Kerko: a
Neki Lulaj: Ndarje së gjalli
E diele, 29.03.2020, 11:00 AM
Neki Lulaj
Ndarje së gjalli
Jetojmë
të ndarë si me mur në të njëjtin qytet
Pa
u takuar me duar dhe me sy pa u parë.
Ti
rinohesh si lulet e gjethet në degë
Unë
plakem çdo orë çdo ditë e çdo javë
Ç’qënka
kjo çudi e jetës që po jetojmë
Në
karantinë, mes katër mureve të bardhë
O
dashuri e gjyshit vetëm me fjalë bisedojmë
Ky
koronavirus na ndau, dhe pse jemi gjallë.
U
mbyllën shkollat u mbyllën çerdhet anembanë
Por..si
çdo herë ti mëso e detyra bëji me kujdes
Se
dua sërish ne shkollë te jesh i parë
Se
dua që nesër përherë i pari të jesh.
E
di se të ka marrë malli për mua
Edhe
mua malli më përvëlon si zjarri i lisit
Besoi
se do vijë dita e madhe dhe e bekuar
Ti
të vish te unë e të takohemi mes përqafimit
Besoi
se do t’i kujtojmë edhe këto ditë
Që
padrejtësisht jetuam të ndarë…
Unë
merrem me punët e mia, me poezitë
Duke
shkruar e me lutje për botën mbarë.
Që
të kalojë kjo pandemi
E
jeta të marrë një vrull të ri.
Speyer 28 mars 2020