Kerko: a
Hazir Mehemti: Shembja e Teatrit Kombëtar, Vrasje e Historisë
E enjte, 21.05.2020, 03:14 PM
SHEMBJA E TEATRIT KOMBËTAR, VRASJE E HISTORISË
Nga Hazir Mehemti,
Vjenë
Historia e një qyteti, veçanërisht e një
kryeqyteti, nuk mund të jetë histori pa pjesën e saj, të lojës teatrore
shekujve. Çdo epokë ka rrjedhat e saj me të cilat karakterizohet me të gjitha
aktivitet e jetës. Edhe, me artin në përgjithësi dhe skenën e teatrit ku
defilojnë artistë nga më të ndryshëm, bashkë me ta edhe mençuria e dramaturgëve
shqiptarë e botërorë, aty defilon mençuria e filozofëve botërorë, aty ushqehen
emocionet e njeriut, kënaqësitë e brengat e tij deri në lot përjetimi. Teatri
ishte gjithmonë Tempull Shpirti shekujve. E kujtojmë këtu Lekën e Madh i cili
gjatë gjithë marshimit të tij deri rrëzë Himalajeve me veti mbante aktorët dhe
teatrin në krahun e djathtë të tij. Ai ndërtonte teatro sapo e zotëronte një
vend që në ditën e parë, andaj sukseset i kishte të brumosura në frymëzimet
shpirtërore të kohës. Themelet e atyre teatrove ruhen me xhelozi me gjithë
historinë e aktorëve të tyre. Akili e Odiseu nuk do ishin të tillë, as
Shekspiri me Otellon e tij pa historinë teatrore shekujve. Teatri është tempull
i cili nuk rrënohet asnjëherë dhe në asnjë rrethanë. Në ato mure janë të skalitura emrat e fjalët
e aktorëve, djersa e tyre, janë të skalitura përjetimet e shikuesve moshash të
ndryshme.
A është kështu edhe me Teatrin Kombëtar të
shembur tani në një ditë pranvere!Arsyetimet e Kryeministrit Edi Rama janë pa
bazë, cinike dhe qesharake. Aty fshihet inati
i tij mendjemadh dhe antikombëtar. Ai e din mirë historinë e teatrit,
historinë e aktoreve e aktorëve, por ai jeton vet me “madhështinë” e tij egoiste. Derisa në gjithë botën ndërtohen teatro të
reja pranë atyre të vjetrave, biblioteka të reja pranë atyre të vjetrave
historike, muze të rinj pranë atyre të vjetër, parlamente të reja pranë atyre
të vjetra, në Shqipëri jo, nuk ka
hapësirë për histori. Ka hapësirë, mjerisht, për tempuj dogmash fetare aty
pranë teatrit, ka vend aty pranë godinave të vjetra turke, greke, sllave e
gjithfarë mbeturinash nga pushtuesit e kombit. Dhe kjo mu në kohën e tij, të
Edi Ramessi Krye bashkiak.
Edi Rama dhe stafi i tij kanë treguar se nuk e
donë kulturën, artin dhe nuk punuan për te që ta ngritin imazhin e nëpërkëmbur
të shqiptarëve, veçanërisht Shqipërisë nga vet politika e shqiptarëve dje. Kjo,
mjerisht, vazhdon si traditë e hidhur, njollë e zezë në bazamentin e agresivitetit
shqiptar i cili gërryen në qenien e
secilit shqiptar kudo që jeton. Ku janë
këshilltarët e kulturës të kryeministrit, apo janë vetë kaposahanlëpirës edhe
mbi krimin ndaj historisë së kulturës shqiptare. Ata nuk do duhej të drejtonin
ekskavatorin e tyre shkatërrues që me rrezet
e para të agimit pranveror i cili u pluhuros keq mes kryeqytetit
shqiptar.Çfarë do shkruhet për historinë e teatrit të ri në librat e historisë
mbi historinë e shembur të një Teatri. “U ndërtua nga i madhi Edi Rama!” Historia fillon me Edi Ramën!
Kështu ishte dje me Enver Hoxhen dhe mësuesit e Edi Ramës. “Historia fillon me
Enver Hoxhën!”. Pak para tij: “Historia fillon me Ahmet Zogun!”. Sipas këtij “marshimi” shqiptar do vjen
historia e një “princi” tjetër që nuk i ha palla çka ka ndërtuar paraardhësi i
tij, as Edi Rama.
Lakenjtë për rreth nuk ia prishin Edi Ramës, ai
është babai i kafshatës së tyre, ani pse e ngjyer në krim. Historia është e
pamëshirshme, këtë nuk e kuptojnë vetëm diktatorët me injorantët përreth.
Teatri Kombëtar shkoi bashkë me historinë e tij,
nuk do ngritët më asnjë herë. Një satrap kulture dhe mbret i kokainës erdhi në
pikë për dritë në Jug të Evropës. Bile tani do bartë pluhurin e Teatrit
Kombëtar në karrigen e OSCE, aty ku çmohet historia, vlera e kulturave të
vjetra e të reja. OSCE e kupton Z.Rama si njeri të një kombi të vogël me
histori të vjetër e të vështirë shekujve. Përndryshe, Edi Rama do duhej larguar
me gjithë pluhurin e tij nga karriget që ai nuk i meriton.