Kerko: a
Neki Lulaj: Unë sovrani yt, Atdheu im
E merkure, 25.03.2020, 10:42 AM
Neki Lulaj
Unë sovrani yt, Atdheu im
Unë
sovrani yt, Atdhe, kam kaq ëndrra e dëshira të pamata
T’i
njoh vitet e shekujt që kullojnë gjak
prej plagëve
Ta
njoh token e -palavruar me eshtra në brigjet e lashta
Njoh
kullën e Nishit ndërtuar me kafkat e
dardanëve.
T’i
njoh vuajtjet, brengat, ëndrrat që s’të mbaruan
kurrë
T’i
njoh dëshirat dhe burrat që
për ty sakrifikuan
T’i
njoh edhe pushtetarët që sot për ty dalin në tribuna
T’i
njoh edhe lakmitarët për pushtet që luftën
harruan.
Ti
njoh edhe ata që premtojnë e mashtrojnë
E
premtimet dhena kurrë nuk i mbajnë
Ua
njoh nënave gjamat për bijtë që iu mungojnë
Edhe
pas njëzet viteve dëgjoj klithje, gjamë
e vaj.
E
këtu bëhet luftë për pushtet, për karrike e poste
E
sovrani qan vajton e piskon si një një xhungël e egër.
Eh,
Atdheu tim e kanë kapur dërdëllisit prej
dore
E
morën mediokrët, despotët që duken si bajlozë pa emër
Antikombëtar!
-Për ZSh-në, nga
Gjermania, 24 Mars 2020-