Kerko: a
Xhemaledin Salihu: Kosova duhet të ndërtoj dhe udhëheq Politikë të Jashtme shtetërore
E shtune, 25.04.2020, 02:12 PM
Kosova duhet të ndërtoj dhe udhëheq Politikë të Jashtme shtetërore
Nga
Xhemaledin Salihu
Kosova
e pas viteve të 90-ta, me fillimin e pluralizmit politik, nën udhëheqjen e
LDK-se dhe Presidentit Historik ibrahim Rugova ndërtoi dhe udhëhoqi, përballë
botës dhe politikës së jashtme botërore, një politikë të jashtme paqësore
aktive.
Premisat
e kësaj politike ishin që në mënyrë paqësore dhe aktive ta bindin opinionin
botëror, sidomos SHBA-të dhe Bashkësinë Europiane se Kosovës i duhet pavarësi shtetërore dhe
fqinjësi e mirë me Serbinë. Kjo politike pati sukses në opinionin botëror,
sidomos të SHBA-të, te të cilët LDK-a ndërtoi një mirëbesim dhe bindi SHBA-të
dhe BE se Kosova mund të jetë dhe mund të ndërtohet shtet i pavarur, përballë
edhe Shqipërisë edhe Serbisë.
Këtë
politikë të LDK-së, të them të shtetit të Kosovës e barti Qendra Informative e
Kosovës/QiK/, në krye me Malokun, Mustafën, Hamitin e shumë të tjerë, e cila
qysh në një intervistë u shpreh Haziri, brenda një minute e shpërndante nëpër
botë.Pra, kjo politikë ishte edhe paqësore, sepse nuk e cenonte asnje shtet,
asnje popull tjetër. Dhe activenë drejtim të bindjes së opinionit botëror për kauzën pavarsisë së Kosovës.
Pastaj
, me ndihmën e SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë filloi lufta e popullit të Kosovës
nëpërmjet të UÇK-së, e cila edhe në këtë ajo bashkëpunoi dhe krejt luftën e
ndërtoi me SHBA-të dhe BE.
Kjo
luftë çlirimtare e popullit të Kosovës
me UÇK dhe politikën e jashtme
paqësore aktive të LDK-së solli edhe pavarsinë e Kosovës, të cilën e shpalli
Kosova, e verifikoi Gjykata Ndërkombëtare dhe e pranuan më shumë se 100 shtete
të botës.
Pastaj
u themeluan shumë parti politike në Kosovë, të cilat synonin pushtetin e saj.
Kështu me radhë partitë politike shqiptare ndërroheshin në qeverisje dhe secila
undërtonte dhe udhëhiqte një politikë të jashtme të Kosovës. Në këtë ndërtim
dhe udhëheqje gjithmonë nuk pati konsekuencë të ndërtohet një politikë e
jashtme shtetërore të mirëfilltë, por pati oscilime partiake, por suksesshëm
erdhëm deri në vitin 2019, kur më 6 tetor ndodhën zgjedhjet parlamentare në
Kosovë dhe qeverisjen e mori LVV dhe LDK.
Kjo
qeveri nuk zgjati shumë dhe për arsye të brendshme e të jashtme, qeveria Kurti
mori shkarkim nëpërmjet të mocionit në Parlamentin e Kosovës.
LVV
e Albin Kurtit u mundua qe të qeverisë Kosovën në disa rrafshe, Brenda këtyre
50 ditëve dhe po mundohet jo legjitim, me gjysme qeverie të ndërtoj dhe udhëheq
shtetin e Kosovës.
Këtu
nuk do të elabotoj politikat ekonomike, kulturore, arsimore, politikën e luftës
së pandemisë, por do të mundohem të jap opinione lidhur me politikën e jashtme
të qeverisë së mbetur.
Ministër
i Punëve të Jashtme të Kosovës është Z. Gllauk Konjufca, i cili së pari u
zgjodh Kryeparlamentar dhe i papërgatitur mori dikasterin e politikës së
jashtme.
As
Albin Kurti, as LVV, as Gllauk Konjufca nuk ndërtun dhe nuk udhëhoqën, për këtë
periudhë kohore të qeverisjes, një politikë të jashme të shtetërore të Kosovës,
sepse duke e ndërtuar këtë politikë në kokëfortësinë e tyre se kjo politikë
duhet të ndërtohet dhe të udhëhiqet në premisa të një mentaliteti partiak dhe
të një mentalitetit se çfarë thojnë dhe si reagojnë qytetarët e Kosovës dhe
anëtarsia,simpatizantët, militantët e LVV-së në drejtim të kësaj politike nuk
është e drejtë dhe jo shtetërore.
Secila
parti politike në Kosovë harton programin edhe të politikës së jashtme, por në
qeverisje të shtetit nuk mund të ndërtohet me këto premise, por sipas situatave
globale botërore duhet të ndërtohet dhe udhëhiqet një politikë e jashtme
shtetërore, në interes gjithësesi të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Albin
Kurti dhe LVV me kohë kanë bë gabime në politikën e jashtme të shtetit të
Kosovës, sepse Marrveshjen e Ramujesë e Kundershtuan, Planin e Ahtisarit e
kundërshtun, e kundërshtuan Flamurin, Himnin e Kosovës, thuajse Pavarsinë që na
pranuan shtetet botërore, sepse mospranimi i këtyre, për mua është edhe mos
pranim i shtetësisë.
Gllauk
Konjufca, Ministër i Punëve të Jashtme nuk ndërtoi dhe nuk udhëhoqi politikë të
jashtme shtetërore që Kosvën ta çojë para në ndërtimit të politikës së jashtme
të Kosovës, sepse këtë politikë të jashtme e ndërtoi në dy premise:
1.Politika
e jashtme shtetërore nuk ndërtohet dhe nuk udhëhiqet me mentalitet dhe drojë se
çfarë po thonë qytetarët e Kosovës dhe anëtarsia, simpatizantët, militantët e
LVV-së dhe se ata na kanë dhënë votën.
2.Politika
e jashtme shtetërore e Kosovës nuk ndërtohet dhe nuk udhëhiqet me drojën se
athua çfarë ka thënë lideri i LVV-së dhe kryeministri në detyrë apo duke iu
përmbajtur në vija dhe në drejtim të asaj se çfarë mendimi ka lideri përballë
kësaj politike.
Për
mua kjo politikë është hamendësim dhe
politikë e jashtme shtetërore me kundërthënie, çfarë u tregua te Konjufca në
bisedën me gazetarë në TV Dukagjini.
Biseda
e Konjufcës ne TV Dukagjini, por edhe udhëheqja e saj të politikës së jashtme
tregoi se kjo plotikë në LVV nuk është kristalizuar në drejtim të asaj se
Kosovës dhe shtetit të Kosovës i duhet vetëm mbështetja dhe përkrahja e plotë e
SHBA-ve dhe BE, në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Çdo
politike tjetër është e dështuar për Kosovën, është politikë partiake që i
kënaq momentalisht militantët e LVV, por jo politikë e jashtme shtetërore.
Ndonjëherë pikëpamjet e paartikuluara të Konjufcës, për politikën e jashtme të
Kosovës ishin me droje se çfarë do të thoje lideri i tij dhe qyetarët e
Kosovës, gjithmonë duke u thirrur në votat e qytetarëve. Kjo të përkujton
politikë jo shtetërore, por politikë të jashtme partiake, krahinore.
Kosova
ka nevojë të ndërtoj dhe udhëheq politikë të jashme shtetërore, drejt
integrimeve euro-atlantike.