Kerko: a
Alfred Papuçiu: COVID-19 dhe kartmonedhat
E marte, 31.03.2020, 10:22 AM
COVID-19 dhe
kartmonedhat
A
duhet të vihen në karantinë kartmonedhat? Rezerva Federale në SHBA vendos
mënjanë biletat që kthehen nga Azia dhe Europa për disa ditë. Banka qendrore
kineze po i pastron vetë. SNB, Banka Kombëtare e Zvicrës, nuk bën veprim të tillë, por i referohet
rekomandimeve të higjienës së OFSP, Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Ndërsa,
OBSH filloi polemikën duke rekomanduar përdorimin e metodave të pagesës pa
kontakt. Në realitet, askush nuk e di se sa të rrezikshme janë kartëmonedhat
dhe monedhat. Studimet shkencore që vlerësojnë sipërfaqet në të cilat vendoset
virusi nuk kanë testuar kartmonedhat dhe monedhat. Shumica e ekspertëve priren
ta vënë këtë rrezik në perspektivë, duke theksuar se ai gjithashtu ekziston
edhe kur mijëra gishta bëjnë me sukses një kod në një terminal pagese.
Prapëseprapë,
neveria ndaj parave, që dyshohet të jetë
një vektor i baktereve dhe mikrobeve, është bërë e tillë që në Shtetet e
Bashkuara, grupet industriale i kanë kërkuar Rezervës Federale dhe Thesarit të
Shteteve të Bashkuara për t'u thënë amerikanëve që ata marrin pak ose aspak
rrezik për ti prekur ato.
Sidoqoftë,
FED është duke pritur rekomandime nga autoritetet shëndetësore, ndërsa
karantinon për dhjetë ditë biletat jeshile që kthehen nga Azia dhe Europa, si
një masë paraprake, sepse materialet e përdorura për prodhimin e parave «
greenbacks", nga liri dhe pambuku, do t’i mbante mikrobet më gjatë se sipërfaqet
e tjera.
Natyrisht.
jemi të ndërgjegjshem se në Shqipëri, Kosovë e gjetiu nuk mund të realizohet
menjëherë që të kenë të gjithë karta krediti, si në Zvicër e gjetiu. Por
njerëzit të ndërgjegjësohen që të prekin monedhat dhe kartmonedhat me doreza.
Sidomos kujdes duhet patur me të moshuarit.
Por
nëse krijohet një sistem do jete më e mirë në shumë kuptime. Qoftë edhe në
mirëllogaritjen e ekonomisë, qofte edhe në menaxhim apo ruajtjen e shëndetit
nga ndotja. Kërkon pak kohë, por edhe tek ne pagesat me sistem bankar bëhen,
kështu besoj se është e mundshme!
Përgatitur
Alfred Papuçiu