Kerko: a
Saimir Lolja: Piri, Epiri, Gjergj Kastrioti Prijësi i Albanias dhe Epirit
E diele, 29.03.2020, 02:59 PM
PIRI, EPIRI, GJERGJ KASTRIOTI PRIJËSI I ALBANIAS DHE EPIRIT
Nga
Saimir Lolja
Piri ishte një
qytezë malore që nga lashtësia e tej largët e deri kur hordhitë osmane të Errësirës
u derdhën mbi trojet arbërore. Vendndodhja e tij është afër fshatit Zhulat të
Gjinokastrës.Gazetari Marin Mema i shfaqi rrënojat e asaj qyteze të munguar në
histori në pjesën “Gjurmë Shqiptare – Zbulimi i madh që ndryshon historinë e
shqiptareve, 2” dhënë nëTop Channel Tvmë 22 Shkurt 2020.
Tani qyteza E
Pirit është e mbuluar nga ferrat, drunjtë dhe bimësia. Muret me gurë tësaj kanë
vulat e kohëve të ndërtimit të tyre. Aty ka mure me gurë të stërmëdhenj që
mbarteshin nga nëfillimët gjigandë dhe ndërtuar sipas mënyrës dalluese të kohëve
tej të lashta. Aty gjendenedhe mure shtëpiash me gurë të vegjël që i përkasin
kohëve të vona. Shkatërrimi i qytezës së Pirit filloi prej hordhive bizantine në
shekullin XI dhe u përfundua nga hordhitë osmane në shekullin XV. Barbarët
osmanë, që vinin prej Errësirës dhe sillnin Errësirë, i zhvendosën banorët e
mbetur nëfshatin Zhulat aty pranë. Një garnizon ushtarak osman i vendosur qëllimisht
në fshatin Zhulat u kujdes që Qyteza E Pirit të harrohej dhe banorët të mos ktheheshinmë
atje.
Qyteza e lashtëarbërore
E Pirit bashkë me shtrirjet e sajanjiheshinnë Gadishullin Ilirik si hapësirat E
PIRIT. Historitë e prijësit Pirro (318-272 p.e.s.) që mbretëronte në tokat E
Pirit dhe që kreu fushata ushtarake në jug të Gadishullit Apenin dhe Siçili
janë përcjellur deri në kohët e tanishme. Më vonë, Senati dhe perandoria romake
krijuan provincën e quajtur E-PIR-US. Prapashtesa -US e fjalës tregon se emërtimi
EPIR-US ishte në latinisht e i dhënë prej perandorisë romake në Perëndim. Hapësira
E Pirittë Vjetër (Epirus Vetus) i përket periudhës së viteve 67 –285 e.s. dhe
përafërsisht mbulonte tokatnga Gjini i Artës deri në Vlonë. Me riorganizimin e
ri perandorak romak në vitet e mëpasshmembi hapësirën E Pirit të Vjetër u shtua
hapësira E Pirit tëRi (Epirus Nova) qështrihej deri në Lezhë.Midis shekujve
IV-VII e.s., hapësirat E Pirit qenë pjesë e Prefekturës Pretoriane të Ilirisë (Praefectura
Praetorio per Illyricum). Në vitet 318-379 e.s., Prefektura Pretoriane e
Ilirisëpërfshinte tokat që nga Austria e sotme e deri në Kretë, Detin Egje, ndërsa
në lindje kufizohej nga Lumi i Shtruar (Danubi) dhe Thraka. (Figura 1)
Në 1000 vitet në
vazhdim tokat E Pirit arbëror përballuan ngjarje e dallgë të ndryshme dhe tokat
arbërore filluan të njihen edhe si Albania.Prandaj në mesin e shekullit XV e më
pas Gjergj Kastrioti Skënderbeu njihej edhe si Prijës i Epirit edhe si Prijës i
Albanias edhe si Prijës i Albanias dhe Epirit. Botimet e shumta i thurin lavde
atij si pasardhës i Pirros së Epirit dhe e
krahasojnë me të tjerë prijës europianë të shquar. Një shembull, libri i At
Dhimitër Frangut për Gjergj Kastriot Skënderbeun i botuar fillimisht në
latinisht në Venecia në 2 Prill 1480 u pasua nga 18 ribotime të tjera aty vetëm
deri në vitin 1679. (Figurat 2-4).
Njohuria e trashëguar
në Europë për mbretërinë arbërore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut shihet edhe
në hartëne mëposhtme mbretërore franceze të vitit 1705 që paraqet pjesën jugore
të Gadishullit Ilirik me rajonet e rëna nën pushtimin e perandorisë osmane. (Figura 5) Këtu janë përvijuar qartë rajonet e
Albanias sëEpërme (Haute Albanie, fr.) dhe E
Pirit ose Albanias së Poshtme (Epire ou Basse Albanie,
fr.). Kjo hartë e bënme dije qartë se ç’domethënë Epir dhe Albania. (Figura 6)
Kjo hartëme autor
Nicolas de Fer dhe paraqitur në pallatin mbretëror francez në Paris në vitin
1705 titullohet: Grece Moderne ou
Partie Meridionale de la Turquie en Europe. Divisee en Beglerbeglics ou Grands
Gouvernements – Greqia e kohës ose pjesa jugore e Turqisë në Europë. E
ndarë në Bejlerbejet ose Qeverimet e Mëdha.Dhe, sepse përrallat detare të
mitologjisë (shkencës së gënjeshtrës) “greke” ishin në vepratromancierëve apo piktorëveeuropianë,
“Greqia” në këtë hartëështë vendosur në ishujt e Detit Egje. (Një shtet me
emrin “Greqi” me 1/6 e sipërfaqes që është sot do të krijohej prej fuqive
perandorake europiane për herë të parë në vitin 1830.)
Që nga shekulli XIII,
zotërimet e Republikës së Venedikut shtriheshin përgjatë bregut lindor të detit
Adriatik, Detit Jonë, si dhe në tërë Detin Egje duke përfshirë Morenë, Kretën
dhe Qipron. Domethënë se venedikasit, që ishin të lidhur ngushtë me Europën
qendrore e perëndimore, i njihnin mirë popullatat e Gadishullit Ilirik. Kjo gjëlexohet
e dokumentuar, bie fjala, në librin “Arbërit e Jonit - Vlora, Delvina e Janina
në shekujt XV-XVII”me autor Pëllumb Xhufi ku 1440 faqet e tij janë të mbushura
me të dhëna arshivore venedikase, ose në librin “Arvanitët - Historia e
shqiptarëve të hershëm në Greqi në shekujt XIII-XIX” me autor Irakli Koçollari.
Nëshekullin XV, për
shembull, Morea që ndodhet më elarguara nga Albania e Poshtme (Tokat E Pirit) kishte
të paktën 88% të fshatrave qëdokumentoheshin drejtpërdrejtisi fshatra arnaut-arbërorë-arbanas-arvanitas.Çdoherë,
udhëtarët e ndryshëm europianë të shekullit XVII në ditarët e tyre të botuar e
kanë përshkruar Athinën me rrethina si fshatra shqiptar. Në ato kohëra trashëgimia
për Gjergj Kastriot Skënderbeun rrezatonte fort. Prandaj edhe muzikanti i
madhërishëm Antonio Vivaldi hartoi dhe vuri në skenë më 22 Qershor 1718 në
Teatrin Pergola të Firences operënScanderbeg.
(Figura 7)
Arbërit–Arbanitët–Arvanitët-Shqiptarëtkanë
qenë aty në tërë të shkuarën, veç arbërve të ardhur aty herë pas here si për
shembull në fund të shekullit XX. Ata janë aty edhe sot. Ata dallohen
drejtpërsëdrejti në të paktën 700 fshatra të kudondodhur në Greqinë e sotme.
Ata flasin Shqip, këndojnë dhe hedhin valle Shqip. Ata janë kudo në Gadishullin
Ilirik, e përtej.
Figura 1. Prefektura
Pretoriane e Ilirisë në vitet 318-379 e.s.
Figura 2. Ti
rrjedh nga Pirro i Epirit dhe je më madhështor se Akili i Shpejtë dhe Pirro i
Madh. Ushtrinë e pajise me forcën e betejës së Farsalës (të Jul Çezarit kundër
Pompeit, viti 48 p.e.s.) dhe atdheut tënd ia dhatë
lirinë. Autor: Theodor de Bry (1528-1598). Viti 1596.
Figura 3. Gjergj
Kastrioti Skënderbeu, Prijës i Epirit dhe Albanias e përreth, viti 1444.
Autor: Dominicus
Custos, botuar më 2 Janar 1600.
Figura 4. Historia
dhe veprat e lavdishme dhe ndërmarrjet fitimtare të bëra kundër turqve nga
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prijës i Epirit. - Ribotimi më 1646 i librit nga
Dhimitër Frangu.
Figura 5. Harta me
autor Nicolas de Fer, Pallati Mbretëror, Paris, 1705.
Figura 6. Harta me
autor Nicolas de Fer, e zmadhuar. Pallati Mbretëror, Paris, 1705
Figura 7. Lajmërimi për operën Scanderbeg të Antonio Vivaldit në Firence më 22 Qershor 1718.