, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore.
Në malësi të Karadakut, prej brigjeve të Moravës së Binçës që lidhen me vragmalet e Karadakut të Bujanocit, Preshevës, Likovës, dhe në anën tjetër prej Vitisë, Ferizajit, Kaçanikut, Hanit të Elezit e deri në Harqinë të Shkupit, ku nuk ka asnjë nacionalitet tjeter, është një territor kompakt etnik shqiptare, ku lëvizja çlirimtare ndaj pushtuesve të huaj ishte e fuqishme, duke u shtrirë në tërë Kosovën Lindore, ajo u pa nga vetë rezistenca dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore historike dhe etnike njihet dhe që quhet kushtimisht si Kosovë juglindore.
 
Citatet
~ Riza Drini:"Boshti i ra Rusisë. Gjermania e humbi luftën".

 

Drini qante e dëneste: "Shihe, kam dronë se punët do të marrin mbrapësht dhe së shpejti nëpër këtë tokë të shenjtë shqiptare do të rrjedh gjaku rrëke i shqiptarëve sa që toka nuk do ta pijë. Unë nuk po e di se ku do të mbetet Kosova dhe fati i kosovarëve..."."O Hysen Tërpeza, ja ku ta them: Kosova mbaroi. Ti si djalë i ri që je, ia jep besën kombit shqiptar se do të luftosh deri në fund. Dikush duhet të luftojë!". Prefekt!Hysen Tërpeza ta jap besën, zotëri prefekt se me ditë që do të bëhen rrafsh Kosova dhe Shqipëria, se pa luftuar kundër armikut nuk do ta lë".
Vendasit e kishin pranuar dhe ishin rreshtuar përkrah Luftës nacional çlirimtare, por jo të nënshtruar edhe me pushtimin nga sllavokomunistet
Ali Draga, i biri i Ferat Dragës ministër në Beograd:*Njoftonte) se" Përkrahja prej boshtit(Anglo-amerikan) që kishte fituar në vitin 1942,( kah fundi i '44-tës) nuk ekziston më prej marrëveshjes së Jaltës"(kumtuar nga dëshmitarët e kohës).
“Prej Kumanove, shkova në katundin Mateç, siç pata mësue gjindej Sylë Hotla me 150 vetë të armatosun. Përveç këtyne, ai kishte edhe tjerë shokë që kishin armë, dhe më tha se në rast nevoje edhe ata mund të vijshin. Për ketë plak të sinqertë, trim dhe me dinjitet, shokët e tij dhe të gjithë shqiptarët e rrethit të Kumanovës kishin respekt. Pa ndonjë vështirësi, ky plak kreshnik dhe unë u muarëm vesh me i luftue partizanët, se sa këta tentojshin me kalue hekurudhën, e cila ndan shumicën shqiptare prej shumicës serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva në Preshevë…” sipas memoareve e prof.Ibrahim Kelmendi-Aliu, përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë.Ibrahim Osmani-Kelmendi ka lindur më 16.04.1916Preshevë.Vdiq më 24.01.1979MelburnAustralisë.
 

Burim i të dhënave
Sipas dokumenteve të botuar Historiku i Preshevës përmbledhje shkrimesh, si dhe libri Ibrahim Kelmendit- Aliu "Presheva-...Ibrahim Osmani-Kelmendi ka lindur më 16.04.1916 në Preshevë. Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë. ",M.Xhemajli: Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Biseda/intervista, dr.Muhamed Pirraku:"Mulla Idris Gjilani..." , Anamorava e Kosovës në revulucion 1941-1945, Grup autorësh,artikujt nga autori N.Ramadani:Revista"Fjala jonë", Prishtinë, 1996, "Dëshmi mbi luftën e fundit*Lufta e II Botërore, si dhe dëshmitarëve të pjesëmarrësve të gjallë të atyre ngjarje, Flaka e Revulucionit, pjesa e IX, Skender Latifi- "Lugina e Preshevës..." , e tjera.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora