Kerko: a
Denis Dyrnjaja: Një “Imam Babaxhan” që po bën hatanë!
E hene, 04.05.2020, 11:41 AM
Një “Imam Babaxhan” që po bën hatanë!
Nga
Denis Dyrnjaja
Loja
publike me fatkeqësinë dhe pamundësinë e të varfërve, është loja më spekulative
në mos më e ndyrë shpirtërore dhe njerëzore.
Një
imam po bën një fushatë që në dukje mbart bamirësinë. Herë pas here bëhen
publike donacione për blerje shtëpish apo akordime pensionesh për familje të
varfëra që janë asgjë në raport me miliona euro donacione që shqiptarët
zemërbardhë dhurojnë për bashkëatdhetarët e pamundur.
Këto
raste bëhen publike që përmes tyre njerëzit që dhurojnë kontribute të vazhdojnë
të kontribuojnë pa ditur se çfarë bëhet me paratë e bamirësisë së tyre.
Dhe
ajo që kërcet dhe tregon realitetin e maskuar është se imami bamirës një ditë
të bukur na u bë edhe pronar i madh, se bleu një spital privat.
Në
rutinën e informacioneve të ditës më ra në sy edhe një lajm ku imami bamirës
ndërsa bën qokën e radhës publike të bamirësisë e fton një grua, që ishte në
kushte varfërie, të shkonte në spitalin privat dhe sqaronte se atje vizitat
janë me pagesë, por ka dhe raste që mund të bëhen falas.
Ajo
që më bëri më shumë përshtypje në këtë histori, është fakti sesi një imam
shndërrohet në pronar spitali, pa patur vetë lekë por përmes donacioneve të
shqiptarëve.
Pra
pyetja që lind natyrshëm është: A do dhuronin paratë e tyre njerëzit që të
bënin pronar dikë?
Praktikisht
ka diçka që nuk shkon. Ose aksionerë të këtij spitali duhet të jenë donatorët
të cilët kanë dhuruar me zemër paratë e tyre për bamirësi, ose spitali që është
blerë me paratë e tyre nga një fondacion bamirës duhet të ofrojë shërbime
falas.
Ndryshe
i bie që ky imami po na del super tregtar dhe menaxher me paratë e të tjerëve,
pra një xhongler tipik si ata që kemi parë shpesh me mashtrime formash
piramidale apo skema fajdesh, thjeshtë ky ka fatin të ketë ombrellë besimin
ndaj të cilit njerëzit shfaqen të përulur.
Pra
ky “Imam Babaxhan” me paratë e të tjerëve, po bën edhe famë edhe pasuri.
Jam
i sigurt që familjet në nevojë që kanë përfituar janë kundër kësaj që them,
madje mund të marr edhe mallkimin e tyre, por jam jam i bindur se në këtë aferë
me sfond bamirësie janë më shumë ata që janë mashtruar.
Koha
do ta tregojë nëse prokuroria do të hetojë!
tpz.al