E shtune, 27.04.2024, 11:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Kafkat e shpuara nga plumbat - për ata që mbeten pa ua ditur as varret…

E diele, 19.10.2008, 03:35 PM


Nga Pjetër PEPA

Epoka e vrasjeve komuniste

Duan ta quajne çlirim, dhe ne njëfarë mënyre kane te drejte. Fjalori i gjuhës është i varfër dhe nuk gjendet fjale tjeter per ta zevendesuar ate. Keshtu e kane edhe gjuhet e tjera te botes e keshtu e quajne edhe vendet e tjera te botes. Pra, kur behet nje lufte dhe nxirret jashte nje okupator, vertet nje vend çlirohet. Hiqet qafe nje pushtues, shporret nje diktature. Se vetem diktatura është ajo qe pushton nje vend, nenshtron nje popull per qellimet e veta politike. Dhe sigurisht, behet lufte, falin jeten deshmore te atdheut ndaj… ate dite e kane feste e dite pushimi. A ka gje me te bukur se clirimi prej nje diktature çlirimi prej nje pushtimi, fitorja e lirise se vertete, aq te dashur, aq te kerkuar..nga te gjithe, burra e gra, pleq e te rinje, pse jo, edhe femije.

Po, do ti qe ne shqiptareve na u ngaterrokerkan faktet e ngjarjet nder duar. Jane nje pale tjeter qe nuk mund ta degjojne ate fjale ne rastin tone konkret. Nuk mund te pranojne se vertete u çliruan kur nxorën jashte nje pushtues, hoqen qafe nje diktature, ndersa diktatura qe erdhi qe ku e ku me e rende, me e dhuneshme se ajo qe iku. Si mund te quhet vertet çlirim kur pikerisht atehere filloi epoka e vertete e vrasjeve dhe pushkatimeve komuniste. Ndaj, sa here shkruajme, sa here e perdorin ate term, na heqin verejtje. Aman, te lutem, ma hiq ate fjalen çlirim. Ate po, perdore vetem atehere kur do te percaktosh kuptimin e vërtete te asaj fjale. Pra, nëse kemi parasysh se: “nderim e cnderim, montim e cmontim, varrim e cvarrim; vendos e cvendos, fryj e cfryj”, etj, pra nese ai jep nje kuptim te kundërt, atehere po u “cliruam” vertet, se na iku cdo liri e mundshme, ne shoqeri, familje, individ; liri jo vec per te vepruar, por edhe per te folur, edhe per te menduar, edhe per te enderruar. E kur per te gjitha keto, qe ne bote jane me se normale, ne na u desht te japim edhe sa e sa te tjere martire e deshmore, per te dale serish prej ketij “clirimi”, pra, per t’u cliruar serish nga ai vend i mallkuar, i sapoçliruar si te thuash!? Shyqyr qe u “çliruam” nga ai vend i “çliruar”?! Ne fakt, rrenjen e ka tek ajo fjale e bukur e sublime “Liria”. Pra, gjithcka qe behet, qofte me mjete demokratike, me lufte e me gjak deshmoresh, per te fitur ate - lirine, eshte e madhe, e bukur, sublime. Po, kur ato “shpenzohen” per te sjelle nje tjeter diktature edhe me te eger, per te sjelle viktima e deshmore, martire e heronj, edhe me shume se per luften e vertete çlirimtare, si duhet ta quajme!? Ja, se po gezohemi se vertet Shqiperia u clirua kur ende nuk ishin fikur dritat e asaj feste te madhe; nuk po ndalemi tek fakti nëse ajo dite e bekuar ishte 28 apo 29 nentori, se tashme asaj sikur i doli boja..Ja te themi se shpetuam se cporrem njehere e pergjithmone pushtuesin, diktaturen, fashiste, naziste..e cfare do le te themi. Gjithe gezim, le te shohim cfare erdhi…!? Gjithe gezim?! Gjithe trishtim duhet thene, se me mornica ne trup duhet te kujtojme se ajo qe erdhi ishte ku e ku me e zeze dhe me e tmerrshme se ajo qe iku. Rane pre e viktima te asaj diktature te zeze, pothuajse te gjithe intelektualet, kleriket, demokratet, nacionalistet, politikanet, deputetet. Kot perpiqen e vene emra, balliste, zogiste, klerike, armiq. E moren pushtetin e dhunes, mjeranet si Enver Hoxhët, Koçi Xoxet, Mehmet Shehët me soj e sorollop. Ata qe nuk e dinin ku eshte shkolla, kultura, dija. Ata qe dinin vec, ku eshte tradhtia, diktatura, dhuna. Ata qe hangren tjeret, qe hangren njeri-tjetrin, qe hangren vetveten, qe hangren Shqiperine. Ne fund sentenca: “Kush e çliroi Shqiperine!?”