Kerko: a
Bardhyl Mahmuti: Këshilltari i Albin Kurtit më i zi se njerëzit e Sllobodan Millosheviqit!
E shtune, 25.04.2020, 02:14 PM
Këshilltari i Albin Kurtit më i zi se njerëzit e Sllobodan Millosheviqit!
Nga
Bardhyl Mahmuti
Deklaratat
skandaloze antishqiptare që në vazhdimësi ka bërë Shkëlzen Gashi, morën përmasa
më të mëdha për shkak të funksionit të tij si këshilltar i kryeministrit të
Kosovës, z. Albin Kurtit.
Shumica
e njerëzve që kanë reaguar, kanë shprehur revoltën kundër deklaratave të tilla
dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre bënë apele publike për shkarkimin nga
ky funksion.
Ajo
që më shtyri të reagoj ka të bëjë me pasojat e një deklarate të tillë.
Një
numër gazetash serbe e shfrytëzuan rastin për të përgjithësuar qëndrimet e
Shkëlzen Gashit si të ishin qëndrime të gjithë shqiptarëve! Sa për ilustrim po
sjell foto nga kryeartikulli i gazetës serbe “Kurir” i titulluar SHQIPTARËT I
PRANUAN KRIMET E UÇK-së! Këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi: Dik Marti ka
drejtë, kemi 1000 CIVILË SERBË TË VRARË!”
Në
“Librin e Bardhë” të Shërbimit Sekret Serb, të botuar dhe të shpërndarë në mars
të vitit 2000, domethënë 9 muaj pas përfundimit të luftës kur ende në pushtet
ishte Sllobodan Millosheviqi, u publikuan listat e civilëve të vrarë, të
rrëmbyer dhe të zhdukur që i atribuoheshin UÇK-së. Në këtë botim zyrtar të
shtetit serb, që përfshin periudhën nga 1 janari 1998 deri më 10 qershor 1999,
pra deri në datën që për Serbinë konsiderohet përfundimi i luftës, numri zyrtar
i serbëve dhe malazezëve që pretendohej se UÇK-ja kishte vrarë është 75,
ndërkaq fiks 100 persona të tjerë të këtyre përkatësive etnike ishte rrëmbyer
apo zhdukur nga UÇK-ja.
Që
të duket sa më tragjik “veprimi i terroristëve shqiptarë”, në listën e
personave të vrarë, të rrëmbyer dhe të zhdukur përmenden njerëz të moshave të
shtyra, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të mbrohen. Në këtë listë përmendet
Miroslav Shmigiq, 80 vjeç, Sultana Shmigiq, 76 vjeç, Aleksandar Shmigiq, 75
vjeç, Jovan Vasiq 74 vjeçar, Vitko Kostiq, 70 vjeç, Stajko Andjelkoviq, 69
vjeç, Darinka Vujoshevi, 69 vjeç, Dragoljub Voshtiq, 69 vjeçar, Zhivorad
Krstiq, 68 vjeç, Radomir Voshtiq, 67 vjeç e kështu me radhë.
Vlen
të theksohet se që nga data 1 janar 1998 e deri më 10 qershor 1999, në Librin
Amëz të të vdekurve në komunën e Deçanit, të Pejës, të Rahovecit, të Skenderajt
dhe të Drenasit, pra në komunat ku intensiteti i luftës ishte më i madh, asnjë
serb nuk ishte regjistruar si i vdekur nga vdekje natyrore!
Imagjinoni
për një çast në çfarë situate jemi! Pushteti që zbatoi gjenocidin kundër
shqiptarëve në Kosovë e akuzonte UÇK-në për vrasjen, rrëmbimin dhe zhdukjen e
175 civilëve serbë dhe malazezë, ndërkaq, 20 vjet më vonë, Shkëlzen Gashi e
rriti numrin e tyre në 1000!!! Për këtë arsye mediat serbe i dhanë publicitet
aq të madh!
Pohimet
e tilla nuk përfaqësojnë shqiptarët, por dalje në sipërfaqe në kontekst të ri
historik të logjikës që ka mbjellë Serbia në Kosovë!
Këtu
nuk kemi të bëjmë me të drejtën për të shprehur lirshëm mendimin! Këtu kemi të
bëjmë me shpifje skandaloze me qëllim të njollosjes së UÇK-së. I takon prokurorisë
që të shqyrtojë mundësinë për të bërë padi për shpifje, në të kundërtën këtë
gjë duhet ta bëjnë shoqatat e dala nga lufta!