Kerko: a
Florim Zeqa: Kosova mes propagandës dhe realitetit!
E shtune, 14.03.2020, 10:51 AM
Kosova mes propagandës dhe realitetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
publikimit të shkrimit paraprak "Si të mbrohet Republika e Kosovës",
i menjëhershëm ishte reagimi i një lexuesi anonim, po citoj; "Kosova prej
Coronavirusit do të shpëtoj, por prej politikanëve asnjëherë"!
Edhe
pse çdo ditë luteshim që "Corona" të mos zbresë në Kosovë, megjithatë
virusi famëkeq "Covid-19" nuk e kurseu edhe vendin më të varfër në
Evropë. Tani e tutje, vendi ynë Kosova do të ballafaqohet me dy pobleme sa
akute, po aq shqetësuese; me "Coronavirusin" dhe klasën e korruptuar
politike.
Shoqëria
kosovare, si njëra ndër shoqëritë më të politizuara në mbarë globin, përveq
problemeve që ua shkaktoi politika, tani e tutje do të përballen edhe me
problemin global të "Coronavirusit".
Kosova
e ndarë në dysh rreth takses dhe reciprocitetit, pas përhapjes së virusit
vdekjeprurës, do të jetë e këcënuar dhe rrezikuar seriozisht edhe nga planet
ndarëse.
Krahas
shpejtësisë së përhapjes së "Coronavirusit", qytetarët e vendit tonë,
çdo ditë e më shumë po bombardohen me "Fake News" apo lajme të
pavërteta, saqë e kanë të vështirë ta dallojnë propagandën dhe realitetin.
Pa
dyshim, se njëri nga lajmet më shqetësuese, është ai i largimit të trupave
amerikane nga Kosova!
Kërkesa
e SHBA-ve për largimin e menjëhershëm të taksës ndaj produkteve serbe, po
tingëllon keq në veshin e qytetarëve të Kosovës, "sikur Amerika ka ardhur në
Kosovë për ta mbrojtur Serbinë e jo qytetarët e Kosovës"!
Me
ose pa vetëdije, disa qytetarë, por edhe politikanë me namë po besojnë se
Amerika do ta tërheq ushtrinë e saj nga Kosova shkaku i tarifës!
Është
tepër e dhimbshme sesi disa politikanë me përvojë të gjatë politikë, nga frika
apo nga dëshira po lansojnë lajme krejtësisht të pavërteta për mundësinë e
tërheqjes së Amerikës nga Kosova!
Me
ose pa vetëdije, disa politikanë po harrojnë se investimi i gjatë amerikan në
Kosovë i tejkalon përmasat e shtetit tonë. Amerikanët nuk kanë ardhur në Kosovë
as për çështje humanitare dhe as për çështje tarifore, por kanë ardhur për
interesat e tyre afatëgjatë në Ballkan, për të ndërprerë njëherë e mirë
ndikimin e Rusisë dhe aleatëve të saj në këtë pjesë të Evropës.
Kosova
shumë shpejtë do të shpëtojë nga "Coronavirusi", por do t'i duhet
kohë që ta largojë "koronavirusët" e politikës që i kanë mbytur për
së gjalli qytetarët, duke ua shuar çdo shpresë për jetë në këtë vend, saqë më,
nga izolimi i gjatë nuk i kanë frikën Karantinës dhe as
"Coronavirusit" vdekje prurës.
Edhe
pse tanimë "Coronavirusi" është bërë Pandemi globale, do të largohet
ngadalë më masa efikase parandaluese dhe shëruese, por virusi kancerogjen i
politikës kosovare do të marrë më shumë kohë për t'u larguar për shkak të
shtrirjes së gjërë e të thellë në çdo pore të jetës në Kosovë.
Prapa
propagandës false të kinse tërheqjes së trupave ameriakne nga Kosova, fshihet
plani puçist i opozitës për rrëzimin e 'Qeverisë Kurti', e cila është rasti i
fundit i vetëdijesimit dhe kthimit të shpresave të humbura për një të nesërme
të mirë në Kosovë.
Krahas
thyerjeve të mëdha shpirtërore, virusëve vizivë dhe të padukshëm, qytetarët e
Kosovës i mbanë shpresa e kësaj pranvere për kthim të jetës normale, pa frikë
dhe ankth, me plotë optimizëm dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Zoti
e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!