. Enver Hoxha me tradhtaret. Pse tradhtaret do te thoje dikush?! Po, ja. Leri menjane gjithe ballistet, zogistet, kleriket e tradhtaret politikane e deputete; merr ata, komunistet e vertete, te oreve te para, te dyta, te treta, e c’rendesi ka. Merri ata, komisaret, komandantet e brigadave komuniste, ata, anëtaret e shtabeve, te byrove dhe te komiteteve qendrore komuniste, ata, te gjithe ata qe dhane kaq shume per ate te mjere “çlirim”, e do ti gjesh te gjithe si armiq e te denuar si te tille. Prane Gjike Kuqalit deshmor, do te gjesh te jatin Kuqalin, armik te mbytur ne qelite e sigurimit. Pa le, themelusit e asaj doktrine si Zef Malen ..me tjeret, gjithandej neper Shqiperi. Ku ka fund lista ne kete drejtim. Mjer kush kerkon te mbroje nje te zeze diktature sic ka qene edhe ajo komuniste, qe erdh menjehere mbas asaj fashiste e naziste. U asgjesuan kleriket françeskane, me nje skenar te vetem: armet ne kishe. Nje fjale goje kjo. Sigurisht u pushkatuan edhe ato qe i futen ato arme. Me nje gur u vrane dy zogjte. Se mos vetem ato. Po, per cilen fushe te artit mund te behet fjale pa pranine e Klerit, ne teater, ne kinema, ne pikture, ne arkitekture, ne sport e kudo. Gjurmet e sandaleve te Fretenve ishin ne te gjitha rruget e zhvillimit shoqeror, politik e kulturor kombetar, ne Shkoder por jo vec atje... Prej ketyre shkollave te Shkodres kishin dale intelektualet me te njohur te vendit si: Dr. Frederik Shiroka, Dr. Gjon Saraci, Dr. Agostin Sheldia, Faik Konica, Martin Camaj, Arshi Pipa, Vellezerit Benussi, Avokat Ndreke Kakarriqi, Ernest Koliqi, Myzafer Pipa, Kole Prela, Selaudin Bekteshi, Paulin Pali, Karl Gurakuqi, Guljelm Deda, Qemal Dracini, Luke Kacaj, Prenke Jakova, Tonin Harapi, Vllaznit Zadeja, Tish Daija, Zef Jubani, Loro Kovaci, Henrik Lacaj e Pashko Gjecaj; Kole Idromeno e Simon Rrota, Zef Kolombi e Ndoc Martini, Leon Kabashi e Vladimir Jani, e sa e sa te tjere. Po pse vec Shkodra?! Po ne te gjithe Shqiperine çfare ndodhi!? Fati i tyre?! Mjerisht dihet… Çfare ndodhi gjithandej gjate asaj diktature te tmerrshme 50-vjeçare? Skenaret ishin mjaft tronditese... U zbuluan Organizata terroriste, u gjeten arme ne Kisha dhe altare... U zbuluan vrasje te organizuara te aktivisteve komuniste...neper Qela e Famulli... Çfare nuk u gjet e nuk u zbulua. E rendesishme eshte se u pushkatuan te gjithë, si ata qe ju gjeten, ashtu edhe ata qe i futen ato arme…ne Kisha e altare…; si ata qe i organizuan ashtu edhe ata qe i zbuluan ato Organizata terroriste; si ata qe i kryen ashtu edhe ata qe i zbuluan ato “vrasje te shemtuara” ….afer Qelave e Famullive. Prandaj, s’eshte per t’u cuditur nëse historianet e ardhshem do te gjejne bashke…ata qe kujtojme e nderojme sot me ata qe e sollen kete dite kujtimi. Sa per t’jau kujtuar atyre po permend se, s’bashku me Faustin, Dajanin e Shllakun, Gjinin, Prendushin e Harapin, Shantojen, Zadejen e Gazullin… e dhjetra e qindra tjere do te gjejne edhe Koçi Xoxen, Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Toger Baben, Zoi Themelin, Pandi Kriston, Arif Gjylin, Pjerin Kçiren e dhjetra e qindra te tjere. E do te gjejne edhe dëshmitarët qe kishin punuar e luftuar aq shume per ate clirim vetvrases te Shqiperise si, Riza Dani, Kole Prela, Gjergj Kokoshi, D.Luigj.Pici e sa te tjere…qe nuk mund te mohonin te verteten, dhe i dolen zot ashtu siç do te gjeje edhe ata qe “shpifen”. E natyrisht edhe ata, avokatet, qe mjerisht deshen te mbrojne pafajsine e tyre…si Myzafer Pipa, Paulin Pali e sa e sa te tjere. Ishte nje nder deputetet e pare Kole Prela - lindur ne Shkoder ne vitin 1918. Kryen shkollimin e ulte ne Seminarin Jezuit, ndersa te mesmen ne Gjimnazin e Shtetit Shkoder me 1935. Kryen Fakultetin e Letersise ne Torino ne vitin 1940. Eshte ne Shkoder ne vitin 1944 dhe Drejtor i Normales se Elbasanit, deri ne nentor 1945. Me pas profesor ne Liceun e Shkodres. Me 2 dhjetor 1945-14 shtator 1946 eshte Deputet i nen/prefektures