Kerko: a
Gjon Keka: ShBA-së dhe Austrisë kombi ynë duhet t’i ngre një simbol të falënderimit e mirënjohjes
E diele, 29.03.2020, 11:40 AM
ShBA-së dhe Austrisë kombi ynë duhet t’i ngre një simbol të falënderimit e mirënjohjes
Nga
Gjon Keka
Dy
kombe, respektivisht dy shtete historikisht kanë qenë në anën e të drejtës dhe
të mirës, paqes e stabilitetit të rajonit dhe botës.
ShBA-së
dhe Austrisë kombi ynë duhet t’i ngre një simbol të falënderimit e mirënjohjes
për mbështetjen e tyre në të gjitha proceset dhe ndihmën në sfidat që ka patur
dhe ka ende kombi ynë e mbi të gjitha Kosova. Shpresoj se shqiptarët kudo që
janë e kanë të freskët në brendësinë e tyre kohërat se si këto dy vende dhe të
gjitha vendet demokratike e të civilizuara euro-atlantike na nxorrën nga
humnera dhe na shpëtuan si popull.
Prandaj
edhe sot , kur rendi i ri botëror do të ketë ndryshime,ne si komb dhe si popull
e shtete duhet të qëndrojmë së bashku në udhën e këtyre dy miqëve, t’i dëgjojmë
këshillat e tyre, ta kuptojmë dinamikën e tyre për t’i zgjidhur problemet dhe
aq më tepër duhet t’i besojm atyre se ashtu si na dolën në ndihmë në kohë të
vështira edhe sot do të na mbështetin të ecim në udhën e përbashkët të cilës
ata na prijnë me pishtarin e lirisë dhe demokracisë.
Zoti
e bekoftë kombin amerikan
Zoti
e bekoftë kombin austriak
Zoti
e bekoftë kombin tonë.