Editorial
Xhevahir Cirongu: Në ‘’kurthin’’ e koronavirusit dhe marrdhënia njeri - natyrë
E enjte, 07.05.2020, 03:58 PM
…Në ‘’kurthin’’ e
koronavirusit dhe marrdhënia njeri – natyrë …!
Nga
Xhevahir Cirongu
Ka
disa muaj që tashmë i gjithë
njerëzimi në globin tonë po vuan nga
‘’ethet’’ e virusit vdekjeprurës. Ky
virus , i cili është ulur këmbëkryq në
gjithë vendet e kombet në shkallë ndërkombëtare, krahas negavitetit të
shëndetit të njeriut duke marrë deri
tani mbi 260 mijë jetë në gjithë globin, tregoi edhe një herë se, njeru dhe
shoqëria në tërsinë e saj, duhet të
sillet me një dashuri për natyrën. Tashmë po dalin hipoteza të shumta duke
thënë se virusin e përhapën kafshët siç përmendet lakuriqi natës apo minjtë,
por shkojnë deri aty se mund të ketë
dalë edhe nga një laborator. Këto dhe të tjera hipoteza, të cilat po qarkullojnë
nga rrethet shkencore – kërkimore për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19, po
dëshmon edhe një herë se sa të papërgatitur
u gjend njerëzimi ndaj këtij
virusi ‘’armik’’ i cili gjunjëzoi tërë njerëzimin në këtë shekull të XXI. Me gjithë masat e
marra nga rrethet kërkimore
e shkencore botërore, por edhe
masat drastike të qeverive në gjithë
globin, virusi famkeq tronditi themelet
e shoqërisë në botë. Pra, koronavirusi
jo vetëm që ka marrë mbi 258 mijë jetë njerëzish në shkallë botërore
deri më tani, por ai po thellon krizën
ekonomike globale, e cila kërkon një
vëmendje të veçantë nga gjithë
qeveritë e çdo vendi, sepse kjo pandemi,
ka prekur gjithë sektorët e ekonomisë globale. Kjo pandemi na mësoi shumë
gjëra se si duhet të sillemi ndaj
‘’Nënës nayrë’’, sepse lakmia e parasë në këtë kohë moderrne e të tekologjisë
së përparuar në gjithë sektorët e jetës , qëndrimi i faktorit njeri në
marrdhënien me natyrën, ka qenë si ‘’njerka’’
që shpërfill dashurinë e vërtetë, e si pasojë e kësaj njeriu harroi që
është pjesë e jetës së pandarë të ‘’Nënës
natyrë! ‘’.
Kjo
dëshmoi edhe një herë, se aty ku smogu industrial, rrezatimet radioaktive, e të
tjerë faktorë ndotës të natyrës nga vetë dora e njeriut, koronovirusi ishte i
fuqishëm duke marrë mijra jetë njerëzish. Koronavirusi i dha një mësim akademik
mbarë njerëzimit, por më shumë politikbërsve, qeverive, miliaderve , të cilët
kështu e tutje të reflektojnë e të marrin inisiativa konkrete për të investuar
te ‘’Nëna’’ natyrë. Pa një natyrë të shëndetshme, s’mund të ketë shëndet shoqëria njerëzore! Ngrohja globale,ndotja e atmosferës, shpërthimet në oqeane, dete, ajër, rrezatimet
radioaktive, ndotja e lumenjve,ushqimet
jo bio, etj faktorë, ku prezent është faktori njeri, kanë prishur ekulibrin
jetësor në tokë, pra natyrë – njeri . Sa më e shëndetshme të jetë natyra, aq më
i shëndosh do jetë vetë njeriu e tërë
shoqëria njerëzore. Edhe vendi ynë
Shqipëria u prek nga ky virus,ku tashmë me masat e marra nga qeveria,por
edhe me qëndrimin korrekt të vetndërgjegjësimit të njerëzve , ndikoi e po
ndikon pozitivisht ndaj virusit ‘’armik’’ . Bluzat e bardha qëndruan e po
qëndrojnë në frontin e parë në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrale, bashkë
me strukturat e tjera shtetrore për t’u kthyerë sa më shpejtë jetës normale.
Mjekët shqipëtarë dhanë kontributin e tyre edhe në shtetin fqinj italinë në përballimin e situatës nga
virusi covid – 19. Por qeveritë,
strukturat gjithpërfshirëse të saj duhet të tregohen të kujdesshme ndaj
pasojave negative të ‘’virusit’’ ekonomik, sepse në këtë mënyrë i vihet
‘’freri’’ varfërisë ekonomike pendamike të izolimit, për të rritur dalngadalë
parametrat tërsorë ekonomik të vendeve . Pra, faktori i marrdhënive të
ekulibruara njeri- natyrë, është çelsi i gjithë zhvillimit jetësor i shoqërisë
njerëzore. Pa këtë marrdhënie e qëndrim real ndaj natyrës, të cilën ne e
mësuam edhe nga Covid-19, njerëzimi nuk
do bjerë në ‘’kurthin’’ e pendamisë ekonomike
globale. ‘’Vaksina’’ më e shëndetshme është qëndrimi e sjellja e njeriut
ndaj natyrës.
Durrës,
06.05.2020