se Dukagjinit. Arrestohet ne Tirane me 19 shtator 1946 dhe sillet ne Sigurimin e Shkodres per gjyqin e Organizates “Bashkimi Demokratik”. Ka te vellain, Markun, ne burg po per keto motive politike. Mbytet nga torturat ne qelite e sigurimit dhe tretet me karroce plehu diku, ku nuk i dihet me as varri as eshtrat (Ne karroce plehu tretet edhe profesori Simon Deda e sa te tjere. Medemek u hodh nga dritarja e sigurimit…Po sa tjere u hodhen nga dritaret, ne Tirane, Durres, gjithandej. Nga gjyqi i deputeteve tek ai i politikaneve, i Partive politike… i kesaj e asaj…). E pra, kishte ndihmuar e punuar edhe ai, kaq shume qe te vinte ajo dite e lume, çlirimi, i Shqiperise. Kishte luftuar e enderruar krejt tjeter gje prej asaj qe edhi. A mund te festoje familja e gjithe farefisi i tij ate çlirim te Shqiperise?! Le te hidhemi ne zonen ku ai u lind e u rrit, ne Dukagjinin e thelle malor: Dilnin nga kisha burrat fisnike e bajraktare, sic i njihte e gjithe zona. Ne te dale te kishes i priste Xhemal Selimi, operativi i sigurimit, qe per te mbjelle tmerr e terror, i vriste ne sy te te gjithe pjesmarreseve te ceremonise fetare, madje ashtu te shtrire per dhe, thyente deri arrat me qyten e pistoletes ne kokat e tyre. E, edhe kjo vinte fill mbas clirimit. Pak kohe mbas vrasjes se Ndoc Jakoves, vella i kompozitorit Prenke Jakova, familje fisnike e qytetit te Shkodres, vritet edhe Asim Rusi, edhe ky nga familjet me fisnike te qytetit. Arrestohen mesuesit: Lec Bruçaj, Pjeter Pali etj. Ndersa nder burgje te tjera martirizohen profesoret: Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi, Kole Prela, Simon Deda, Prenk Kacinari, Arshi Pipa etj. Ne Kosove arrestohen e pushkatohen profesoret: Kol Margjini, Kol Parubi, Gjergj Martini bashke me heroinen Maria Shllaku. Gjithe kjo ndodhj ne nje preriiudhe te ngushte kohore, nga gjysma e vitit 1945, pra nga maj-qershori.. E per keto kater pese muaj le t’i quajme aktivitet politik kundra, do te pushkatohen me dhjetra politikane e deputete, intelektuale e klerike, te rinje e te moshuar, duke perfshire sigurisht edhe ato qe kishin punuar e luftuar per komunizmin si deputete, Kole Prela, apo ministra si Gjergj Kokoshi e shume e shume te tjere. Ja sepse eshte zor te quhet vertete dite clirimi ajo qe sjell nje tjeter diktature edhe me te keqe, edhe me te eger, edhe me te zeze. Nje fakt, nje e vertete historike, sigurisht ka vlerat e saj te medha, duhet kujtuar, nderuar e respektuar. por ne kete rast duhet saktesuar ajo, duhet percaktuar ne ate menyre qe mos te cenoje sedrat e atyre qe pafajsisht vuajten, u torturuan, u masakruan: Nuk mund te festoje mbrenda se njejtes familje njera pale, pikerisht diten qe pala tjeter e saj e ka dite jazi, dite zije, dite mjerimi.. Duhet ne kete rast me shume se kurre shpirtgjeresi e mirekuptim. Nuk mund te beje dasem nje gjyse-familje, kur gjysa e saj shkon nder varre per te qare te vraret. Kjo duhet pase parasyshe nga te gjithe e sidomos, nga politikanet, historianet e cdo kategori tjeter. Kjo ka me shume rendesi se data apo dita, 28 apo 29 nentori qe lakohet mjerisht kaq shume. Kjo dje, por edhe me shume sot, ne ditet e demokracise. Sot, kur njerezit jane te lire, te shkojne ose mos te shkojne tek qendra e votimit, ta thojne ose mos ta thojne fjalen e tyre, ta hedhin ose mos ta hedhin voten e tyre. Kjo, per gjithe shqiptaret e ndershem, por edhe per ata, kameleonët, qe si gjarpri lekuren, nderrojne idealet e partite, qe nga grushtet mbi ball tashti nxjerrin dy gishtat dhe nderrojne vetem inicialet e partive, per te qendruar serish aty, ne postin drejtues, ne vendin udheheqes. Ata e bijte e tyre qe e sollen dhe e mbajten ate diktature, qe nuk dijten te kerkojne ndjese, qe nuk ndjohin te lypurit te falur. Ata, qe ishin dje pa duan medoemos te jene serish edhe sot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora