Kerko: a
Ilmi Veliu: Simboli i plisit shqiptar është vendosur edhe te pllaka e varrit
E diele, 29.03.2020, 11:48 AM
SIMBOLI I PLISIT SHQIPTAR ËSHTË VENDOSUR EDHE TE PLLAKA E VARRIT
NGA DR. SC.
ILMI VELIU
Kësula (Kapuçi-Çelesha) shqiptare është e vjetër sa edhe
vetë shqiptarët dhe në lashtësi ka pasur rolin e një simboli të shenjëtë. Atë e
hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazgo-Ilire. Duke krahasuar te gjitha
kësulat që janë perdorur e që vazhdojnë të përdoren në botë, konstatojmë se
vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe është bërë nga leshi i
deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur për
shqiptarët, i kanë quajtur edhe "Kësulëbardhit" (Bjelokapci).
Fatbardha Demi në shkrimin e sajë shumë me vlerë,
potencon se Plisi apo Çelesha e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka
ruajtur dhe përcjellur mitin e origjinës së njeriut dhe historinë e
zhvillimit dhe të besimit pellazgo-ilir.
Ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe
vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË. Kësula e
Dardanisë-Kosovës, që shtrihej në të gjithë Dardaninë dhe kufiri jugorë ishte
Pollogu e Gostivari, e ka formën të
rrumbullakët. Kësula që është përdorur nga teritori në jug të Gostivarit;
Kërçovë, Manastir, Prilep, Strugë, Dibër e ka formën e rrafshët. Formë të
rrafshët ka edhe kësula e Shqipërisë së Mesme dhe e Veriut por ajo eshtë pakë
më e shkurtër se ajo dibrane. Kësula e Shqipërisë së Jugut dhe ?amërisë, është e rrumbullakët, por shumë më e gjatë se
ajo e Kosovës. Kësula shqiptare me të
tria format e saja është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Skulpturat dhe pikturat e lashta,të gjetura
deri me tash, vertetojnë se kësula shqiptare me të gjitha format e saja është
përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten filluan
ta quanin Arbër dhe shtetin e tyre Arbëri. Se shqiptarët në lashtësi përkrahë
shqiponjës dhe gjarpërit (Ilyrios), si simbol të shenjëtë e kan konsideruar
edhe kësulën (plisin-kapuçin) shihet nga ajo se kësulën shqiptare e gjejmë të
gëdhendur edhe te pllakat e varreve shumë të vjetra, me të tri format që sot i
ka klsula shqiptare. Varret shqiptare, me simbolin e kësulës te pllaka e
varrit, janë të viteve 1400-1800 dhe emri i shqiptarit është i shkruar në
gjuhën osmane, por në majë të pllakës së varrit që eshtë tek koka e të
vdekurit, është e prezentuar forma e
kësulës shqiptare.
Kjo tregon dhe vërteton se për shqiptarin, siç ka qenë simbol i shenjtë gjarpëri e shqiponja, edhe kësula ka qenë simbol fetar e kombëtarë dhe ka dashur që shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri.