Kerko: a
Xhemal Ahmeti: Frika si kryepandemi
E shtune, 02.05.2020, 05:18 PM
FRIKA SI KRYEPANDEMI
Nga
Xhemal Ahmeti
Ralph
Waldo Emerson konsideronte frikën ndër pandemitë më të rrezikshme që kërcënojnë
ekzistencën e humanitetit. Sipas tij frika mund njerëzimin më shpejtë se çdo
fuqi tjetër. Mark Aureli shkakun e përhapjes dhe efektin brutal të frikës e
lidhte me vdekjen. Njeriu përherë nën kërcënimin se do vdesë nuk ia del t’ia
nis jetës. Shkurt: njeriu frikacak përherë e gjenë një arsye për ta ushqyer
frikën. Metaforat e saja janë plotë: uria, varfëria, dhuna, vetmia,
korrupsioni, krimi i organizuar, qeni i fqiut, me një fjalë ai për çdo kohë
kërkon një simbol që ia bën të qartë se çdo çast mund të shuhet. Pra modusi i
tij i ekzistencës nuk është jeta por vdekja. [Profetët që e ligjërojnë nateditë
këtë - pra në stilin kujdes se u mori lumi - s'janë iluministë, por vetë paranojakë].
E pikërisht këtë defekt të kolektivit human e përdor si mjet çdo sundues
[politik, ekonomik apo mental] i mundshëm për ta shtrirë e siguruar pushtetin e
tij: me frikën – ndaj tij apo perëndive që instrumentalizon, s’ka rëndësi. Imun
ndaj kësaj pandemie është vetëm i vetëdijshmi me rreshtat lartë, i dituri, ai
që lexon, mendon e reflekton vetë. Ai i cili hedh gjithë profetët e frikës në
hale dhe bëhet Epikuri i vetes, çlirohet, nis të jetojë si t’ia sjell dita e si
është më mirë: dionisçe apo apollonçe, s’ka rëndësi: Kryesorja pa frikë! Siç
mund të vërejmë thelbi i çlirimit nga çdo frikë e mundshme, me këtë edhe nga
çdo diktat ideologjik, është liria për t’ia nisur jetës vetë, me kokën tënde
dhe sipas vullnetit tënd të lirë. Me një fjalë: nis kërko jetën brenda vetes e
jo siç ta dikton apo sugjeron tjetri.
Për
turmën ka nevojë gjithmonë ai që ka frikë nga vetja [e lirë].